Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO –BESOJ TEK GJAKU – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO –BESOJ TEK GJAKU – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO –BESOJ TEK GJAKU – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 29, 2012 1:45 am

VIKTORIA XHAKO –BESOJ TEK GJAKU – Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO –BESOJ TEK GJAKU – Poezi


Besova se u bëra “dikush” për ty,
Atë ditë të ngrohtë dimri,
Kur qielli ish përflakur.
Tejdukshmërinë e kristaltë të shpirtit tim,
Të parët testament ma lanë në zarf të hapur.

Nuk e dija se fjalët si rrobat,
Hiqen, ndërrohen çdo ditë... dhe lahen.
Besova se, po ashtu, do të mbetesha “dikush”,
Edhe kur mbi supe të më zbriste velloja e natës.

I besova besimit tim të vjetër,
Besimit të vjetër të babait, fisit, gjakut tim.
Por bota rrotullohet ndryshe nga ky rregull.
Unë duhet të tërhiqem brenda sinorëve të mi.

Me të njëjtin besimin e gjakut tim!
Dhe pëllëmbën tënde kthyer lart,1) në bardhësi!

1)Shenjë e besës

E mërkurë 7 nëntor 2012 ora 00:03
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)



VIKTORIA XHAKO –BESOJ TEK GJAKU – Poezi 270178_541566042537579_1642763921_n

BESA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi