KFOR-i nuk e lejon ROSU-n për të shkuar te ”Kroi i Vitakut”

S'ka nevojë për
(I Plotësuar) - Policia e Kosovës ka vënë në gjendje gatishmërie njësitet e saja speciale për të ndërhyrë në rast të përkeqësimit të mëtejmë të situatës në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se pjesëtarët e njësisë speciale “ROSU” gjenden në Suhadoll, por se mund të aktivizohen në raste të nevojës.
Ai, megjithatë, tha se për momentin situata është nën kontrollin e njësiteve lokale të policisë.
“Ende s’ka nevojë për angazhimin e këtyre njësive. Presim në rast të tensionimit të mëtutjeshëm kur kërkohet reagimi i këtyre njësive të bëhet një gjë e tillë. Kjo mbetet në nivelin e rendit publik”, tha ai.
Përfaqësuesit e lagjes “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës, ndërkaq, e cilësuan të rëndë situatën aktuale duke thënë se disa serbë të asaj pjese në mënyrë të mobilizuar kanë bllokuar në mëngjesin e së enjtes punimet në rindërtimin dhe ndërtimin e një pjese të shtëpive në këtë lagje.
Përfaqësuesi i banorëve të kësaj lagje, Njazi Ismaili, tha se serbët kanë bllokuar disa rrugë duke pamundësuar arritjen e punëtorëve tek shtëpitë përkatëse.
“Serbët e kanë bllokuar në të gjitha anët-pikërisht aty ku kanë filluar të punohet në ndërtimin e shtëpive. Janë mjaft shumë serbë dhe puna është e bllokuar totalisht”, tha ai për të shtuar se vetëm në disa pjesë po mund të vazhdojnë punimet në ndërtimin e gjithsejtë tetë shtëpive të reja.
Hoti tha se, në bashkëpunim me KFOR-in dhe EULEX-in, janë duke u shqyrtuar mundësitë për zgjidhjen e problemit.
“Të gjitha rrethanat që paraqiten në terren do të koordinohen me qëllim që, në radhë të parë, të sigurohet jeta e qytetarëve, e policëve dhe punëkryesve në terren për të shikuar pastaj rrethanat për gjetjen e modaliteteve”, u shpreh ai.
Ditë më parë, te kroi i Vitakut ndodhi një shpërthim pa pasoja në njerëz.
Incidenti, megjithatë, shkaktoi tensione tek banorët e asaj pjese.
Serbët kundërshtojnë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara gjatë luftës sikurse të atyre që janë në ndërtim e sipër.
Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se “Qeveria e Kosovës mbështet fuqishëm ndërtimin e shtëpive në pronat e tyre për qytetarët në veri, pa dallime etnike.
Ai theksoi se “Qeveria e Kosovës do të jetë pranë qytetarëve aty që të mos ketë asnjë pengesë prej kujtdo qoftë” duke thënë se misioni e Kombeve të Bashkuara në vend “nuk ka të drejtë as morale, as legale, as legjitime të pengoj apo të pretendoj të pengoj ndërtimin e shtëpive dhe rikthimin e qytetarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre”.
Veriu i Kosovës vazhdon të mbetet vatër tensionesh për shkak të kundërshtimit të autoritetit shtetëror nga serbët lokalë.
Ditëve të fundit, janë shënuar një varg incidentesh në atë pjesë të vendit.
“ROSU” nuk janë penguar nga KFOR-i?
Policia e Kosovës raporton se gjendja në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë vazhdon të mbetet e tensionuar. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti ka thënë se nga mëngjesi nuk ka pasur ndonjë incident për t’u theksuar. Ai ka mohuar disa deklarime në media se pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës “ROSU” janë penguar nga KFOR-i për të lëvizur më tutje në Suhodoll.
Rindërtimi i disa shtëpive të djegura gjatë luftës në lagjen “Kroi i Vitakut” vazhdon të pengohet nga sulme dhe kërcënime të serbëve në veri. Përderisa Policia e Kosovës ka bërë gati njësitë speciale dhe i ka vendosur në Suhodoll, KFOR-i gjithashtu ka shtuar prezencën në këtë pjesë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti ka thënë se gjendja po menaxhohet me njësitë e rregullta.
Gjithashtu mësohet se Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestim punëtorët serbë të UNMIK-ut të cilët po u kërkojnë leje banorëve shqiptarë që po rindërtojnë shtëpitë e tyre te “Kroi i Vitakut” në Mitrovicë.
Burime brenda policisë kanë shpjeguar se të njëjtit punëtorë që po kërkojnë leje janë të njëjtit që është vërtetuar se punojnë edhe për strukturat paralele serbe në veri.
Kryeministri i ka kërkuar të mërkurën nga UNMIK-ut që të mos përzihet në kompetencat e autoritete lokale. Ndërsa deri më tani misioni i OKB-së në Kosovë nuk ka komentuar rreth kësaj çështje.
Gjendja në veri është përkeqësuar javët e fundit që kur banorët shqiptarë kanë tentuar sërish të rindërtojnë shtëpitë e tyre në këtë pjesë të Kosovë.

Pjesëtar të KFOR-it kanë ndaluar njësinë special të Policisë së Kosovës “ROSU”, te ura e Suhodollit, duke i penguar ata për të depërtuar në lagjen ”Kroi i Vitakut”.
Raportohet se brenda në thellësi janë mbledhur dhjetëra serb nëpër disa lokacione në përpjekje për t’i ndaluar punimet në rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.
Nëpër lagje vërehen prezencë e shtuar të Policisë së Kosovës, por edhe të KFOR-it. Gjithashtu vërehet se ka edhe shqiptar të tubuar dhe situate ende është e qetë, por është situatë nën tension.
>>Rexhepi: Shtëpitë do të rindërtohen

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vazhdojnë rindërtimet te Kroi i Vitakut
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» Organizohen kundër shqiptarëve te “Kroi i Vitakut”
» Shqiptarët dhe serbët shkëmbejnë zjarr te “Kroi i Vitakut”
» EULEX-i nuk lejoi vazhdimin e punës te Kroi i Vitakut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi