Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik)

Shko poshtë

Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik) Empty Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 14, 2009 9:39 am

Albert Shala: Qyteti im Gjakovë (Cikël poetik) U1_AlbertShala

Albert Shala, Gjakovë

PESHPERIMA E LOTEVE[/size]

Pranvera erdhi
me lule shumengjyreshe
e ne nje lule rrine dy pika lote
te vetmuara
dhe peshperisin
emrin tend panda.

QIELL I PERFLAKUR

Zemra jote larg meje
e une shikoj qiellin e perflakur nga yjte
neteve te pastra
ku shoh hijen tende
si tundet rreth shpirtit tim
per ta bere ma fisnik
e ta mbush dashuri
qe kall gjithcka.

QYETIM IM GJAKOVE

Qyteti im vone zgjohet nga gjumi
ende ka kokedhembje
nga kafshimet e gjarperinjve
ende plaget peshperisin
emrat e te vrareve
emrat e te zhdukurve
qyteti im ka kokedhembje
kokedhembje ka qyteti im.

CECENI

Token tuaj e shkeli divi
me nje sy
goja e te cilit shkumezon terbim
Qielli qajti
malet gjemuan
e nenat e trishtuara
ngriten duart lart
kur pane se divi
uluronte ne token tende te pergjakur Ceceni.

VDEKJA

Kur i besoj vdekjes
jam flete ne ferfllaze
zog me krahe te thyer
rob i vtemise
pertypes i trishtimit
kur vdekjes i besoj.

HAPI IM DHE KUMRIA

Kur e bej nje hape para
gjarperinjte fillojne levizjet
thimthat i nxjerrin
dhe sillen e mbeshtillen verdall

Kur une bej nje hape para
Kumria ne oborrin tin thirre:Gugu Jusuf
Gugu Istraf
e lejleku ngritet lart per ti sulmuar gjarperinjt
Kur une bej nje hape para...

Poezi te gjitha te shkruara 12 prill 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi