Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doli nga shtypi libri më i ri i Musa Jupollit:"Poemë n´udhtim"!

Shko poshtë

Doli nga shtypi libri më i ri i Musa Jupollit:"Poemë n´udhtim"! Empty Doli nga shtypi libri më i ri i Musa Jupollit:"Poemë n´udhtim"!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 12, 2012 11:47 am

Doli nga shtypi libri më i ri i Musa Jupollit:"Poemë n´udhtim"! 603198_4631320869117_1705073867_n

Doli nga shtypi libri më i ri i Musa Jupollit:"Poemë n´udhtim"!

Shkrimtari dhe poeti Musa Jupolli, i cili jeton dhe vepron në Francë, këto ditë botoi librin e tij më të ri poetik “Poemë n’udhëtim”. Këtë libër, i cili ndahet në katër cikle:”Për ty atdhe”,”Poemë n’udhëtim”,”Për fatin tonë” dhe ”Estetika e atdheut tim”, e shquajnë mjaft motive krijuese e poezi tematike, që përbëjnë tërësinë e kësaj vepre më të re të autorit Jupolli. Poeti këtu ndërton një botë të tijën të veçantë poetike me ligjërimin e tij sa të formësuar poetikisht sa të nivelizuar ligjërimisht, por edhe të pasur semantikisht. Janë nga më të ndryshmet tematikat e kësaj poezie, si ato të mërgimit, të atdhedashurisë, tematika historike, e që e shquajnë kështu këtë gamë poezish të librit “Poemë n’udhëtim” si për nga thellësia e mendimit dhe botës ndjenjore të saj, si për nga gjerësia e preokupimeve krijuese të poetit Jupolli etj. Poeti Musa Jupolli ka shkruar e botuar edhe vepra tjera pararendëse, sikur janë: “Le gardien de chevaux”, “Sytë e tu kanë ngjyrën e të gjithave luleve”, pastaj librin publicistik “Ditar”, romanin “99”, “Kosovë p(r)ozë e gjatë”.
Librin e autorit Musa Jupolli “Poemë n’udhëtim” e botoi Shtëpia Botuese “Rugova Art” në Prishtinë,2012.

N.S.K
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi