Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pasi e rrahu ish-nxënësi, profesori jep dorëheqje

Shko poshtë

Pasi e rrahu ish-nxënësi, profesori jep dorëheqje Empty Pasi e rrahu ish-nxënësi, profesori jep dorëheqje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 13, 2011 8:18 pm


Pasi e rrahu ish-nxënësi, profesori jep dorëheqje

Pasi e rrahu ish-nxënësi, profesori jep dorëheqje Gjimnazi-13_thmb1

Katër ditë pasi që është rrahur nga një ish- nxënës, profesori i Gjimnazit “Bedri Pejani”, Xhemail Sheremeti e ka lënë ditarin. Ky profesor i lëndës së Matematikës, i vlerësuar nga kolegët e tij si mësimdhënës i mirë dhe me kritere të njëjta për të gjithë nxënësit, e ka bërë publike largimin nga procesi mësimor, duke firmosur edhe një deklaratë, të cilën ia ka dorëzuar drejtorisë së shkollës.

Më 9 shtator një ish- nxënës i pandërgjegjshëm e ka sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë profesorin Sheremeti, derisa ky i fundit ishte rrugës për të shkuar në shkollë.

I prekur thellë për incidentin që i ka ndodhur, ndonëse jashtë shkollës dhe jashtë oborrit të saj, profesor Xhemail Sheremeti i ka dërguar një shkresë drejtorit të shkollës, ku jep arsyetimet që e kanë detyruar të japë dorëheqje.

“Kam vendosur të japë dorëheqje, pasi nuk dua të punoj një kohë që të shoh se si po rrjedhin gjërat”, ka thënë profesori në shkresën e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi