Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Erion Veliaj përgatit vizitën e Ramës në Beograd

Shko poshtë

Erion Veliaj përgatit vizitën e Ramës në Beograd Empty Erion Veliaj përgatit vizitën e Ramës në Beograd

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 24, 2013 12:27 am

Erion Veliaj përgatit vizitën e Ramës në Beograd F1_untitled-11385238424
 
 
Erion Veliaj përgatit vizitën e Ramës në Beograd
 
 
Beograd, 23 nëntor - Kryetari i trupit Koordinues për jugun e Serbisë, Zoran Stankoviq dhe ministri shqiptar për Rininë dhe Mbrojtjen  Sociale Erion Veliaj  kanë diskutuar sot rreth  vizitës së kryeministrit shqiptar në Beograd dhe rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit, transmeton agjencia Beta. 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, siç është paralajmëruar, së shpejti do të vizitojë Serbinë, me ç’rast me kryeministrin e këtij vendi, Ivica Daçiq do të bisedojnë për avancimin e marrëdhënieve ekonomike të të dy shteteve. 

"Veçmas kemi diskutuar për bashkëpunimin lidhur me arsimimin e shqiptarëve në jug të Serbisë, për arsye se Këshilli Nacional i Shqiptarëve e ka propozuar këtë, ndërsa Ministria serbe e Arsimit ka pranuar 18 tekste në gjuhën shqipe”, ka deklaruar Stankoviq për agjencinë Beta.

Sipas fjalëve të tij, pala serbe ka shprehur interesimin për avancimin e bashkëpunimit dhe të shfrytëzimit eventual të më shumë teksteve nga Shqipëria, nëse përmbajtja e tyre kalon kontrollin e Ministrisë së Arsimit. 

Me veliajn kemi biseduar edhe për nostrifikimin e diplomave të Universiteteve shqiptare  si dhe për mundësinë e vizitave të studentëve shqiptarë në Serbi, ka thënë Stankoviq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi