Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë!

Shko poshtë

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë! Empty Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 10:51 am

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë! Vilhelme-Vranari-Haxhiraj

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Mirëmëngjes Vlorë!

Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë! 56702294
Mirëmëgjes qytet i diellit!
O mëmë,
Mirë se të gjej...
në këtë 100 vjetor!
Më thuaj,
Ç'të ka rënë kaq nur?
Mos kaltërsia ballin ta puth?
Mbi faqet e tua të sedefta..
ulliri shekullor
lotë malli sot rigon.
Kanina me kalanë
të pëshëndesin ndër kohë
Flamurin e Pirros,
të Gjergj Arianitit
të Gjergj Kastriotit
dhe Ismail Qemalit
ngrehin sipër mbi ballkon.
Rrezet e diellit mëngjesor
Të arta kanë dalë sot...
nga Kaçaniku e Qafa e Koçiut
të përkëdhelin këtë 28 Nëntor...
Shashicë...
Karaburun...
Sazan e Triport...
me krahë të kanë mbështjellë.
ëmbël ta puthin atë kurorë
që simbolin e kombit
lart ...lart...
të papërlyer...
ndër shekuj mban
e shenjta dorë.
Mirëdita, Vlorë...
jam unë bija jote që të falem,
ty, Hyjneshë që s'do skulptor.
peneli e dalta e mëmës natyrë
stolisi Parajsën e Vendit Blu,
Kryezonjën...
Vlorën e Kombit Arbëror!
Bekuar qofsh për jetë e mot,
Vlora e Ismail Qemalit,
Vlora e Kosovës e Çamërisë...
e shqiptarëve kudo në botë,
t'u madhoftë emri,
Vlorë e historisë
vatër e identitetit
që gjithandej jehonë
o moj Vlora jonë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi