Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reagon AKK, kallëzimi penal ndaj Pacollit nuk është trillim

Shko poshtë

Reagon AKK, kallëzimi penal ndaj Pacollit nuk është trillim Empty Reagon AKK, kallëzimi penal ndaj Pacollit nuk është trillim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 31, 2012 7:05 pm

Reagon AKK, kallëzimi penal ndaj Pacollit nuk është trillim


Reagon AKK, kallëzimi penal ndaj Pacollit nuk është trillim Largea_preteni-jpg1351695059
Agjencia kundër Korrupsionit i hedhë poshtë pretendimet publike të bëra në një emision televiziv nga ana e zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës Behxhet Pacolli se kallëzimi penal i bërë ndaj tij në Prokurorin e EULEX-it është “trillim”, dhe i ndikuar.
Agjencia e garanton opinionin publik se që nga themelimi, puna e saj në as një rast dhe në as një rrethanë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë e bazuar në trillime ose në shërbim të ndonjë grupi të caktuar të interesit.
Agjencia kundër Korrupsionit, gjithë punën e saj e mbështet, skajshmërisht duke vepruar mbi bazën e kuadrit ligjor të cilin është e obliguar ta zbatojë me përpikëri. Prandaj pretendimet se ka qenë e ndikuar janë absolutisht të paqëndrueshme.
Agjencia është organ krejtësisht i pavarur dhe i specializuar në hetimin dhe parandalimin e veprimeve korruptive në Republikën e Kosovës. Misioni i saj në këtë drejtim është i pa kompromis. Për këtë mision Kuvendi i Republikës së Kosovës për çdo vit, ndanë një buxhet prej gjysmë milioni eurosh në mënyrë që në shtet rendi dhe ligji të funksionojë fuqishëm.
Andaj, pretendimet për prishjen e imazhit të saj nga një pozitë kaq e lartë politike e institucionale, Agjencia i konsideron si presion me qëllim të pengimit të realizimit të misionit të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi