Turqi-Gjermani: Sfida të reja në horizont
Faqja 1 e 1

Zgjerimi i lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimi në rritje në fushën e politikës së jashtme, ka bërë që Turqia dhe Gjermania të jenë partnerë vendimtarë. Por kjo periudhë e re paraqet edhe sfida të reja për Berlinin.
Vizita e kryeministrit turk Rexhep Tayip Erdogan këtë javë në Berlin (30-31.10) do të nxjerrë në pah një periudhë të re veçanërisht të ngushtë, por ndonjëherë edhe marrëdhënie jo të lehta mes Turqisë dhe Gjermanisë. Erdogan ka planifikuar të hapë një kompleks të ri të ambasadës turke në Berlin, i cili do të jetë më i madhi në botë që përfaqëson Ankaranë dhe që simbolizon aktivizimin në rritje të Turqisë në politikën ndërkombëtare, si dhe interesin në rritje për forcimin e lidhjeve dhe influencës me diasporën turke.
Marrëdhënie të ngushta
Turqia dhe Gjermania i gëzohen marrëdhënieve të ngushta dhe të gjera, që shtrihen në shumë fusha përgjatë shekujve. Dy aleatët e NATO-s kanë zhvilluar një partneritet të veçantë, të pasuruar me 2.5 milionë njerëz me origjinë turke që jetojnë në Gjermani, pasardhës të atyre që erdhën me programin "punëtorët mysafirë", të vitit 1960. Teksa çështjet dhe problemet e lidhura me diasporën turke kanë dominuar për një kohë të gjatë lidhjet bilaterale mes Turqisë dhe Gjermanisë, së fundmi ekonomia dhe tregtia si dhe bashkëpunimi i ngushtë në politikën ndërkombëtare, janë bërë faktorë vendimtarë në axhendën dypalëshe.
Ekonomia në plan të parë
Sot, Gjermania është partneri më i madh tregtar i Turqisë. Tregtia dypalëshe arriti një rekord të ri me 31.4 miliardë euro në vitin 2011, pavarësisht krizës ekonomike dhe financiare në Evropë. Gjermania është gjithashtu lideri i investimeve të huaja në Turqi. Numri i kompanive gjermane dhe kompanive turke me gjerman kapital ka tejkaluar 4800-ën. Gjermania është gjithashtu burimi më i madh i të ardhurave nga turistët në Turqi, me afro 4.8 milionë gjermanë që vizitojnë çdo vit vendin.
Dekada e gjatë turke e bumit ekonomik, i cili e bëri atë ekonominë e 15-të më të madhe në botë, e ka transformuar natyrën e marrëdhënieve ekonomike me Gjermaninë. Si rezultat i zhvillimit dinamik të Turqisë, këtë vit Gjermania përfundoi programin 50-vjeçar të ndihmës për zhvillimin në vend. Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim njoftoi në muajin shtator se Turqia ishte tashmë "një partner i barabartë ekonomik."
Politika e re e jashtme e Turqisë - Dallime të pazgjidhura
Për shumë analistë, suksesi i Turqisë në rritjen domethënëse të tregtisë me shtetet dhe rajonet fqinje përgjatë dekadës së fundit është fuqimisht e lidhur me politikën e re të jashtme aktive. Politika "zero probleme" e Turqisë me fqinjët dhe qëllimi i Ankarasë për të krijuar zona të përbashkëta ekonomike në rajon është admiruar gjerësisht nga zyrtarët gjermanë.
Pavarësisht rëndësisë në rritje të Turqisë për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, liderët evropianë nuk janë ende të bindur për anëtarësimin e plotë të Turqisë në bllok. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe partia e saj, Bashkimi Demokrat Kristian (CDU), ka qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të anëtarësimit të plotë të Turqisë duke i ofruar Turqisë nga ana tjetër një "partneritet të privilegjuar."
Për shkak të problemit për dekada me radhë me Qipron dhe ngurrimi i vendeve të tjera të BE-së përveç Gjermanisë, procesi i anëtarësimit të Turqisë në BE ka mbetur në vend numëro. Mungesa e progresit ka dëmtuar ndjeshëm procesin e demokratizimit në Turqi.
Çështja kurde dhe presioni ndaj medias
Në raportin e tij më të fundit për të drejtat e njeriut, Ministria e Jashtme gjermane vëren disa mangësi serioze në Turqi në fushën e të drejtave dhe lirive demokratike. Së fundmi, qeveria turke ka aplikuar një presion në rritje ndaj medias, për të cilën kritikët thonë se është politikisht e motivuar për të bërë opozitën që të heshtë, dhe afro 100 gazetarë mbeten të burgosur për vepra të ndryshme penale.
Një situatë alarmante vazhdon në çështjen kurde. Në luftën e saj kundër Partisë së Punëtorëve Kurdë (PKK), Turqia ka ndaluar më shumë se 2 mijë të dyshuar nën akuzën se ata janë anëtarë të Shoqatës së Komuniteteve Kurdistane (KCK), një "lidhje paralele" me PKK-në. Vitin e shkuar, Erdogan akuzoi fondacionet politike gjermane për mbështetje ndaj PKK-së, duke shkaktuar një konflikt diplomatik mes Ankarasë dhe Berlinit. Të gjitha këto pretendime u hodhën poshtë kategorikisht nga zyrtarët gjermanë. Në të njëjtën kohë, këto fondacione po përballen me vështirësi në mbajtjen e aktiviteteve të tyrë në Turqi, të cilat janë fokusuar në çështjet e demokratizimit, të drejtave të njeriut dhe dialogut fetar. DW

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LDD Gjermani: Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror
» Nga Lidhja e SHkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve SHqiptar-ne Gjermani LSHAKSH-ne Gjermani:Për shumë mot Pashkët Neue Nachricht
» LDD Gjermani: NGA MBLEDHJA E KRYESISË SË DEGËS SË LDD-së NË GJERMANI
» Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historisё
» 108 gazetarë të arrestuar në Turqi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi