Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllai i Lirakut: Infeksioni në veshka përshpejtoi vdekjen

Shko poshtë

Vëllai i Lirakut: Infeksioni në veshka përshpejtoi vdekjen Empty Vëllai i Lirakut: Infeksioni në veshka përshpejtoi vdekjen

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 04, 2012 1:37 pm

Vëllai i Lirakut: Infeksioni në veshka përshpejtoi vdekjen


Vëllai i Lirakut: Infeksioni në veshka përshpejtoi vdekjen Largea_liraku1352020287
Një ditë pas vdekjes së grevistit Lirak Bejko, në shtëpinë e tij mbizotëron vetëm dhimbja dhe heshtja. Ndërkohë që trupi i tij ndodhet në Itali, në shtëpinë e Lirakut hyjnë dhe dalin miqtë dhe të afërmit e tij për të ngushëlluar familjen. Tek dera e banesës na pret vëllai i tij, të cilit nuk i fshihen as lotët që ka në sy. Me sy të përlotur dhe zërin që i dridhet, ai rrëfen për “GSH” momentin kur mori vesh për vdekjen e Lirakut. I tronditur nga dhimbja, vëllai i grevistit që pak kohë më parë i vuri flakën vetes, tregon se ditët e fundit, në trupin e Lirakut ishin shtuar infeksionet. “Kishte organe të dëmtuara dhe infeksion në veshka, që e përshpejtoi vdekjen e tij. Nuk mundi t’i përballonte dhimbjet e flakëve”, - rrëfen për “GSH”, vëllai i Lirak Bejkos.
Ngushëllime. Unë e kuptoj situatën tuaj, por pa ju rënduar më tepër, mund të më thoni vetëm se si e morët vesh lajmin?
Faleminderit. Siç e shikoni edhe vetë ne jemi shumë të tronditur nga ngjarja, sepse na erdhi në mënyrë të papërgatitur. Ne prisnim që Liraku të përmirësohej, kur morëm vesh që ai vdiq në spitalin e Italisë. Fillimisht mjekët italianë njoftuan vëllain tjetër që jeton në Itali dhe ai më pas më mori mua në telefon. Unë i thashë nënës, e cila e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për Lakun.
Çfarë ju kishte thënë vëllai juaj në Itali për gjendjen e Lirakut kohët e fundit?
Po na kishte thënë që ishte më mirë dhe se pritej të përmirësohej. Madje ne prisnim që ai të dilte. Gjatë kohës që Liraku ishte në spital, kreu disa operacione dhe pas operacionit të tretë, ai nuk e mori më veten. Nuk mundi që t´i përballonte dhimbjet e flakëve.
Është folur edhe për një infeksion në trupin e vëllait tuaj, i cili i ka përshpejtuar vdekjen. A keni qenë në dijeni të këtij fakti?
Pasi u dogj, Liraku nuk e ndiente më pjesën e poshtme të trupit. Madje pas operacionit të parafundit atij filluan t’i shtoheshin infeksionet në trup. Një pjesë e organeve të tij ishin të dëmtuara që gjatë periudhës së burgut, por së fundmi i ishte shtuar edhe një infeksion në veshka. Ky infeksion e ka përshpejtuar vdekjen e tij.
Ju kanë thënë gjë se kur do e sjellin trupin e tij?
Deri tani nuk na kanë thënë gjë të sigurt, por besojmë se javën që vjen.


Bashkëshortja: Jam e tronditur, nuk e dimë ende kur vjen trupi
Edlira, bashkëshortja e grevistit që ndërroi jetë gjatë ditës së premte në Itali, është një nga personat që e ka ndjerë më shumë dhimbjen për vdekjen e Lirakut. Asaj tashmë i duhet të gjejë forca, jo vetëm që të përballojë dhimbjen, por edhe për të rritur e vetme dy vajzat e saj. Për shkak të tronditjes, Edlira thotë vetëm dy fjali për “GSH”. E pyetur për trupin e të shoqit, ajo thekson se nuk u kanë dhënë një informacion të sigurt. “Nuk na kanë thënë asnjë informacion të sigurt se kur vjen trupi, por deri tani na kanë thënë vetëm që trupi mbërrin në Shqipëri ditën e hënë ose ditën e martë”, - pohon bashkëshortja e Lirakut, Edlira Bejko. “Jam e tronditur”, - pohon ajo, dhe nuk pranon më që të flasë. Largohemi nga shtëpia e Lirakut, duke na ngelur pas hijet e trishtuara të familjarëve të tij, si dhe dhimbja e thellë për një person që tashmë nuk jeton më, për shkak të vetëflijimit për dëmshpërblimin e burgut gjatë sistemit të komunizmit. Liraku i vuri flakën vetes ditën e 19-të grevës së urisë, flakë të cilat i morën edhe jetën. Trupi i tij ndodhet ende në Itali, ndërkohë që nuk dihet nëse do të bëhen homazhe apo jo në nderim të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi