Cikël poetik nga Kumrie Avdyl Shala alias Shketrir Sahara
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Kumrie Avdyl Shala alias Shketrir Sahara
Cikël poetik nga Kumrie Avdyl Shala alias Shketrir Sahara
Lot gëzimi
Qava me lot gëzimi kur linde, o bir
E qejflisur kur shihja rritën tënde,
Fillova të mërzitem kur u bëre burrë
Qava dhe prapë po qaj qe s’u bëre njëri kurrë.
Jeta dhe vdekja je
I largët ishte rrugëtimi
Të vështira ishin sfidat
E viteve me radhë,
Të gjitha u radhitën në kalendar.
Sfidove shumë furtuna
Harrove vellon e bardhë,
Kurorë lidhe pa dëshmitarë.
Jeta dhe vdekja je
Fjalën e dhe para zotit me vendosmëri,
Rrugëtove e rrugëtove vdekje përqafove.
Njëri i perëndisë
Ç’të mundon, o njeri i perëndisë!
Ç’je zverdhur në fytyrë?
Lotët s’mundësh t’i mbash
Apo padrejtësia të uli poshtë?
Mbaje vetën, o njeri i perëndisë!
Mos u ligështo para padrejtësisë!
Se njeri i perëndisë je.
Ai ty të do kështu të mundon
Andaj duro e mos u gjunjëzo
Ngrije kokën lart!
Përbiji lotët që filluan të të bien rrëke
Shtërngo trupin, zemrën forco!
Para ligësisë ballëhapur qendro!
Mos u shtir fajtor, kur nuk je!
Mos u bën i mjerë kur as i tillë nuk je!
Se njeri i perëndisë ti je.
Ai të ndihmon
Ai ty një ditë do të të përparojë
Do të të japë atë pasuri që ti e meriton,
Ai njëri i perëndisë që duron padrejtësinë
Ai do të ta fitojë pasurinë
Pasuria e tij është afërsia
Pasuria e tij është lumturia
Pasuria e tij është dashuria
Të gjitha këto perëndia do t’i falë
Se nuk je i lig e nuk je i marrë
Je kokëlartë e je bujar
Më atë pasuri që do ta kini
Do ta mbani deri në rrugën e amshimit
Se perëndia të uron fat gëzimi.
MBULOJE VARRIN E ZBLUAR
Largojuni errsirës qe ju ka kapluar para syve,
mblidhni eshtrat,mos i lini te shperndar.
Mos llakerdoni fjale te kota,
Përkuluni në gjunjë putheni token e cila u la më gjakë,
Gjakë rinie kosovare që su gjunjëzua kurr,
A po e shiheni humneren e popullit ,
që është duke u kanosur nga egersirat gojë embëla.
mos e lini tokën tuaj në mëshirën e zotit,
zot, t’shtëpisë sate mos lejo askend të bëhet.
Feshkellima e erërave mos t’u marrin mentë,
Mos u sillni rreth e përçark para varreve te shtrejta,
para atyre që u flijuan ta gezoni këtë të shkret,
ku mbeti amaneti i tyre,
e thuani më shumë lehtësi ,
dhelpra dinake sillët e krenohet,
kur nga goja mer copzen e djathit me dredhi.
bashkonu e mi mblidhni eshtrat po ju them,
Se ujqit janë duke u sillur verdall,
A po i ndegjoni si ulurojnë,
Apo errsira ju ka mbuluar sytë.
E nuk po ju le të shini drejtësinë,
Se para syve keni venë një përqe të zezë,
Qe të tjerët po i kallë trishtimi.
Mos u rrenqethuni ku t’filloj egzodi,
Mjeshtria e goje mjaltit.
Mbulojeni varrin e zbluar.
(kjo poezi u shenu me 21 maj 2001. K.Shala)
Rroft Flamuri yne KOMBETAR
Ane e kend shqipetar ku jeni,
Shqipen tone dy krenare mos t'lejojme te bejne bezare,
te gjithe tok te bashkuar,
rreth flamurit tone kombetar,
ta festojme me faqe t'bardh,
me Kosove e me Shqiperi,
me Tetove, Gositivar me Presheve e Tivar,
me Medvegj e Bujanovc,
me Plave e Guci
te bashkojme te madhen Shqiperi.
O vellezer shqipetar te ngrehim dolli
per shqipen dy krenare per flamurin kuq e zi...
KOHA ME KALITI
Te besueshmit u zhgënjyen
Të pabesët u bënë besnikë
Ecëm, punuam, vepruam pandërprerë
Për një ditë më të mirë,
E ti e shkatërrove të tërën.
Sa trishtuese është mëkat
Çka i bëre popullit tënd...
Trishtimet mbeten në mëshirën e kohës
Dua të mbetet enigmë e jetës së hidhur,
Jetës së tmerrit ...
Trishtimin një ditë do ta kujtosh.
S’kërkoj bekim nga të pabesët
S’kërkoj lëmoshë e ndihmë nga hajdutët kurvarë,
Nga krijesat të pavlerë, të fëlliqur e të përlyer,
Mëkatet nuk shpërlahen më një kafshatë
Çka vdes nuk ringjallet
Çka digjet nuk lind nga hiri...
Ndaje të keqen nga e bukura
Mos ndërto harmoni mbi atë që së ndërtove ti
Mos vë rregulla të çrregulluara,
ti iu gëzove vdekjes të pa mirëseardhur nga Zoti.
Të pabesin po e ledhaton,
Kthehu një herë pas
Të pafajshmin mos e shfrytëzo për qëllime vetanake,
Pendohu për veprime e mëkate që i ke bërë
Popullit tënd, oj krijesë pa vlere...
Shpresa u shua
Pellumbi nga dora rreshqiti
e bashke me te edhe shpresa,
Me kilometra humbi gezimi
dhe lumturia u fundos ne germadhat pafund...
Biografi e shkurtër për Kumrie Avdyl Shala alias Shkretir Sahar
Kumrie Avdyl Shala e lindur me 10 dhjetor 1971,ne fshatin Graboc te Pejës. Shkollën fillore e ka përfunduar në Gorozhdec ndërsa të mesem në Pejë,kurse studimet në Gjakovë ,Pejë dhe Prishtinë.Ka të përfunduar Pedagogjinë,Gazetarinë si dhe shkollën e lartë të komunikacionit (instruktor e Autoshkollës).Kumria është shqiptare ,e pa martuar dhe është apolitike. Rrjedh nga një familje liridashëse kombëtare shqiptare me traditë. Prejardhjen e ka nga Shala e Vendit – Shqiperi. Jeton dhe punone në Komunën e Pejës.
Me poezi merret që moti po akoma nuk ka botuar ndonjë libër edhe pse e ka të pregatitur për botim.Për veprimtarinë e saj do të flasim në ciklet tjera të poezive.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kumrie Avdyl Shala:QERDHE LULESH
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik)
» Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA
» Edi Gashi:Cikël poetik
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik)
» Me rastin e dilindjes me 24.06.2011 CIKËL POETIK NGA LULJETA SHALA
» Edi Gashi:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi