Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Taraj:Natë e helmët …

Shko poshtë

Ilir Taraj:Natë e helmët … Empty Ilir Taraj:Natë e helmët …

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 22, 2012 12:23 pm

Ilir Taraj:Natë e helmët … 62066_104855806243110_1171093_a

Ilir Taraj:Natë e helmët …

Nuk mund të flija këtë natë,
Mendimet zbraznin zhurmë krisma
Harbonin pakufij përtej,

Me tërsëllimë e klithma,
Nuk hidhja dot as dhe një hap,
Vrap t'ja mbathja jashta vehtes,
Mpirë nga jahet kapur zap,
Kurban i së vërtetës ...

Përse moj Perëndia ime,
Nuk ndalesh ende në ndëshkime,
S'ngopesh vallë që më ke lidhë,
Përballë turme duar e këmbë,
Shqyer copë copë me dhëmbë,
Provash shtrati me Prokrustë,
Con dhe (H)or(r)lat përmbi shkëmb,
Të hanë mëlcinë time …?
E c'të shërben ky spektakël,
Kur gjakun tim e ke shtëpi,
Ehh ... mbase stërngopur tashmë,
Lot si macja me mi ...

... Oh vëndi im i varfëri vënd,
Të mbytën cirilikët,
Nga njëri krah grekë e serbë,
Nga tjetri sovjetikët ...


22 nëndor 2012, 07.00, Ilir TARAJ, Tiranë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi