Obama, fituesi i zgjedhjeve të 6 nëntorit
Faqja 1 e 1
Obama, fituesi i zgjedhjeve të 6 nëntorit
Obama, fituesi i zgjedhjeve të 6 nëntorit
Barack Obama është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kandidati republikan Mitt Romney, i uroi fitoren Obamës.
(I plotësuar) - Amerikanët votuan dhe rizgjodhën president të vendit të tyre Barack Obama-n, duke i dhënë atij të drejtën për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan Barak Obama ka fituar rizgjedhjen në një mandat të dytë katërvjeçar, duke mundur rivalin e Partisë Republikane Mitt Romney.
Obama ka deklaruar fitoren në një fjalim para mbështetësve të tij në qytetin e tij të Çikagos, duke thënë: “Amerika shkon përpara.”
“Sonte në këto zgjedhje, ju populli amerikan, na përkujtuat se kur rrugët tona ishin të vështira, kur udhëtimi ynë ishte i gjatë, ne jemi ngritur, kemi luftuar dhe në zemrat tona e dinë se më e mira për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë”, u shpreh Obama.
Ai e nisi fjalimin duke iu falënderuar votuesve dhe duke ia atribuar fitoren mbështetësve të tij.
Obama tha se detyra për ta “bërë të përsosur unionin tonë, ka shkuar përpara… dhe arsyeja jeni ju”.
"Ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngrihemi, ose biem bashkë si një komb”, u shpreh presidenti i rizgjedhur, Barack Obama.
Kandidati republikan, Mitt Romney, e pranoi humbjen e zgjedhjeve në një fjalim para mbështetësve, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në shtabin e tij të fushatës në Boston.
“Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij mertiojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë”, u shpreh Romney, i cili bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve partiake.
“Kombi, siç e dini, gjendet para një pike kritike. Në kohë si kjo, nuk mund të rrezikojmë me grindjet partiake dhe pompozitetin politik. Liderët tanë duhet t’i afrohen kundërshtarëve për ta kryer punën e popullit”, u shpreh ish guvernatori i Masaçusetsit.
Fitorja e pritur e Obamës u shpall, pasi rrjetet transmetuese të SHBA-së, projektuan se presidenti në detyrë, ka fituar shtetin e Ohajos, në garën e ngushtë presidenciale, duke e çuar Obamën në fitimin e më shumë se 270-votave të Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të siguruar presidencën, sipas sistemit amerikan zgjedhor.
Parashikimet e fundit bazuar në rezultatet e pjesshme dhe exit polle, tregojnë se presidenti i 44-të i SHBA dhe drejtuesi i parë me ngjyrë i Zyrës Ovale, ka fituar më shumë se 300 vota elektorale.
>>Romney i uron fitoren Obamës
>>Obama mbështetësve: Arritëm këtu së bashku
>>Republikanët fitojnë Dhomën Përfaqësuese, demokratët Senatin
>>Liderët botërorë urojnë Obamën
>>Demokratët festojnë para Shtëpisë së Bardhë
* * * * *
Sipas rezultateve paraprake, zoti Obama ka siguruar fitore në mbi 20 shtete si dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Presidenti fitoi në shtete të rëndësishme si Ajova dhe Pensilvani. Zoti Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana. Për momentin ende nuk mund të parashikohet rezultati për shtetet Florida dhe Virxhinia.
Obama arriti një fitore të pastër, duke mundur kandidatin republikan Mitt Romney. Menjëherë pas marrjes së rezultateve paraprake nga shtetet e lëkundura, Obama publikoi në Twitter lajmin për fitoren dhe mesazhin e falenderimit për zgjedhësit.
"Kjo ndodhi falë jush, ju falenderoj", shkruante Obama në rrjetin social Twitter, vetëm pak caste pas marrjes së lajmit të fitores.
Kandidati republikan Mitt Romney, pavarësisht humbjes ka marrë më shumë vota popullore se presidenti amerikan. Sipas përllogaritjeve paraprake të CNN, Romney ka marrë 51 për qind të votës popullore ndaj 48 për qind që mori Obama.
Imazhet e festës në zonën e Obama-s në Chicago, transmetohen në ekrane gjigantë edhe në selinë e Romney-t në Boston, ku atmosfera është aspak e këndshme. Duken fytyra të trishtuara dhe në atë park mbizotëron një heshtje varri.
Avik Roy, një prej këshilltarëve të jashtëm të Mitt Romney-t për shëndetësinë, uron demokratët në një mesazh në Twitter. Mesazhi, i cili citohet nga Washington Post online,thotë: "Urime miqve të mi demokratë. Urimet e mia më të mira për administratën e re. Unë do të vazhdoj të bëj opozitë të ndershme".
Nga ana tjetër mbështetësit e Barack Obama-s kanë nisur të festojnë në Qendrën e Kongreseve në Chicago McCormick Place, vend në të cilin kaluan gjithë mbrëmjen, në pritje të rezultateve. Festime ka edhe në New York dhe në seli të tjera ku janë grumbulluar komitetet mbështetëse të Obama-s.
Romney në epërsi me 152 vota elektorale, kundrejt 123 të Obama
Romni kalon në epërsi të dukshme, duke e rritur atë nga 82 me 64 sa e kishte deri pak më parë, në 152 me 123 sa ka marrë presidenti aktual Barak Obama.
Ndërsa në garën për senat, ajo është aktualisht e barabartë 41 me 41, ndërsa dy vende janë fituar nga kandidatët e pavarur. Që të dy kandidatët janë duke fituar në shtetet tradicionale, Romni në ato të kuqe apo republikane dhe në ato të kaltërta apo demokrate Obama. Gara ka filluar të bëhet më interesant në Florida, ku deri në rreth 65 për qind të votave të numëruara kryesonte Obama me rreth 100 mijë vota, por pas afrmit në rreth 70 për qind të votave epërsia e Obamës u ngushtua në rreth 35 mijë vota. Ndërkohë, që në shtetin e Pensilvanisë, që ka 20 vota elektorale, e që mund ti jap shpresa të mëdha për fitore Romnit, ai athje po kryeson, por nga një përqindje e vogël e votave të numëruara.
Romni vazhdon ta ruajë epërsinë në vota popullore, në rreth 3 për qind, 51 % me 48 % Obama.
Obama kryeson me vota elektorale 64 me 56 ndaj Romnit, ky me vota popullore
Presidenti aktual Barak Obama deri me tani prin me 64 vota elektorale kundrejt 40 votave sa ka aktualisht kandidati republikan Mit Romni, i cili fillimisht kryesonte me persin 33 me 3 vota ndaj Oabamas, pas epërsisë që i dhanë votat në Kentucky, në Indiana, në Karolinën Jugore e cila ka 9 vota elektorale, në Virgjinian perëndimore dhe në Oklahoma, ndërsa Presidenti aktual Obama ka fituar fillimisht vetëm në shtetin Vermont, i cili ka vetëm tri vota elektorale, por më pas ka siguruar epërsi në Maine tri vota elektorale, në Masaqusetës, në Rod Ajlend, në Kentikat, në Delavere, në Merilend dhe në Ilinois.
Më pas Romni e ngushtoi epërsinë e Obames pas epërsisë në Gjeorgjia, e cila ia siguroi 16 vota elektorale.
Ndërsa, me vota popullore Romni printe aktualisht me 6.04 milionë vota ose me 52% ndaj Obamas me 5.53 milionë vota ose 47 për qind, nga numërimi ië të gjitha votave në të gjithë amerikën deri në ora 2 e 15 të mëngjeist të sotëm.
Ndërsa, president zgjidhet kandidati, i cili fiton së paku 270 vota elektorale. Aktualisht në Florida, shtet ky që shihet si përcaktues i fituesit, së bashku me Ohajon dhe Pensilvaninë, Obama vazhdon të udhëheq me rreth tre për qind ndaj Romnit. BS
Romni kryesonte sipas sondazheve, në Florida, Obama në Ohajo
Ndërkohë edhe CNN në exit poll-et e veta, vë theksin tek përballja kokë më kokë në Virxhinia me 49 për qind, ndërsa Obama është në avantazh në Vermont.
Edhe sipas të dhënave paraprake të shpërndara nga 'Washington Post', konfirmohet se Obama është përpara në New Hampshire, me 65.1 për qind, krahasuar me 0.7 për qind të votave qe ka marre Romney.
Romney duket se është në avantazh edhe në Kentucky, shtet që republikanët e kishin parashikuar. Deri më tani Romney është përpara me 69 për qind të votave dhe Obama me 29 për qind, raporton CNN.
Ohio ka rrezik të transformohet në rastin 'Florida', ku në vitin 2000, votat u rinumëruan. Disa zgjedhës amerikanë kanë denoncuar faktin se aparaturat që shërbejnë për të votuar janë të prishura në disa qendra votimi. Në zonë autoritetet po vëzhgojnë nëse këto ankesa qëndrojnë. Nëse do të vihen re parregullsi, duhet të pritet deri në datë 17 nëntor për të ditur nëse në Ohio ka fituar Barack Obama apo sfidanti i tij republikan Mitt Romney.Probleme edhe në Florida me telefonata automatike që i bëhen zgjedhësve.
Ndërkohë Mitt Romney ka mbërritur në Boston, ku do të ndjekë procesin në vazhdim. Nga bordi i avionit të nisur prej Philadelphia-s, kandidati republikan është shprehur se nëse do të fitojë, nuk do të ketë kohë për të pushuar, ndaj duhet të përqendrojë vëmendjen e tij tek tranzicioni.
"Nëse do të humbas...hmm...kam një familje dhe një jetë përtej kësaj gare, por nuk mendoj se do të kem këtë fat. Jam shumë krenar për fushatën elektorale që kemi bërë, edhe pse asnjë fushatë nuk është perfekte", thotë Romney, cituar nga CNN.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sfidat e "rrezikshme" para zgjedhjeve të nëntorit
» Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
» Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë
» Barack Obama
» My letter to President Obama re: Albania - Letra ime për Presidentin Obama
» Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
» Obama uron Berishën për fitoren e zgjedhjeve: Jemi përkrah Shqipërisë
» Barack Obama
» My letter to President Obama re: Albania - Letra ime për Presidentin Obama
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi