Kryeministri Thaçi dështon për 28 nëntorin

Qeveria e Kosovës ka dështuar sa i përket organizimit të aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Përveç deklaratave të mëdha dhe një akademi me një numër të vogël të pjesëmarrësve, nuk ka ndodhur ndonjë aktivitet që vlen të përmendet. Aktivitetet e mangëta dhe të zbehta janë vërejtur edhe nga partitë politike opozitare në Kosovë, të cilat thonë se nuk ka pasur një koordinim më të madh mes institucioneve dhe subjekteve opozitare për të shënuar këtë festë në mënyrë më dinjitoze.
Derisa Shqipëria dhe Maqedonia kanë organizuar manifestime të mëdha, me rasatin e njëqind vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Kosovë, ato kanë qenë të vogla, në ambiente të ngushta dhe me pak pjesëmarrës. E kjo sipas partive opozitare ka ndodhur për shkak se kryeministri ka qenë i interesuar vetëm të jap deklarata të “forta”, por nuk ka pasur edhe vullnet të organizojë manifestime ku do të merrnin pjesë me mijëra qytetar dhe personalitete të ndryshme.
Aktivitetet të cilat janë shënuar nga Qeveria e Kosovës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë një akademi e organizuar ditën e djeshme, ku në të cilën kanë munguar partitë opozitare, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Në të kryesisht kanë marr pjesë kabineti i ministrave dhe veprimtari, Adem Demaçi dhe akademiku, Rexhep Qosja.
Edhe përurimi i autostradës ka qenë e paraparë të hy në aktivitetet e 100 vjetorit të pavarësisë, por që ka dështuar , pasi që bashkëluftëtarët e deputetit Fatmir Limaj kanë protestuar në Gjergjicë.
Anëtar i kryesisë së LDK-së,Kujtim Shala ka thënë se kanë munguar aktivitetet e koordinuara mes institucioneve dhe partive opozitare.
“Kanë munguar manifestimet institucionale, qeveria ka mundur të bëjë manifestime që do të ishin përfshira edhe partitë politike edhe partitë opozitare. Ju e keni parë që partitë opozitare në mungesë të nismave të qeverisë dhe institucioneve shtetërore kanë ndërmarr nismat e veta dhe kanë shënuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Por manifestimet të cilat do të ishin të koordinuara ndërmjet institucioneve dhe subjekteve politike me siguri që do të mund të ishin më përfaqësuese”, ka thënë Shala.
Madje ai ka thënë se aktivitetet e qeverisë kanë qenë të pakta , dhe e gjithë ajo çfarë është parë ditëve të fundit përpos deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë ka qenë edhe një akademi, e cila vërtet ka qenë për njerëzit e qeverisë dhe për 3 apo 4 mysafir për askënd tjetër.
Ndërkaq, Dardan Molliqaj, sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se të gjitha festat që janë organizuar ose organizimet që janë bërë nga Qeveria e Kosovës me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kanë qenë festa të nxitura ose të shtytura nga rritja e gadishmërisë së qytetarëve të Kosovës për të festuar këtë festë.
Për më tepër ai ka shtuar se qeveria përball kësaj ndjenje, përball kësaj feste që ka qenë tek qytetarët, ka qenë e obliguar të thotë edhe jemi për bashkim kombëtar.
“Madje ju e vëreni që ka deklaruar shumë fuqishëm kryeministri në Shkup për çështjen e luftës, simboleve, vlerave e kështu me radhë, por mendojmë që gjitha këto janë të pasinqerta, sepse ky është kryeministri i Kosovës e ka pushtetin në Kosovë dhe mendojmë që është obligative për të, nëse ai beson në këto të bëjë hapa konkret. Veprimet e Qeverisë së Kosovës janë veprime që nuk kanë të bëjnë me bashkimin kombëtar dhe me integrimin e shqiptarëve në një shtet të pavarur. Festat e Qeverisë së Kosovës kanë dal të zbrazura dhe të zbehta për shkak se këto kanë qenë të organizuara vetëm sa për formalitet, pra nuk ka pas aty as dëshirë as vullnet e as pasion për to”, ka deklaruar Molliqaj.
Gjithashtu Molliqaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e ftuar nga Qeveria e Kosovës në asnjë aktivitet.
Por zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ernest Luma ka thënë se është e natyrshme që aktivitetet e 100 vjetorit të pavarësisë dhe flamurit kombëtar janë të përqendruara më shumë në Shqipëri, përkatësisht në Vlorë e Tiranë dhe në qendrat e tjera.
Por edhe Luma pranon që aktivitetet e qeverisë nuk kanë qenë të mjaftueshme sa duhet për këtë festë.
“ Konsiderojmë që aktivitetet mbase nuk kanë qenë të mjaftueshme, por megjithatë epiqendra e të gjitha këtyre zhvillimeve do të duhej të ishte Shqipëria, Vlora, Tirana dhe qendrat e tjera të atjeshme dhe në këtë rast gjithçka graviton andej. Edhe ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës bashkndjejmë me vlonjatët si epiqendër e zhvillimeve me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar dhe gjithë shqiptarët kudo që janë do të duhej të ndjejnë njëjtë ”, ka theksuar Luma.
Zyrtarët e AAK-së edhe pse thonë se kanë pasur ftesë për të marr pjesë në aktivitetet e qeverisë, ata nuk u janë përgjigjur, pasi që ka pas obligime të tjera, siç është pritja e vendimit të liderit Ramush Haradinaj.
Një përgjigje për këtë çështje ka qenë e pamundur të merret nga zyrtarët e institucioneve, pasi që të gjithë gjenden jashtë vendit për të marr pjesë në shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Ndryshe deklaratat e shumta të zyrtarëve të institucioneve nuk kanë munguar, por aktivitet po. Këtë festë e ka bërë më madhështore gatishmëria e qytetarëve për të festuar në mënyrën më dinjitoze.
Ndërkohë,lidhur me këtë çështje, Kosovapress nuk ka arritur të flasë me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. (kp)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Salihaj: Kryeministri Thaçi përgjegjësi për krimet e SHIK-ut
» Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi
» Kryeministri Thaçi nuk propozohet dëshmitar në rastin Limaj
» Kryeministri Thaçi dhe Daut Haradinaj ngrehin Dolli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi