Besmir Semanaj:Një 100-vjetor i lavdishëm i Pavarësisë së Shqipërisë në Mynih (Gjermani)
Faqja 1 e 1

Ethet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë kanë mbërthyer prej muajsh mjaft shqiptarë patriotë e atdhetarë. Kudo nëpër botë ku ka shqiptarë, në mënyra të ndryshme po organizohen aktivitete multikulturore, në respekt të këtij viti jubile për kombin shqiptar.
Duhet të dini se, ai që s’ka komb, ai nuk i përket as njerëzimit. Ai nuk ka as farë e as fis, nuk ka se me të krenohet dhe identiteti i tij është i nëpërkëmbur. Sa më shumë të vlerësosh atdheun tënd dhe të kontribuosh për të, aq më tepër do të vlerësojnë të tjerët personalitetin dhe karakterin tënd.
Ky 100-vjetor i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në qytetin e Vlorës, më 28 nëntor 1912, nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dhjetëra e qindra patriotë të tjerë, do të kujtohet ashtu siç i ka hije dhe si duhet në Gjermani nga mërgata shqiptare e këtushme.
Mynihu do të jetë një nga qendrat kryesore të Gjermanisë, ku jehona kuq e zi do të “tingëllojë” hareshëm e plot kuptim e “vrull” atdhetar. Siparin e festimeve do ta hapin aktiviteti i 17 nëntorit 2012, në orën 13:00, në sheshin Odeonsplatz, në Mynih. Organizatori kryesor, Besnik Rama, ka marrë të gjitha masat e domosdoshme për mbarëvajtjen e suksesshme të këtij organizimi, së bashku me grupin e punës, (Donika – Stefan Zonja, Hateme-Ekrem Morina, Avni Latifi, Safet Shaqiri, Anton Krasniqi, Altin Dema, Fadil Sllamniku, Lulzim Maliqi etj) të cilët punojnë prej muajsh me plot gjallëri për nder të 100-vjetorit të Festës së Flamurit.
Më 17 nëntor, Komuniteti Shqiptar në Mynih do të organizojë një aktivitet artistiko-kulturor, i pasur me këngë, valle e recitime nga koha e artë e Rilindjes Shqiptare. Moderatorja dhe drejtuesja e këtij programi do të jetë e mirënjohura dhe legjenda e ekranit shqiptar, Tefta Radi. Të pranishmit do t’i nderoj me pjesëmarrjen e saj edhe Artistja e Merituar, aktorja e famshme shqiptare, Roza Anagnosti. Gjithashtu, prania e ambasadorëve të Shqipërisë dhe Kosovës dhe e gjithë trupit të tyre diplomatik në Gjermani do të jetë një tjetër respekt për të pranishmit, që priten të jenë me mijëra në sheshin kryesor të Mynihut, Odeonsplatz. Me praninë e tyre do të na nderojnë edhe përfaqësues të politikës lokale dhe qëndrore të qeverisë bavareze.
Java Shqiptare në Mynih, pas manifestimit madhështor më 17 nëntor, do të vazhdojë edhe të nesërmen e datës 18 nëntor, në orën 11:00, në Blodigstr. 4, me organizatore Mislim Berisha dhe Isuf Bytyci, me një programacion të larmishëm, duke filluar nga ekspozita vizatimore e fëmijëve shqiptarë, me programin kulturor e me një film të regjisorit Bekim Sele e deri tek gatimet dhe ushqimet tradicionale shqiptare.
Ndërkaq, më 29 nëntor, në orën 19:00, në Universitetin e Mynihut LMU / IBZ der Wissenschaft, z. Eshref Januzaj do organizoj një simpozium ku do të flitet për historinë, letërsinë, artin dhe politikën shqiptare. Referues do të jenë: Prof. Dr. Bartl, Prof. Dr. Bardhyl Demiraj dhe Dr. Kiqmari.
Dhe në përfundim, Shoqata Iliria në bashkëpunim me Shoqatën e Gruas do e mbyllin javën shqiptare kushtuar 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Sieboldstraße 11, Mynih, me këngë, valle, recitime, ushqim tradicional, punime artizanale etj.
Komuniteti Shqiptar në Gjermani ju fton të jeni të pranishëm në datat e aktiviteteve, që organizohen për nder të Shqipërisë, festës së Flamurit dhe kombit shqiptar, i cili ka mbushur 100 vjet nga krijimi i tij si shtet. Përveç mjaft shqiptarëve në Gjermani dhe nga shtetet e tjera të diasporës, si dhe të diplomatëve dhe politikanëve bavarezë, do të vijnë edhe politikanë, aktivistë e patriotë të shquar nga Shqipëria për të përshendetur aktivitetin dhe për t’u bërë pjesë e jehonës shqiptare në Mynih, e cila që tanimë ka filluar të krijojë një klimë të jashtëzakonshme. (Besmir Semanaj – Nacionalalbania.al)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besmir Semanaj:Shtërngohu “Edvin” po te vjedhin LESHIN
» Masakra e fëmijëve në Mynih. Ja historia e 5 të rinjve që u vranë në Gjermani
» Isa Boletini, gjeneral i pavarësisë së Shqipërisë

» Jeton Ameti: Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi