Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historisё

Shko poshtë

Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historisё Empty Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historisё

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 03, 2009 10:09 am

SFIDA E KRIJUESIT NDAJ HISTORISЁ
Ali Aliu
Si nxёnёs nё tetёvjeçaren e Manastirit pas Luftёs sё Dytё Botёrore, sё bashku me njё grup nxёnёsish nga Prespa, ishim banorё tё konviktit, ndërtesa ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit nё Manastir, pa e ditur kёtё aso kohe. Si pёshpёrimё e thёnё rastёsisht, me drojё dhe pa burime tё sakta, na binte tё dёgjonim pёr libra shqipe qё botonte njёfarё Qiriazi, pёr njё si shtypshkronjё nё njё shtёpi tё vjetёr, pёr njё Migjen shkrimtar shqiptar, mandej pёr njё shqiptar tё madh, i cili nё fillim tё shekullit paskёsh qenё drejtor i gjimnazit, ndёrtesa ku ishin vendosur edhe paralelet e shkollёs fillore shqipe (Bajo Topulli). Ndёrkaq, pёr masakrёn ku u likuiduan qindra krerё shqiptarё, do tё dёgjonim shumё mё vonё, si pёr diç jo tё saktё, tё mjegullt, qё ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur. Vetёm pas leximit tё “Komisioni i festёs”, prozёs sё Kadaresё, u bё e qartё pёrmasa e masakrёs. Dhe, nuk e di pse, leximi i veprёs nxiti gjallёrimin e viteve tё mia nё Manastir, ku njё nga argёtimet mё tё shёnuara ishte vajtja nё stadiumin e qytetit tё delave pasdreke. Si nxёnёs rrёmbeheshim nga tifozllёku i qytetit pёr skuadrёn e vet. Hipodromi, ku para afro dy shekujsh ishte kryer masakra, mё lidhej me stadiumin e rrethuar me mure tё larta, mbi tё cilёt rrethimi forcohej edhe nga telat gjemborё, pёr tё mos e kaluar atё kur nuk mund tё blinim bileta. Masakrёn e imagjinoja brenda mureve tё padepёrtueshme, por mё e tmerrshmja mё dukej pamundёsia pёr dalje. Aty brenda, nga njëra anë e stadiumit në tjetrën, më bëhej sikur vraponin si tё tёrbuar kuajt e krerёve shqiptarё, duke u mbrojtur nё fillim dhe duke u pёrqendruar pastaj nё tё vetmin qёllim, ta shpaguanin veten sa mё shtrenjtё.
Nga Ali ALIU
Nё kuadёr tё projektit madhor tё Kadaresё, qё shtrihet nё gjithё kohёn dhe hapёsirёn etnike, do tё pёrfshihet edhe njё nga ngjarjet mё dramatike nё historinё shqiptare, tragjedia e Manastirit. Proza “Komisioni i festёs”, botuar nё vitin 1977, ёshtё dёshmi e vёmendjes krijuese tё Kadaresё ndaj sё kaluarёs shqiptare nёpёr shekuj, ёshtё makthi i pёrhershёm i krijuesit pёr fatin e etnisё, qё jo njёherё ёshtё gjendur nё zgrip: tё jetё apo tё zhduket. Ёshtё shqetёsimi i krijuesit i cili, nё instancёn e fundit, dёshiron qё, edhe sikur tё ndodhё fshirja nga gjeografia e botёs, tё mbesё dёshmia pёr eksistencёn e saj.
Brenda kёtij vizioni dhe misioni madhor ka lindur proza “Komisioni i festёs”, me tё cilёn Kadareja “pushton” edhe qytetin mё lindor tё etnisё, njё nga qendrat shqiptare gjatё dy shekujve tё kaluar. Mbase i nxitur edhe nga pyetjet pёrherё shqetёsuese deri nё ankth, qё ia shtron vetёvetes gjatё realizimit tё kёtij projekti: ç’do tё ishte etnia e tij sikur tё mos ndodhte masakra e Manastirit kёtu e afro dy shekuj mё parё, sikur tё mos ishin prerё pesёqind koka tё krerёve shqiptarё? Sa ёshtё kthyer pas fuqia dhe mendja e kombit nga kjo plojё? Pёr sa kohё ёshtё ndёrprerё ecja drejt qytetёrimit? Sikur mos tё kishte ndodhur njё shekull mё parё ndarja mё dysh e etnisё, pёrkatёsisht lёnia e gjysmёs nёn pushtetin sllav, çfarё do tё ishte etnia e tij?
* * *
Qё ta shuajё ciklin e pandёrprerё tё kryengritjeve shqiptare, tё pashallarёve dhe princёrve qё ia kthenin pushkёn Portёs, Sulltan Mahmudi II, dora vetё, do tё pёrgatisё e do tё bёjё njёrёn nga masakrat mё brutale, kositjen e pesёqind krerёve shqiptarё tё kohёs. Kjo ngjarje, njёra nga mё tragjiket nё historinё e popullit shqiptar, e ka nxitur mendjeshkrepjen gjeniale tё Ismail Kadaresё, shkrimtarit mё tё madh nё historinё shqiptare, dhe ndёr mё tё mёdhenjtё nё letёrsinё botёrore.
Pёr ta rrёfyer kёtё tragjedi pёrmasash tё pёrbindshme, ai pёrcaktohet ta shmangё pёrshkrimin e drejtpёrdrejtё tё ngjarjes dhe zgjedh qё tё flasё pёr pasojat, shikuar nga kёndvёshtrimi i atyre që e kryen krimin. Kёshtu, efekti te lexuesi ёshtё edhe mё mbresёlёnёs, shumёfish mё i fuqishёm, meqё jep pamje nga sytё shpërfillës tё vrasёsve, duke transmetuar njёkohёsisht nё këtë mënyrë edhe egёrsinё, edhe pandjeshmёrinё e tyre, çka lexuesit ia bёn dhimbjen shumё mё therrёse.
Ja si duket njё fragment i tillё, rrёfyer si pjesё e raportit tё kёsaj masakre dёrguar Sulltanit:
“Ata vёrsuleshin me kuaj nё çdo drejtim, por kudo i prisnin plumbat. Vёrtiteshin si nё xhehnem, njerёz tё pёrgjakur mbi kuaj, ose kuaj tё pёrgjakur qё hidhnin kalorёsit, tё tjerёt qё rendnin tё llahtarisur, ndёrsa tё zotёt e tyre, me kёmbё tё varur nё yzengjin, vazhdonin ende tё shtinin... Ata qё mundёn tё çanin mё tej, deri te porta e daljes sё hipodromit, u pritёn nga njё batare e fundit. Disa, si e panё qё nuk çanin dot, u kthyen prapsht si erё, pёr tё vdekur bashkё me tё tjerёt... Ploja vazhdoi rreth njё orё. Ata vёrtiteshin si bisha tё zёna nё kurth, zgjatnin duart pёrpara, sikur donin tё kapnin me to plumbat, dhe pёrpiqeshin ta jepnin sa mё shpejt jetёn e tyre rebele. Njoftojmё me hidhёrim tё thellё se plumbat e tyre tё mallkuar na vranё njёqind e tridhjetё e nёntё oficerё dhe ushtarё... Erdhi njё çast dhe u shtrinё tё gjithё varg e vistёr, dhe mbeti vetёm njёri qё vazhdonte tё sillej kaluar si ndonjё shpirt i keq. Gjashtё herё e rrёzuan plumbat, dhe gjashtё herё mundi tё ngrihej dhe tё riniste vёrtitjen e tij ogurzesё. “
Nё kёtё raport, qё pёrgjegjёsit pёr kryerjen e masakrёs ia dёrgojnё Sulltanit, ёshtё interesant tё vёrehet kontrasti mes shikimit gjakftohtё tё kryersve tё masakrёs dhe tmerrit fjalёpakё e ndjenjash tё ngjeshura tё viktimave, qё del nga fragmenti i pёrpiluar sipas kёrkesёs pёr t’i regjistruar fjalёt e fundit tё “rebelёve shqiptarё”. Dhe ja si duket ky pёrshkrim, ja cilat janё klithjet e tyre tё fundit:
“Ah. Oh. Ndal. Kush qёllon? Kush po qёllon kёshtu? Tradhti.Ti, qen?! Ah, ç’bёmё. Gjaku im, s’e arritёm dot o Zonja Shёn Mёri. Vrasje. Ç’kurth, kёndej! Skuq çdo gjё. Mos. Iku Shqipёria. Ujё. Ajme, u zhbё Shqipёria. Godit, godit. Jo, pёr besё. Ah! (Muhardar Pashai).”
* * *
Si nxёnёs nё tetёvjeçaren e Manastirit pas Luftёs sё Dytё Botёrore, sё bashku me njё grup nxёnёsish nga Prespa, ishim banorё tё konviktit, ndërtesa ku ishte mbajtur Kongresi i Alfabetit nё Manastir, pa e ditur kёtё aso kohe.
Si pёshpёrimё e thёnё rastёsisht, me drojё dhe pa burime tё sakta, na binte tё dёgjonim pёr libra shqipe qё botonte njёfarё Qiriazi, pёr njё si shtypshkronjё nё njё shtёpi tё vjetёr, pёr njё Migjen shkrimtar shqiptar, mandej pёr njё shqiptar tё madh, i cili nё fillim tё shekullit paskёsh qenё drejtor i gjimnazit, ndёrtesa ku ishin vendosur edhe paralelet e shkollёs fillore shqipe (Bajo Topulli).
Ndёrkaq, pёr masakrёn ku u likuiduan qindra krerё shqiptarё, do tё dёgjonim shumё mё vonё, si pёr diç jo tё saktё, tё mjegullt, qё ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur. Vetёm pas leximit tё “Komisioni i festёs”, prozёs sё Kadaresё, u bё e qartё pёrmasa e masakrёs. Dhe, nuk e di pse, leximi i veprёs nxiti gjallёrimin e viteve tё mia nё Manastir, ku njё nga argёtimet mё tё shёnuara ishte vajtja nё stadiumin e qytetit tё delave pasdreke. Si nxёnёs rrёmbeheshim nga tifozllёku i qytetit pёr skuadrёn e vet. Hipodromi, ku para afro dy shekujsh ishte kryer masakra, mё lidhej me stadiumin e rrethuar me mure tё larta, mbi tё cilёt rrethimi forcohej edhe nga telat gjemborё, pёr tё mos e kaluar atё kur nuk mund tё blinim bileta.
Masakrёn e imagjinoja brenda mureve tё padepёrtueshme, por mё e tmerrshmja mё dukej pamundёsia pёr dalje. Aty brenda, nga njëra anë e stadiumit në tjetrën, më bëhej sikur vraponin si tё tёrbuar kuajt e krerёve shqiptarё, duke u mbrojtur nё fillim dhe duke u pёrqendruar pastaj nё tё vetmin qёllim, ta shpaguanin veten sa mё shtrenjtё.
* * *
Nё fillim tё shekullit tё ri, po nё Manastir, pёrsёri njё prerje kokash shqiptare: ditёn e parё tё shkollёs sё mesme nё shqip, pёr herё tё parё nё historinё e qytetit, nxёnёsit e regjistruar u gjendёn pёrpara njё lukunie qё provoi t’i linçonte.
Turma e tёrbuar u vёrsul si gjahtari pas presë, ndёrsa viktimat u arratisёn nё rrugёt qorre tё qytetit dhe bodrumeve pёr ta shpёtuar jetёn. Edhe mё trishtuese ishte pamja kur, gjatё ditёve tё konfliktit shqiptaro-maqedon nё vitin 2001, pothuaj tё gjitha shtёpive dhe pronave shqiptare nё Manastir iu vu zjarri.
Tё qartё e ka intuita krijuese gjeniale e Kadaresё tёrё kёtё dramё dhe fatalitet tona gjatё historisё, qё si pretendim, si rrezik nuk pushon sё qeni i tillё edhe sot.
Ngjarjet e fundshekullit njёzet dёshmuan se nuk ka qenё iluzion dhe e parealizueshme ёndёrra serbomadhe pёr ta zhbёrё gjysmёn e etnisё, Kosovёn dhe se, po mos të ndёrhynte Amerika, kjo do tё ishte bёrё realitet. Dhe vёrtet njё varg situatash e kthesash dramatike tё historisё, tё historisë së largёt dhe tё afёrt shqiptare, tё sillen nёpёr mend pas leximit tё prozёs “Komisioni i festёs”.
Tekefundit, ashtu siç ndodh pas leximit tё mjaft veprave të autorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi