Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Faqja 1 e 1
Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) vlerësohet në Prizren...
Vilhelme Vranari (Haxhiraj) |
“MIRËNJOHJE E LIDHJES SË PRIZRENIT”
PRIZRENI, MES FLAMUJVE KUQ E ZI, FESTON ME FËMIJËT E VLORËS
131 VJETORIN E LIDHJES SË PRIZRENIT
Nga Irena Toçi
Skenari “Festojmë së bashku një Qershorin” në qytetin e Vlorës, në ambientet e shkollës “Jani Minga, u realizua bukur dhe me pjesëmarrjen e grupit të valleve të Ansamblit të Qendrës Kulurore të Fëmijëve. Z.Jani Gjergji, koreografi i tyre i palodhur,, më ftoi si skenariste dhe z. Fitim Haxhiraj si regjisor të festës së një Qershorit, që të shkonim me ta në Prizren, ku ishin të ftuar për koncert. Ishte një lajm i këndshëm dhe një mundësi për të vizituar Kosovën e lirë. Ishte shumë tunduese, sepse do të merrnim pjesë në festën e organizuar për 131 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Vizita në Prizren, u arrit fal ftesës së z. Jani Gjergji, të cilit i jemi mirënjohës.
Të udhëtosh apo të punosh me fëmijët është jo vetëm bukur, por aq kohë sa je në shoqërinë e tyre, harron moshën, lodhjen, hallet dhe i thua stresit: “Largohu nga unë! Nuk më nevojitesh. Më lejo ta përjetoj edhe njëherë fëmijërinë.”
Pa marrë parasysh rrugën e gjatë, por udhëtimi mespërmes Shqipërisë, duke u nisur nga Vlora, rrugë që e ndan vendin në 2 pjesë; një veriperëndimore dhe një jugëlindore, udhëtimi është i bukur dhe i magjishëm.
Pas bregdetit nis rruga drejt verilindjes, mes monopateve, qafave ndërmalore dhe luginave të panumërta të Shqipërisë Qëndrore dhe Veriore. Gjelbërimi i stinës, lulet shumë ngjyrëshe, aromat dehëse të natyrës sonë magjepsëse dhe simfonitë e zogjve, e bënë të papërmbajtshëm ngazëllimin e fëmijëve. Këndonin si krushqit që shkojnë për të marrë nusen. Hareja dhe lumturia u shihej në sy e në veprimet e tyre fëmijënore. Paralel me ne, garonte gjigantja, rruga Durrës- Prishtinë. Kush e pa dhe nuk u mahnit, apo nuk u ndje krenar për këtë vepër madhore, që do të renditet midis mrekullive të shekullit të ri. Sa shumë është folur për të?! Sa baltë kanë dashur të hedhin mbi këtë kryevepër, që është një fakt i pamohueshëm i kohës. Puna flet vetë. Veç tunelit që përshkon malet e zonës tej-përtej (duke shkurtuar shumë rrugë, kohë dhe mënjanon lodhjen), urat e mëdha në të dy anët e Kukësit, janëdy vepra arti kolosale më vehte . Këtë rrugë që ribashkon trojet e një kombi të ndarë, copë- copë, qysh nga fillimi i punimeve, e kam quajtur “SHTYLLA VERTEBRALE E KOMBIT SHQIPTAR”. Autostrada ka arritur deri në kufi, në Qafë Morinë, ku bashkohet me rrugën ku nis jetën shteti më i ri në botë, Kosova. Në doganë na priste Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe valleve “Lidhja e Prizrenit” (Prizren), z. Jeton Qafleshi, i cili na udhëhoqi deri në Prizren. Pasi shpërndan fëmijët nëpër familjet bujare e mikpritëse prizrenase, Jetoni na shoqëroi me dy taksi në hotel Tirana. Darkuam në restorant Theranda, që mban emrin e Prizrenit antik, ku na priste koreografi dhe mësuesi i edukimit të Komunës së Prizrenit, Gazmend Dervishi. Ishte një pritje e ngrohtë e vëllazërore.
Shkela për herë të parë në Kosovë, por më dukej sikur njihesha me ta qysh kur lindua dhe padrejtësisht koha na kishte ndarë. Ndaj ndjenim mall prej ndarjes së gjatë dhe ritakimit tonë tejet të vonuar. Ishte një pritje e gjatë, gjysmë shekullore që i ndau shqiptarët, si brenda dhe jashtë kufirit. A e meritonte shqiptari fisnik, bir i një race të kulluar iliro-pellazge, që flet një gjuhë, ka një traditë, një kulturë dhe një histori, të ndahej e copëzohej, kombi më i lashti i Evropës? Si mundën vallë diktatorët e kuq, Hoxha me Milosheviçin, lejuan që kjo tokë e virgjër, e pasur dhe tejet e bukur të shndërrohej në një burg apo të mbushej plot me varre pa emër? Sa gjak i pafajshëm shqiptari është derdhur ndër shekuj. Me gjak të pastër arbëri, mes luftrash dhe përpjekjesh u shkrua historia jonë. Ishin këto arsyet që qëndronim bashkë me vëllezërit tanë prizrenas deri pas mesnate. Donim të mësonim se ç’kishte bërë secili gjatë kohës së mohuar. Tek ata njerëz bujar vura re, një virtyt të trashëguar, shqiptarizmin. Binte në sy etja për të rinjohur racën e tyre, për t’u çmallur, për të komunikuar në gjuhën e mëmës, për të njohur në mënyrë të ndërsjelltë kulturën, folklorin aq të pasur dhe tejet të larmishëm të krahinave të ndryshme të kombit. Fantazia e pasur, si bukuria e atyre anëve, e nënave artizane, motrave dhe bijave kosovare, hijeshonte atë mëngjes të praruar Prizrenin e bukur, që magjeps e ngërthen shqisat, mendjen dhe ngjall kureshtjen e çdo vizitori. Kush shkeli një herë në Prizren dhe nuk u mrekullua nga bukuria, madhështia mbizotëruese e natyrës, kultura antike, nga mjedisi i pastër nën kujdesin e qytetarëve. Nën këmbët e kalasë së lashtë, gurgullojnë ujërat e kristalta të lumit Lumëbardh, i cili lidh dy anët e qytetit përmes 9 urave. Mes tyre spikat “Ura e Gurit” e shek XIV. Kur zbret nga kalaja, ndalesh tek Rrapi 550 vjeçar, që i parë nga larg i ngjan një shqiponje. Ura të çon në shëtitoren e qytetit me kalldrëm të vjetër, ku në qendër shijon ujin e Kroit në Shatërvan. Sipas gojëdhanës thouhet: “ Kush pi ujë një herë në Shatërvan, do ta ketë të vështirë të largohet nga Prizreni.” Përballë Shatërvanit, në harmoni gjenden “Ura e Gurit”, kisha e “Shën Gjergjit” dhe xhamia e “Sinan Pashës”. Përballë tyre, nën freskinë e lumit Lumëbardh, ishte ngritur podi i festës. Fasada e një shtëpie dykatshe ishte mbuluar me një flamur kombëtar. Gjithë Prizreni ishte veshur në kuq e zi. Në çdo ndërtesë, rrugë, pemë dhe në të gjitha urat valviteshin flamuj. Të gjithë mbanin në duar flamuj kombëtar. Nëpër rrugë vareshin shirita me tullumbace” flamur”. Po kështu fëmijët, veç flamujve, mbanin në duar edhe tullumbace të kuqe me shqiponjën e zezë. Të veshur me kostume kombëtare, nën tingujt e lodrës dhe duke kërcyer nëpër rrugë, të rinjë asganë e vajza të bukura lastarë, me gjatësi 2 metra, u drejtuan për në kompleksin ku, 131 vite më parë më 10 Qershor 1878 ,u formua Lidhja e Prizrenit. Ishin ansamblet e Prizrenit, Rugovës, Gjakovës, Pejës, Suharekës, Opojës etje. Mes tyre ishte edhe Ansambli i Fëmijëve Vlorë. Mes tingujve të Himnit Kombëtar, u çel sesioni jubilar i vitit 2009. Aktori Xhevdet Doda, paraqiti pjesëmarrësit që nderonin takimin, si Kryetar i Kuvendit Komunar të Prizrenit, Ramadan Muja, Ambasadori i Rep.së Shqipërisë në Rep.e Kosovës, Islam Lauka dhe shkrimtarja nga Vlora Vilhelme Haxhiraj.Kumtesën për historinë e Lidhjes së Prizrenit e mbajti Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Enver Baftiu,i cili theksoi : “Zgjerimi i shteteve të reja ballkanike, si Greqi, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, ishin shtysa për krijimin e kushteve për një Kosovë të Pavarur. Lidhja e Prizrenit u krijua si pasojë e përpjekjeve të intelektualve,e cila përgatiti kryengritjet e aramatosura për pavarësi nga Porta e Lartë.
Prof. Dr. Ramadan Muja, Kryetar i Kuvendit Komunar e historian,e cilësoi Lidhjen e Prizrenit Organizmën e parë politike me atributet e Qeverisë së Përkohshme. Copëzimi i Shqipërisë rrezikoi humbjen e identitetit tonë kombëtar, duke na ndarë mes Sebisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë. Pas kumtesave, u kënduan këngë patriotike nga Ansambli “Lidhja e Prizrenit.. Nën drejtimin e Sadedin Kiçit dha koncert Shkolla e Mesme Artistike Prizren, si dhe Ansambli Rugova. Pas vizitës në ambientet historike të Lidhjes së Prizrenit, ku ishte paraqitur një ekspoze fotografish si memorie e historisë, të gjithë u drejtuan për në Sheshin e Shatërvanit, ku festonin mijëra prizrenas dhe nga krahinat e ndryshme të Kosovës. Festa vazhdon me këngë e valle deri në mesnatë. Prizrenasit trokasin gotat dhe nga shpirti u buron urimi: Gëzuar Kosovë! I urojmë mijëra përvjetore Lidhjes së Prizrenit në Pavarësi! Kjo ishte ëndrra e atyre patriotëve që krijuan këtë Besëlidhje Historike, që donte të mbronte fatet e kombit. Vizitat në monumentet kulturore që Prizreni i ka me bollëk, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve, plus bukurisë natyrore në këmbët e maleve Pashtrik dhe Sharr, klimës, ujit si qelibar mikpritjes, bujarisë, liqeneve, akullnajore mbi të gjtha Uji Ishatërvanit,nuk të lënë të largohesh prej këtij qyteti turistik. Kjo ditë vazhdoi me promovimin e librit të Ramadan Bashës”Kosova Ishte jetae tij”,monografi, kushtuar dëshmorit të lirisë, Hajdar Shala “Iliri”.Me atë rast më ftuan edhe mua të përshëndesja.
Në fjalën time theksova se historianët kurrë nuk duhet të harrojnë se Lidhja e Prizrenit kundërshtoi Traktatin famëkeq të Shën Stefanit dhe Kongresin e Berlinit, që preknin tërësinë tokësore shqiptare. Fakt i pamohueshëm është Konferenca e Prevezës (shkurt 1779), ku nga krerët e Lidhjes sé Pizrenit iu kërkua Portës së Lartë që të mos aprovonte synimet e Greqisë ndaj Çamërisë. Pikërisht për këtë arsye Abdyl Frashëri, që merrej me punët e jashtëme të Lidhjes, me një delegacioni në pranverën e vitit 1879, u nis në takime me Fuqitë e Mëdha. Që nisi një inkursion të tillë shumë të rëndësishëm për fatet e atdheut, shiti pasurinë e tij (Avdul prishe pasurinë një barrë flori…dhe Bismarku seç të pyeti, djalo nga je ti?-Unë jam nga Shqipëria, Abdyl Frashëri, i rritur në ato male me libra në gji…mendoni mirë ju për Shqipëri, mos e bëni copa-copa sikur s’ka njeri”, -është këngë që këndohet edhe në ditët tona. Ishte trimëri të ngriheshe kundër të fortëve, duke e shkrirë pasurinë . Por për Lirinë e Kombitshqiptari kadhënë jetën. Krahas burrave të shquar që u përmendën në tubim ,si Imer Prizreni, Ilias Pashë Dibra (Qoku), Sulejman Vokshi, nuk duhet lënë pas dore atdhetari i madh Abdyl Frashëri. Përpjkjet për themelimin e Lidhjes sé Priizrenit, nisën herët qysh me Komitetin e Janinës, të Stambollit të udhëhequr nga A. Frashëri. Nuk duhen harruar një sërë kuvendesh që nisin nga 1616, si i Kuçit, Mirditës, Malësisë së mbi Shkodrës, i Moraçës dhe ai që vendosi për një lëvizje të armatosur ishte Kuvendi i Gjirokastrës. Kosovës i kam kushtuar mjaft punime historike përmes medias dhe një roman që i kushtohet vitalitetit të gruas kosovare. Personazhi kryesor, Irena Prizreni, bijë e një familjeje të përndjekur nga serbët, një femër me norma që vetflijohet për dashurinë bashkëshortore dhe fëmijët. Për nder të të pranishmëve dhe heroit Hajdar Shala, citova poezinë “Lëngojnë Kujtimet”. Në mbrëmje, në Sheshin e Shatërvanit, prej orës 17-deri në mesnatë dhanë koncerte gjithë ansamblet e lart përmendura, ku veçoj koreografinë e mrekullueshme të Gazmend Dervishit dhe të Jeton Qafleshit. Nuk di përse më kujtuan Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Tiranë të viteve 1962, kur fituan medaljen e artë në Dizhon të Francës. Ju lumtë koreografëve që kanë ruajtur të paprekur folklorin e çdo krahine të Kosovës. Aty u kërcye vallja e quajtur “Këlliçoja”, që përbëhet nga 12 valle, e burrave, e grave, e përbashkët, sup më sup etje. Takimi me shkrimtarët poetët që na shoqëruan gjithë kohën, ishte një ngjarje më vete. Falenderoj z.Berat Batiu,kryetar i shoqatës së shkrimtarëve “FIDANI”.Me ta këmbyem përvoja për botimet, vërshimin e krijimeve me apo pa vlera, lënia në harresë e letërsisë nga institucionet dhe rënia e interesit për librin nga lexuesi.U larguam ditën e katërt, duke i lënë në festën e çlirimit të Prizrenit. Morëm me vete një copëz Kosovë.. Me të drejtë lidhja shpirtërore që krijon me Prizrenin, gjendet tek shprehja :Kush pi ujë te Kroi i Shatërvanit, ngelet aty.” Me të vërtet është një qytet që nuk harrohet lehtë. Prizreni i bukur të fton të kthehesh e ta vizitosh herë pas here.
Për ZSH: Albert Zholi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrimtarja Vilhelme Haxhiraj (Vranari) vlerësohet nga Qeveria Shqiptare
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë!
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Një metër kub ajër(-tregim-)
» Vilhelme Vranari: Letërsia ndryshe kërkon rivlerësim...
» Mujë Buçpapaj: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Mirëmëngjes Vlorë!
» Vilhelme Vranari Haxhiraj:Një metër kub ajër(-tregim-)
» Vilhelme Vranari: Letërsia ndryshe kërkon rivlerësim...
» Mujë Buçpapaj: Intervistë me shkrimtaren Vilhelme Vranari
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi