Drejtësia e përgjysmuar!
Faqja 1 e 1
Drejtësia e përgjysmuar!
Drejtësia e përgjysmuar!
Besim Toska, BOTA SOT
Intervista: Gjyqtarët e prokurorët emërohen në vjeshtë
Peter Bach, drejtor i Sekretariatit të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial
Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial synon të përzgjedhë kandidatët më të mirë për gjyqtarë dhe prokurorë sipas standardeve më të larta profesionale dhe integritetit moral në përputhje me kriteret e përcaktuara në legjislacion. Procesi i përzgjedhjes do të realizohet në përputhje me standardet evropiane dhe sipas meritës, premton Peter Bach, drejtor i Sekretariatit të Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës, në një intervistë për “Botën sot”. Ai thotë se këtij Komisioni do të mund t’i bashkohen tre gjyqtarë e prokurorë vendës pas përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ndërsa, pas përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve e prokurorëve nëpër zyrat rajonale të gjykatave dhe prokurorive, edhe dy gjyqtarë e prokurorë të tjerë, të këtij niveli do t’i bashkohen komisionit. Kështu që përfundimisht Komisioni do të përbëhet nga pesë (5) gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe pesë gjyqtarë e prokurorë vendës.
“Bota sot”: Procesi i emërimit ka filluar, me ç’rast është bërë aplikimi për pozitat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si e vlerësoni këtë proces, të cilin e kemi pritur për një dekadë?
Peter Bach: Do të dëshiroja t’ju përkujtoja se ky është vetëm një proces i aplikimit paraprak dhe se aplikacionet e veçanta për pozitat specifike do të pranohen vetëm pas shpalljes së pozitave të veçanta nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
Kush janë anëtarët e komisionit?
“Bota sot”: Cilat kanë qenë arsyet që disa prej aplikacioneve janë refuzuar që në fillim?
Peter Bach: Kandidatët që nuk e kanë kaluar provimin e jurisprudencës, pastaj ata që kanë më pak se tre vjet përvojë përkatëse pune ose ata që janë afër moshës së pensionit, fillimisht ishin të refuzuar, sepse nuk i plotësojnë kriteret themelore për emërimet gjyqësore të përmendura në Udhëzimin administrativ 2005/52, neni 6.
“Bota sot”: Ka shumë kritika nga institucionet vendëse gjyqësore në lidhje me mospërfshirjen e ekspertëve vendës që nga fillimi i procesit?
Peter Bach: Tre gjyqtarë e prokurorë vendës do t’i bashkohen Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial pas përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovës. Më vonë, pas përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve e prokurorëve nëpër zyrat rajonale të gjykatave dhe prokurorive, edhe dy gjyqtarë e prokurorë të tjerë, të këtij niveli po ashtu do t’i bashkohen komisionit. Kështu që, përfundimisht komisioni do të përbëhet nga pesë (5) gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe pesë gjyqtarë e prokurorë vendës.
“Bota sot”: Sa gjyqtarë dhe prokurorë planifikoni t’i pranoni dhe a keni kandidatë të mjaftueshëm që janë të interesuar të jenë pjesë e këtij procesi?
Peter Bach: Numri i të emëruarve varet nga pozitat që janë në dispozicion. Sipas Ligjit aktual të gjykatave, janë rreth 420 pozita për gjyqtarë dhe prokurorë. Po, kemi numër të mjaftueshëm të kandidatëve. Procesi i aplikimit paraprak është duke ecur shumë mirë. Ne kemi shumë kandidatë të interesuar që do të thotë se të gjitha pozitat do të plotësohen.
“Bota sot”: A mendoni se do të emëroni njerëz të besueshëm dhe se sundimi i ligjit do të fitojë besimin e merituar?
Peter Bach: Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial synon të përzgjedhë kandidatët sipas standardeve më të larta profesionale dhe integritetit moral në përputhje me kriteret e përcaktuara në legjislacion. Procesi i përzgjedhjes do të realizohet në përputhje me standardet evropiane dhe sipas meritës.
Hapi tjetër është testi i etikës
“Bota sot”: Kur do të bëhet emërimi i parë i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në Republikën e Kosovës dhe kur do të shihen rezultatet e para nga KPGjP-ja?
Peter Bach: Momentalisht jemi në përfundim të procesit të aplikimit paraprak. Hapi tjetër është testi i etikës. Vetëm atëherë do të mund të bëhej shpallja e pozitave për Gjykatën Supreme dhe Prokurorinë e Kosovës. Pas kësaj pason periudha e verifikimit e më pas kandidatët do t’i nënshtrohen komisionit. Megjithatë, për shkak të pushimeve në gjyqësi gjatë muajve korrik e gusht 2009, ky proces ndoshta do të zhvillohet vetëm pas pushimeve, kështu që unë pres që komisioni t’i përfundojë rekomandimet e para në vjeshtë të vitit 2009.
“Bota sot”: Cilat janë problemet me të cilat ballafaqoheni në këtë proces shumë të rëndësishëm të emërimit?
Peter Bach: Deri më tani në fakt nuk jemi ballafaquar me ndonjë problem. Projekti është në rrugë të mbarë dhe ne kemi pasur një numër të madh të kandidatëve që tregon një interesim të madh për procesin.
“Bota sot”: Pasi që jeni ekspert në fushën e drejtësisë dhe gjyqësisë çfarë është vlerësimi i juaj për udhëheqësit aktualë të këtyre dy fushave?
Peter Bach: Nuk është imja të komentoj pasi që përfaqësoj një institucion të pavarur me një mandat të definuar qartë i cili nuk përfshin një vlerësim të tillë.
“Bota sot”: Kush do të përkujdeset për një reformim të mëtejmë në këto fusha?
Peter Bach: Këshilli Gjyqësor i Kosovës do ta trashëgojë procesin pasi Komisioni i Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial ta përfundojë projektin e vet.
“Bota sot”: A mendoni se do të ketë paga më të larta për gjykatësit dhe prokurorët në mënyrë që korrupsioni të mos i shtrij rrënjët ?
Peter Bach: Mendoj se kjo pyetje duhet t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës, pasi është jashtë mandatit të KPGjP-së.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fjalë të Urta - Mirësia; Drejtësia
» Drejtësia në Kosovë ka degraduar dhe po keqpërdoret
» Drejtësia, segmenti më i rëndësishëm i shtetit shqiptar
» Me akuzat e PDK-së do të merret drejtësia në Kosovë dhe në Amerikë
» Preteni: Drejtësia të bëjë publike problemet që ka

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi