Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat për vizitën e Clinton në Tiranë

Shko poshtë

Mediat për vizitën e Clinton në Tiranë Empty Mediat për vizitën e Clinton në Tiranë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 01, 2012 9:46 pm

Mediat për vizitën e Clinton në Tiranë


Mediat për vizitën e Clinton në Tiranë Largea_hilar011351793290
Vizita e Clinton një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për Shqipërinë


Vizita e sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton në vendin tonë është pasqyruar gjerësisht në media. “Evropa e Lirë” ka komentuar këtë vizitë si një dëshmi më shumë për solidaritetin dhe mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë. Në artikullin e saj vëmendja është përqendruar tek kërkesa e Klinton që zgjedhjet e vitit 2013 të jenë të hapura dhe të balancuara, me qëllim që "populli dhe Bashkimi Evropian të krijojnë besim te liderët". Sekretarja amerikane ka thënë se në konsolidimin e demokracisë, nuk duhen vetëm zgjedhje të suksesshme, por edhe institucione të forta dhe të paanshme. “Doice Vele” në artikullin e saj shkruan se Sekretarja amerikane e shtetit Klinton është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që janë partnerët dhe miqtë e vendit tonë në rrugën e konsolidimit të demokracisë dhe hapjes së ekonomisë. Më tej shkrimi vazhdon me urimin e Klinton për 100 vjetorin e pavarësisë si dhe ka konfirmimin e bashkëpunimit të ngushtë për 100 vitet e tjera. Ndërsa Zëri i Amerikës është përqendruar në takimin e sekretares amerikane të shtetit me presidentin e vendit Bujar Nishani, i cili i akordoi asaj edhe një nga medaljet më të larta, atë të Urdhërit të Flamurit e cila i është dhënë më parë edhe ish presidentëve Bill Clinton dhe Xhorxh Bush. Më pas sekretarja amerikane është takuar me kryeministrin Sali Berisha i cili edhe një herë i ka vënë në dukje asaj se “kjo vizitë është xhevahiri në kurorën e festimeve” që Shqipëria po organizon me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Agjencia italiane e lajmeve për shtypin e përditshëm kombëtar gjithashtu ka komentuar vizitën e Klinton në Shqipëri dhe apelin e saj për një bashkëpunim më të ngushtë të politikës shqiptare për të përshpejtuar në këtë mënyrë integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Ekonomik Tajms” vlerëson se Shqipëria ka bërë progrese të suksesshme në rrugën drejt anëtarësimit në bashkimin Europian. Sipas kësaj agjencie lajmesh vizita e sekretares amerikane të shtetit ka pasur në fokus pikërisht kërkesën për përmbushjen e reformave në mënyrë që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat në fund të këtij viti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi