Preteni: Drejtësia të bëjë publike problemet që ka
Faqja 1 e 1

Më shumë se 100 kallëzime penale, që kanë të bëjnë me korrupsion, Agjencia Kundër Korrupsionit i ka dërguar në sistemin e drejtësisë. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hasan Preteni drejtor i këtij institucioni, duke shtuar se korrupsioni në vend nuk po gjykohet.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Preteni, Kosova po vazhdon të përballet me sfidën më të madhe, atë të luftës kundër korrupsionit. Jemi pothuajse në përfundim të vitit 2012, sipas jush, a ka përmirësime apo thellim në këtë dukuri negative për vendin?
HASAN PRETENI
Po, konstatimi qëndron, për këtë po na flasin të gjitha raportet, edhe raportet e fundit, ose raporti i fizibilitetit që e pranuan institucionet e vendit, tregon që nuk kemi shënuar ndonjë lëvizje pozitive në luftën kundër korrupsionit, ose saktësisht vetë luftës kundër korrupsionit po i mundojnë shifrat. Realisht, janë bërë disa përmirësime te legjislacionet, te fusha e parandalimit, janë bërë disa përpjekje në luftë kundër korrupsionit, por jo në nivelin që të gjithë ne e dëshirojmë.
Ka disa fillime të hetimeve, të them spektakulare, por ende nuk kemi përfundim të së paku një procesi, që mund të themi se përfundoi, u ngrit aktakuza, gjykatat përfunduan dhe u shpall një aktgjykim, flas gjithmonë për rastet që në popull njihen si “peshqit e mëdhenj”. Është një lëvizje, është një përpjekje, por rezultatet dhe shifrat po mungojnë. Nëse iu referohem shifrat, atëherë them se korrupsioni ende po raportohet, po hetohet, por ende nuk po gjykohet, dhe është një trend në të gjitha institucionet, që po e thonë një gjë të tillë, përfshi edhe prokuroritë dhe gjykatat, që numri i vetëm i lëndëve po shënon rritje.
Do të thotë, nuk kemi asnjë mekanizëm i cili ka për mision luftën kundër korrupsionit, i cili nuk mund të mburret me punën e vet. Ka edhe shumë punë dhe duhen edhe shumë përpjekje të tjera që qytetarëve të vendit t’u ofrojmë shifra me të cilat do t’ua dëshmojmë se me të vërtetë kjo qasje ose ky problem po luftohet në masën e dëshiruar.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Preteni ku mendoni se janë duke ngecur punët në sistemin e drejtësisë për lëndët që kanë te bëjnë me korrupsionin?
HASAN PRETENI
Mungon llogaridhënia. Kosova i ka të gjitha institucionet, të gjitha këto e kanë brishtësinë e vet, nuk janë në pozicionin i cili është dashur të jenë, por mund të them se edhe një përkrahje, flas për gjyqësorin, është më e fuqishme se vitet e kaluara. Është një përkrahje e institucioneve qendrore për pushtetin e tretë, i cili me vite ka mbetur anash në mënyrë të pajustifikueshme.
Por tani është një situatë më e mirë, sidomos dy vitet e fundit, megjithatë vlerësimi im është që kjo përkrahje e institucioneve qendrore për gjyqësorin, nuk po përkon edhe me rritjen e rezultatit ose rritjen e përformancës së gjyqësorit karshi problemeve që janë në Kosovë.
Për problemet konkrete duhet të flasin ata vetë. Mendoj që edhe gjykatat, edhe prokuroritë duhet t’i identifikojnë problemet të cilat i kanë, duhet t’i bëjnë publike, dhe pastaj të kërkojnë ndihmë. Mos të mbesim edhe 3-4 vjet pa rezultate konkrete, e pas një periudhe të flasim që kemi pasur pengesa, të tregojnë në qoftë se kanë vështirësi, në qoftë se kanë presione, në qoftë se janë të ndikuar politikisht, problemet e tyre duhet t’i bëjnë publike.
RADIO EVROPA E LIRË
Deri më tash, sa kallëzime penale janë ngritur?
HASAN PRETENI
Është vështirë që në baza ditore t’i publikojmë këto shifra, mirëpo në aspektin gjeneral them që numri i kallëzimeve penale ëshë më i madh në këtë fazë. Rikujtoj që në vitin e kaluar kanë qenë 39 kallëzime penale, kurse këtë vit ka më shumë se vitin e kaluar. Vitin e kaluar i kemi pasur 111 zyrtarë ndaj të cilëve kemi ushtruar kallëzime penale, ky numër tani është më i madh. Mbeten edhe këta dy muajt e fundit, por sidoqoftë, për publikun në përgjithësi, të gjitha do të bëhen të njohura në fillimin e vitit të ardhshëm, kur e kemi për obligim të raportojmë.
RADIO EVROPA E LIRË
Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kanë thënë se institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, jo që po luftojnë këtë dukuri, por përkundrazi janë bërë burim i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të parasë publike. Ju si mendoni?
HASAN PRETENI
Është një konstatim i një organizate joqeveritare, mendoj që jeni duke iu referuar këtij publikimi. Ishte një publikim shumë gjeneral dhe një publikim i cili nuk kishte shifra. Ka kaluar koha ku duhet të flasim për problemet e veçanta në mënyrë të përgjithshme, por për problemet e veçanta në mënyrë të veçantë, të flasim me shifra. T’i denoncojmë të gjithë ata që duke punuar në institucione që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, këtë nuk e bëjnjë, përkundrazi, kryejnë edhe vetë veprime korruptive.
Mendoj që iu kanë referuar ndoshta një rasti specifik për një prokuror i prokurorisë speciale, ndaj të cilit është ngritur një aktakuzë, e tash duhet të mendojmë çka është mirë dhe çka është keq. Keq është se një prokuror i cili ka marrë obligime që të luftojë korrupsionin dhe të jetë në ballë të angazhimit anti korrupsion, si vetë kryen veprime korruptive, ose dyshohet se ka kryer, se gjykimi ende nuk ka përfunduar.
Por, në anën tjetër është edhe një element pozitiv që ata nuk janë të paprekshëm. Do të thotë, edhe pse je prokuror, je gjyqtar, mund të atakohesh, je i pavarur karshi presioneve politike, por edhe nuk je i pavarur të punosh ashtu si do apo çka do. Ligji ka përcaktuar obligimi të të gjithë ne, dhe detyrat duhet të realizohen konform ligjit. Unë e shoh më shumë kah pjesa pozitive që nuk ka të paprekur, por të gjithë ata zyrtarë që pranojnë të kryejnë detyra, si institucionet politike, si institucionet të cilat kanë për mision luftën kundër korrupsionit, duhet të respektojnë ligje, duhet të veprojnë konform ligjit, dhe po të ndodhë e kundërta, ata duhet të përgjigjen.
RADIO EVROPA E LIRE
Krahas mekanizmave të mëhershëm ekzistues, gjatë këtij viti janë krijuar këshilla të shumtë nga institucione të ndryshe. Këta mekanizma a e kanë ndihmuar apo ngatërruar luftën kundër korrupsionit?
HASAN PRETENI
Unë vlerësoj se nuk ka dualizëm te këto institucionet e krijuara. Nuk ka institucione të reja të krijuara, përkundrazi Kosova i ka të gjitha institucionet që është dashur t’i ketë, e kanë atë brishtësinë e vet, nuk janë ideale, ose nuk janë në pozicionin ose përformancën nuk e kanë në nivelin e duhur, por si institucione ekzistojnë. Me siguri po i referoheni asaj, që sipas dijenisë time në ketë vit është formuar vetëm një mekanizëm, dhe ai është mekanizëm koordinues është Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit, i cili është formuar në shkurt dhe mendoj që është mekanizëm i mirë.
Jo i ri i krijuar se nuk shpenzon, nuk ka punësuar të rinj, por ata zyrtarë që janë të punësuar nëpër institucione. Ata kohë pas kohe takohen, bisedojnë dhe i koordinojnë aktivitetet. Mendoj që është mirë një lëvizje e mirë ku krijohet mundësia që edhe kryepolici, kryegjykatësi, kryeprokurori, auditori gjeneral, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, disa ministra disa kryetarë të komisioneve parlamentare të kenë hapësirë ku bashkërisht me presidenten e vendit të bisedojnë për problemet të cilat ata i kanë.
Është një mekanizëm i cili mendoj që i ka arritur disa rezultate dhe ka për qellim vetëm koordinimin edhe në ketë aspektin horizontal, se si mekanizmat të rrisin bashkëpunimin. Por nuk është mirë në anën tjetër, që mbajtëm tri - katër takime të cilat ishin frytdhënëse sipas mendimit tim, por është e pajustifikueshme një mos takim ku që katër muaj nuk jemi mbledhur.
RADIO EVROPA E LIRË
Dhe për fund, a mund ta shpjegoni rastin konkret që ka të bëjë me zëvendëskryeministrin Pacolli. Ai disa kallëzime penal që agjencia i ka dërguar në Prokurorin e EULEX-it i ka cilësuar si “trillime”, dhe të ndikuar?
HASAN PRETENI
Mendoj që ky rast është banalizuar shumë. Nuk na përkon ne si zyrtar të institucioneve, zëvendëskryeministri si pjesë e ekzekutivit edhe agjencia si një institucione i specializuar për luftë kundër korrupsionit që medialisht të bëjmë bujë edhe të krijojmë një konfuzion te qytetarët se si po krijohen raportet në mes të institucioneve dhe pse këto institucione nuk po respektohen. Mendoj se që rasti është banalizuar shumë. Edhe dua të them me përgjegjësin me të madhe që agjencia nuk ka pjesë drejt banalizimit të kësaj çështje.
Agjencia është duke realizuar misionin e vet. Kallëzimet penale kurrë nuk i kemi bërë publike. Kurrë nuk i kemi bërë publike emrat e zyrtareve të cilët janë të përfshirë në ato kallëzime penale. Emrat i kemi dërguar vetëm në prokurori. Vetëm prokurorit i din atë 111 emra që i kemi dërguar vitin e kaluar edhe at më shumë se 100 emra që i kemi dërguar ketë vit. Dhe 600 emra që i kemi dërguar nga viti 2007 dhe kurrë në asnjë rast asnjë emër ne nuk e kemi bërë publik, as nuk e kemi përshkruar situatën në rastet të cilat i hetojmë.
Kështu ka ndodhur edhe me këtë rast. Publikimi nuk ka qenë pjesë e agjencisë, ne nuk e kemi bërë publik, flas për pjesën e publikimit. Sa i takon pjesë së parandalimit agjencia ka obligim ligjor që vendimet e saj t’i bëjë publike dhe këtë e bëjmë në baza ditore. Çdo vendim që ka të bëjë edhe me deklarimin e pasurisë edhe me konfliktin e interesit ne e kemi bërë publik. Rastin në fjalë ne e kemi trajtuar dhe kemi publikuar vendimin tonë që një situatë për të cilin ne e kemi pas materialin adekuat nuk është konflikt interesi e kemi bërë publike.
Mirëpo, më pas lindën disa elemente tjera, dolën do materiale tjera të cilat u publikuan dhe në ketë rast ne vlerësuam se në situatën e re të krijuar duhet të trajtojnë mekanizma të cilët ka ekspertë dhe ne rastin e kemi përcjell të prokuroria e EULEX-it.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Seveme Preteni: Merni cdo gje nga une
» Seveme Preteni: NGA JETA
» Seveme Preteni: Kur c´mbeshtillet lemshi
» AAK: Protestat s'i zgjidhin problemet
» Drejtësia e përgjysmuar!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi