Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjin Musa:Biografia e Musa Jupollit

Shko poshtë

Gjin Musa:Biografia e Musa Jupollit Empty Gjin Musa:Biografia e Musa Jupollit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 10, 2012 1:07 am

Gjin Musa:Biografia e Musa Jupollit 195232_100000990016558_1188376425_n

Gjin Musa:Biografia e Musa Jupollit

Gjin Musa:Biografia e Musa Jupollit 371304_1475749406_1943053091_n

BIOGRAFIA E CDO NJERIU MBART NE VETVEHTE NJE MESAZH PER TE TJERET,SA RESPEKTOHET.., I MBETET KOHES PER TA TREGUAR.
Njè personazh me njè bagazh tè pasur nè tè gjitha kuptimet do keni mundèsinè ta njihni mè mirè ditèn e shtunè nè ora 20/00



nè Intervistèn e :

GAZETARIT GJIN MUSA ME Z.MUSA JUPOLLI
Musa Jupolli u lind më 07/06/1955 në fshatin Shajkofc( Alban) të Podujevës .
Ka kryer studimet Gjuhë dhe Letëesi shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Që i ri filloi të shkruaj poezi, të cilat i botoi kryesisht në Zërin e Rinisë dhe në Flaka e Vêllazërimit.
Që nga viti 1984 jeton dhe vepron në Francë. Atje vazhdoi aktivitetin e tij për çështjën kombëtare, ku edhe themeloi Shoqatën ALBAKOS, e para shoqatë shqiptare në FIDH. Pati takime të dendura me aktivistë , ideolog e politikanë të ndryshëm deri në nivelin më të lartë dhe kudo e shtroi çështjën e Kosovës dhe të shqiptarëve. Më 1985 takohet me Ibrahim Rugovën nä Paris dhe qysh atëherë bisedoi për çështjen e njohjes ndëkombëtare të Kosovës dhe pavarësinë e saj .
Mban shumë takime dhe konferenca në Francë, Belgjikë, Danimarkë, Itali, e gjetiu, ku flet pë çështjen e Kosovës dhe për kulturën shqiptare.
Që nga viti 1986 njihet me Ismail Kadare dhe botoi intervistën e parë të tij mbasi mori azil politik në Francë, si dhe shumë intervista e shkrime tjera, që i botoi në shtypin shqiptar dhe françeez.
Është takuar tri herë me Jacques Chirac, atëherë President i Francës, për Të biseduar për Kosovën.
Në vitin 1999 kthehet për vizitë në Kosovë dhe ishte mysafir i Bernard Kushnerit, që njihet me të që nga viti 1988.
është themelues i Comité Kosova , në Revistën e intelektualëve françez ESPRIT në vitin 1990 me Antoin Garapon (Magjistratura Françeze si dhe Drejtorin e kësj revista , filozofin Olivier Mongin.



Më 2001 ka botuar librin " LE Gardien de Chevaux" Paris
Më 2002 nxjerr cikël poezie "Voix d' Encre"
Më 2008 botoi romanin " Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjitha luleve" , Faik Konica , Prishtinë
Më 2009 botoi librin publicistik DITAR, Faik Konica, Prishtinë
Më 2010 botoi romanin ' 99 , Faik Konica, Prishtinë
Më 2011, botoi librin me poezi " Kosovë p(R)ozë e gjatë...Faik Konica, Prishtinë
Mê 2012 botoi librin me poezi " Poemë n' Udhëtim" , Rugova Art, Prishtinë!


Jeton dhe vepron në Paris !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi