Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Faqja 1 e 1
Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Shkruan: Skender Korça
21 Dhjetor 2009
Lecco, Itali
Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Njerezit kanë lirinë e zgjedhjes për veten. Kanë lirinë e të përcaktuarit për pushtetin. Kanë dhe duhet të e kanë lirinë e tyre, liri e përcaktuar me të drejta njerzore, me ligj, me kushtetutë. Sot kjo në është mbetë vetëm term për të plotësuar një lloj demokracie në Kosovë.
Në të njejtën kohë, është edhe ana tjeter. Ankthi i votuesit se çfarë paskan bërë me votën e tyre.
Zgjedhjet janë forma e demokracisë, por tek ne në Kosovë kufizohet mundësia e sfidimit të sistemit, të pushtetit, të legjitimimit plitik. Zgjedhjet në Kosovë u bënë në parimin e ndërvarësisë pushtetare sepse krerët e qeverisë, të pushtetit në vend, edhe ne fushatën paraelktorale, ndërmjet kohë balotazhi, bënë pasqyrim më tepër të lidhjeve klanore se sa të vërtetësisë së demokracisë dhe të rendit dhe ligjit, për të dhënë esencialisht të drejtën e të menduarit argumentor se kujt duhet të jepet vota. Ky është presion psiqik, është imponim sepse, në reklamat mediale, shpalosej se kënd e ka mik nga kandidatët për kryetar komunash e ke nuk e ka as mik, kryeministri i Kosovës. Po ata që nuk i ka miq, çka do thonë se çfarë përkrahje do kishin nga kjo qeveri, apo do luteshin që të mos të fitojnë për të mosu sabotuar nga kryeministri jo mik i tyre….
Te gjykuarit e njeriut bënë të mundur që ai, o të futet në robëri o të dalë njeherë në liri. Kur dikush humb kontrollin mbi gjykimin, atëherë ai do udhëhiqet nga faktorë tjerë dhe jo nga gjykimi i drejtë. Këtë gjë e përjetoi elektorati në Kosovë.
Kur një votues arrinë të gjykojë se çfarë është e mirë dhe çfarë është jo e mirë, ai ka potencialin të mos gjykohet nga të tjerët, por për shkak se ka arritur të kuptoj të vërtetat e jetes së pushtetit, ai ka mundësi të bëjë zgjedhjen për të qenë i lirë. Kjo nuk është duke ndodhur në Kosovë…Shumë keq.
Shpesh takojmë njerëzit, votuesit, që kanë bërë zgjedhje jo personale, por të influencuara apo shtyra nga të tjerët. Ne popullin shqiptar akoma shoqëria është e varur nga rrethi familjar e shoqëror. Kjo e bënë më të vështirë jetën politike pastaj zhgjedhjet që njerezit bëjnë, janë klanore, por kur të gjykohet nga liderët qeveritar kalojnë edhe në ankth dhe humbasin besimin e votës së tyre.
Sa tmerruese është se institucionet e votës dhe vlersimit të saj janë në hall, nuk guxojnë edhe të prononcohen para se të ngrisin zërin partitë politike. Nuk kanë faj të shkretët, humbasin vendin e punë, mbesin rrugëve, sepse frymëmarrjen e tyre demokratike e përcjellin qeveritarët. KQZ –ja është mekanizmi të cilit i ka humbur imuniteti ligjor, sepse njerzit e nënshtruar politikisht nuk shohin zërin e arsyes se çfarë vendimesh të marrin nga aspketi vlersues i drejtë apo jo i drejtë, por duhet të shohin së pari ndonjë kryeministër, zv.kryeministër çfarë po thonë nga selia partiake e pastaj të i përvjelin krihët me zë të thyer të dalin të flasin se kanë marrë forcë dhe guxim se duan të thonë diçka për vlersimin dhe drjetën e përsëritjesh së zgjedhjeve sikur që është rasti në tre comun. A nuk është ankth ky?
Kemi përcjellur me vëmendje zhvillimet monitoruese të mekanizmave që ju është besuar monitorimi zgjedhor, aty ska më zë arsye, por ka militantizëm partiak të grupuar në njesi selektive, të cilët lujanë rolin e të vdekurit demokratik, sepse vërejtjet dhe sugjerimet e monitorimit kanë kaluar nëpër sita dhe dermone të politikave ditore. Shumë keq…Edhe ky është ankth.
Po mos të ndodhte reagimi i kandidatëve për kryetar komunash, jo që vota po del sikur e barabartë mes kandidatëve, por që janë vjedhur votat, a thua do reagonin meknaizmat e lartpërmendur të besimit monitorues. Në ca comun votat me kusht thonë klanistët kanë prishur sigurinë e vjedhjes së votës, e kanë harruar se është prishur metoda dhe sistemi zgjedhor…Mëkat shumë e më shumë ankth…Votuesi këtu është vetëm argat i së keqës klanore, sepse del në argatllëk tre herë e më tepër vetëm për të plotësuar detyrën dhe orekset e qeverisë determinuese për diktaturë…
Rezultatet e para, nxisin liderët të ngrejnë dolli fitimi, nga shumë klane, sa me gëzim sa me skenar të një agjende të mashtrimit optik. Ky nuk është gëzimi i votuesit, por është ankthi tjetër.
Protestat po determinojnë një rrugë të vetme për të kërkuar të drejtën e mbijetesës së personalitetit njerzor, po lindin si element për të dëshmuar edhe një demokraci të rreme, jo nga vullneti, por nga manipulimi i zgjedhjeve. E kush në protesat do jetë? Votuesi me ankthin e tij. Kjo është i vetmi relacion që e lidh qytetarin dhe politikanin një herë në katër vite. Ata nuk lidhen më kurrë…
Kjo është skena ballkanike e sistemit zgjedhor, sepse ndër shqiptarë gjërat po janë simetri zhvillimi identik.
Sa zhurmë po bëhen për të gjetur fijen për ta prishur një kolaicion të jo qëndrueshëm, sepse ky koalicion që në fillim ka qenë i pa qëndrueshëm, sepse ka patur në sens jo qeverinë, por klanin. Shumë keq..Zërat e fushatës për Prishtinën, nxorrën në sheh fuksionalitetin e lidhshmërisë se pushtetit lokal dhe atij qëndror, nga dy subjektet koalitive. Ky ishte sinlai i parë i prishjes së këtij koalicioni. Tash u bart edhe në Gjilan, Prizeren dhe Lipijan…Ka për tu bartur në tërë Kosovën që në janarin e ngricës politike, sepse kështu nuk ecet më.. Mos mendohet se votuesi nuk e di këtë gjë, sepse ai dirket nga ankthi që ka, po hynë në përgaditjet e argatllëkut për zgjedhje të reja qëndrore që do dalin si rezultat i paqëndrueshmërisë së koalicionit, sapo të thellohet hendeku i mos funksionit të kolaicionit qëndror PDK-LDK…Nuk do ecet më kështu…Sepse çdo rezultat pa marrë parasyesh se si do të del a do vendosë apo jo KQZ-ja për përsërtije zgjedhjesh, a do fitojnë fituesit e vërtetë, a do pranohen rezultatet si korrekte, vallja ka nisur sepse po mbetet vetëm si të gjendet aktori guximtar nga krerët politik të koalicionit se kush do del të thotë…U prish vllaznillaku, nuk bënë kështu, edhe pse do vëllezër të vegjël dolën dhe thanë se po e gjejmë bacin e madh që do na përkrahë..sikur ëndërra jo kushtetuese që u ëndërrua para pak ditëvë në mes natën e hakmarrjës koalitive të PDK-së dhe LDK-së.
Ky është ankhi i frikës, i pritjës, i zhvillimit të procesit, i demokracisë së brishtë, i sfidës së klanit, ankthi i ligjëmërisë, ankthi i kushtetutës, por që nuk i bje mbi supe atyre që po shkaktojnë ankthe por atyre që dalin për të votuar në proceset e këtilla super famkeqe demokratike.
Sa e sa herë duhet të kalkulohet deri sa të bëhet harmonizimi i politik për një profil jo klanor, por profil politik, sepse sikur që dihet në këtë aspekt edhe ata që nënshkruan koalicionin paraprak të zgjedhjeve qëndrore e dinin mirë se nuk do janë kurrë partner në asnjë moment, sepse në duar kishin nënshkruar diçka personale e jo politike..Andaj ju prini të i zgjidhni kështu gjërat, kështu do ju shikoj tash më populli që përditë në klimën politike të Kosovës po humb dëshirën për të zgjedhur në këtë Kosovë, plot klan dhe plot demagogji e poltikë verbale…Edhe ky është ankth…
Jo klanit politik që po shkakton vrerë e njolla të çerekutdemokratik në Kosovë, sepse të lidhesh duhet ditur edhe të ndahesh, për të qenë njëherë mes popullit, për të ju bërë nderë dhe falemnderim këtij populli që po përpiqet të dal në zgjedhje për të përmbushur si çdo herë obligimet e veta qytetare, që po tregon pjekurin e vet para juve që jeni tejet të papjekur në politikë.
Respekte !
Skender H. KORÇA
Adresa - Address: Dardania I, Rruga-Street 8/ No15
Cell phone: +377 44 211 192 &
Cell phone: +386 49 211 192 Telephone:+381 (0) 38 739 984
Cell phone 00355 68 43 00 512
60000 Gjilan,
Republika e Kosovës-Republic of Kosova
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Obama, fituesi i zgjedhjeve të 6 nëntorit
» Sfidat e "rrezikshme" para zgjedhjeve të nëntorit
» Një dekadë ankth dhe zhgënjim
» Kujtim Stijku:ANKTH
» Merkeli i quan sukses vendimet
» Sfidat e "rrezikshme" para zgjedhjeve të nëntorit
» Një dekadë ankth dhe zhgënjim
» Kujtim Stijku:ANKTH
» Merkeli i quan sukses vendimet
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi