Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare

Shko poshtë

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare Empty Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 2:14 am

Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare U1_VilhelmeHaxhirajShkrimtarja Vilhelme Haxhiraj përfiton Pension të Posaçëm, nga qeveria shqiptare. Pas një vendimi të Këshillit të Ministrave shkrimtarja e mirënjohur shqiptare Vilhelme Haxhiraj (Vranari)ka përfituar një pension të posaçëm. Kjo ndihmë monetare besohet se do ta përmirësojë cilësinë e jetës së shkrimtares vlonjate, e cila për 45 vite ka njohur luftën e egër të klasave, internime,mohimin e çdo të drejte dhe vlere njerëzore, nxjerrjen jashtë radhëve të arsimit dhe mohimin e marrjes së diplomës së Universitetit. Ndërsa për krijimtari as që bëhej fjalë, për derisa nuk ushtronte profesionin e mësuesisë, nuk mund të lejihej të botonte libra.Ishte mollë e ndaluar të ëndërronte për të qenë dikushi. Znj. Haxhiraj është sot një nga shkrimtaret më në zë të letërsisë bashkëkohore shqiptare, e shquar për lëvrimin me sukses të të gjitha gjinive letrare.

E pyetur nga gazeta “Nacional”, zonja Haxhiraj u shpreh se: “Së pari ndihem e vlerësuar moralisht dhe pastaj financiarisht. Për këtë vlerësim të Qeverisë shqiptare, falenderova Kryeministrin, Prof.Dr. Sali Berisha nëpërmjet një E-maili,si edhe përmes një SMS –je. I jam mirënjohëse z. Berisha se po të ishte për të tjerët, dosja ime do të ngelej në sirtar edhe dy vjet e gjysëm të tjera.”

Shkrimtarja Haxhiraj pas vitit 90 ose më sakt në 13 vite (1996-2009) ka botuar 21 vepra letrare mjaft cilësore, nga këto 10 (dhjetë) romane në shqip.Ndërkohë para një muaji u botua një libër me poezi në Bukuresht në dy gjuhë (rumanisht- shqip). Botimi në gjuhën rumune u realizua nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Ruamanisë. Gjithashtu ka gati 4 libra të tjera për t’u botuar gjatë vitit 2010.

Veç botimeve të bollshme, autorja është vlerësuar nga kritika, analistë, shkrimtarë dhe lexues si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Krijimtaria e Vilhelme Vranari(Haxhirajt) është vlerësuar me disa çmime si brenda dhe jashtë vendit, si në Itali dhe Kosovë nga juri prestigjioze. Shkrimtarja gjithashtu jep kontributin e vet të çmuar në publicistikë, si në mediat e vendit edhe ato botërore. Theksojmë se është një nga bashkëpunëtoret prestigjioze të Shtëpisë Botuese “Nacional” dhe gazetës “Nacional”. Si autore është mjaft e kërkuar nga lexuesit tanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.Tani kërkohet edhe nga Arbreshët e Italisë, katedra e Gjuhës Shqipe.

Shkrimtarja Haxhiraj në fund shprehu edhe një herë mirënjohjen për Kryeministrin dhe Këshillin e Ministrave duke deklaruar: “ Vlerësimi i Qeverisë shqiptare më frymëzon dhe më nxit për të dhënë vlerat të tjera në Letërsi, publicistikë, të luftoj kundër dhunës në familje dhe për barazinë gjinore.”

(E diel 27/12/2009 Gazeta Nacinal, Tiranë)


Zgjodhi për Zemrën Shqiptare: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi