Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dije Meniqi Fazliu:PAVARËSIA NË SYTË E MI !

Shko poshtë

Dije Meniqi Fazliu:PAVARËSIA NË SYTË E MI ! Empty Dije Meniqi Fazliu:PAVARËSIA NË SYTË E MI !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 7:02 pm

Dije Meniqi Fazliu:PAVARËSIA NË SYTË E MI ! 203360_100001669445476_78701837_n

Dije Meniqi Fazliu:PAVARËSIA NË SYTË E MI !


Si ujëvare dritash nën rreze dielli
është PAVARËSIA...
Na jep shpirt e mall stinësh që çelin
me lule plotë ngjyra
dhe yje në kaltëritë qiellore

është kushtrim në kujtesën e shqiptarit
dhe zafire në kacule të ballit...
-----
Qielli i Kosovës shkëlqen në sytë e mi
PAVARËSIA prore gjerdan në rreze dielli
gjerdan kurore për këtë tokë
ku rriten edhe lule të kuqe si gjaku bozhuri
këtu ku shkruhet fjalë burri...
kushtrimi i dëshmorit amanet
dhe për Kosovë dhanë jetë !
Lirikë dashurie mbet vargu im
dhe njëmijë këngë që kënduam
për PAVARËSINË e praruar...
në altarin e shpresës sonë shkruar !
Dhe në qepallat e nuses Kosovë
shkëlqen një përmallim i mbuluar
në sheshin e unazës shkruar me yje
buzagasi i saj vjen e lulëzuar
si stinë e bukur pranvere
që sjellë jetë dhe ardhmëri
për djepin e shqiptarisë ku nusja lind
djalin e saj që gëzojnë dhe trarët
Shtet i thonë kësaj
në vargjet e mia
të shpërthyera si vullkan në gji
e ndjenja prore sërish me mall lind
një baladë e bukur në buzët e saj
Kosova Shtet i mugulluar...
-------------
edhe sytë e vashës si përrocka me ngjyra
e kaltërsi
gurgurojnë për vizione e bukë grunjërash
dhe në buzët zjarr...
ndjenja e malli i kallë hare
Shqipërinë e bashkuar 100 vjet e presim ne !
-------------

Dije Meniqi Fazliu:PAVARËSIA NË SYTË E MI ! 561988_414549108610734_1624127774_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi