Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDD Gjermani: Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror

Shko poshtë

LDD Gjermani: Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror Empty LDD Gjermani: Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 18, 2010 1:39 am

LDD Gjermani: Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror 24585_395712733680_187205523680_3901327_5027206_n
Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror


LDD Gjermani: Reja e hirit Vullkanik vazhdon të paralizojë qarkullimin ajror

Zyrtarë
të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë bërë të ditur se të
gjitha fluturimet e parapara për ditën e shtunë, janë anuluar, si
pasojë e reve të hirit vullkanik, të shkaktuara nga një vullkan në
Islandë.
Hapësira ajrore nga Britania deri në vendet Baltike, si
dhe në jug deri në Rumani është mbyllur plotësisht ose pjesërisht,
mijëra fluturime janë anuluar kurse bota sheh e shqetësuar përhapjen e
hirit vullkanik nga Islanda.Kontrolli i trafikut ajror në Gjermani i ka
mbyllur të 16 aeroportet ndërkombëtare në vend deri të paktën këtë të
shtunë në orën 20.
Aeroporti i Hamburgut nuk do të ketë fluturime deri të dielën në mesditë.
Shumë
vende evropiane deri Zvicra dhe Italia veriore i kanë mbyllur
aeroportet. Ndërkohë, mijëra udhëtarë kanë mbetur nëpër aeroporte dhe
presin të arrijnë në destinacionet e tyre.Zyrtarë të Aeroportit
Ndërkombëtar të Prishtinës kanë bërë të ditur se të gjitha fluturimet e
parapara për ditën e shtunë, janë anuluar, si pasojë e reve të hirit
vullkanik, të shkaktuara nga një vullkan në Islandë.
Drejtori i
Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Agron Mustafa, i ka thënë se pas
mbylljes së aeroporteve në shtetet, ku ishin paraparë fluturimet për të
shtunën, si Zvicra,Gjermania, Sllovenia etj, janë anuluar për shkak se
aeroportet e tyre nuk janë në funksion.Drejtuesit e aeroportit Nënë
Tereza në Tiranë njoftuan se janë pezulluar përkohësisht fluturimet nga
Tirana drejt Londrës dhe Budapestit.Për pasojë ata që udhëtojnë drejt
këtyre vendeve, si edhe në rastet kur kalojnë tranzit përmes tyre, do
të jenë të detyruar të presin njoftime të tjera.Në Aeroportin e Shkupit
ndërkohë disa kompani kanë anulluar fluturimet gjithashtu. Bëhet fjalë
për linja në Evropën qendrore dhe perëndimore.
Siç njoftohet këto
vendime i kanë marë kompanitë që fluturojnë për në Shkup, pas vendimeve
që një pjesë e madhe e aeroporteve evropiane të mbyllen.Por aeroporti i
Shkupit do të vazhdojë funksionimin, pasi siç njoftohet do të operohet
për linjat që shkojnë në Vjenë, Lubljanë, Zagreb apo Stamboll, në
aeroportet e të cilave nuk ka ndalesa për fluturim. Ndonëse nga
aeroporti i Shkupit nuk bëhen shumë fluturime, sërish zyrtarët thonë se
situata e krijuar në pjesën më të madhe të Evropës nga shpërthimi i
vullkanit në Islandë, edhe pse pjesërisht, po prek edhe Maqedoninë. Në
përgjithësi, një pjesë e madhe e hapësirës nga Atlantiku në kufijtë
rusë dhe nga Alpet në Detin Arktik mbeten të mbyllura.
Zyrtarët
paralajmëruan se çrregullimet nga reja e madhe e hirit vullkanin pritet
të zgjastin edhe sot, ndërsa operimet normale të aeroplanëve mund të
vazhdojnë pas disa ditëve.Në Islandë vullkani vazhdon të nxjerrë re
gjigande avulli dhe hiri. Matjet dhanë lartësi të kullave të tymit prej
tetë kilometrash.
Sipas metereologëve në Rekjavik, nuk shihet që
aktivitetet e vullkanit të pakësohen. Zyrtarët e kontrolit të trafikut
ajror thanë se rreth 16 mijë fluturime në hapësirën ajrore evropiane,
apo dy të tretat e fluturimeve në Evropë, u anuluan dje për shkak të
hirit që vazhdon të dalë nga vullkani në Islandë.
Ndërkohë, mijëra udhëtarë kanë mbetur nëpër aeroporte dhe presin të arrijnë në destinacionet e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi