Haradinaj mbërrin në aeroportin e Prishtinës (video)
Faqja 1 e 1
Haradinaj mbërrin në aeroportin e Prishtinës (video)
Haradinaj mbërrin në aeroportin e Prishtinës (video)
(I plotësuar) - Ramush Haradinaj ka mbërritur në Aeroportin e Prishtinës diku pas orës 17:15, pasi që Tribunali i Hagës e shpalli atë sot të pafajshëm dhe e liroi nga të gjitha akuzat që e ngarkonin atë dhe dy ish bashkëluftëtarët nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lahi Ibrahimaj e Idriz Bala, me krimet e luftës.
Haradinaj është kthyer në Prishtinë përmes një linje direkte nga Haga me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës.
Në Aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe familjarë e të afërm.
Pas zbritjes nga aeroplani, Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Haradinajn po e presin edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të mbledhur si tek Aeroporti ashtu edhe në qendër të Prishtinës, ku ai pritet t’u drejtohet edhe me një fjalim përshëndetës.
* * * * * * *
Ramush Haradinaj tha përmes avokatit të tij Ben Emmerson se është "koha për pajtim" dhe se do të “garantojë të drejtat dhe pjesëmarrjen e plotë të serbëve në jetën politike të Kosovës".
Pas vendimit, Emmerson u tha gazetarëve se "Haradinaj do të udhëheqë qeverinë që do të përfaqësojë të gjithë qytetarët, çfarëdo gjuhe që flasin, pa marrë parasysh se prej nga vijnë dhe pavarësisht nga kombësia e tyre”.
Lirohen Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimaj dhe Idriz Balaj (video)
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.
Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.
Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.
Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patën liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.
Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.
Ish-kryeministri Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm pritet të kthehen në Kosovë brenda ditëve të ardhshme.
Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.
Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj e të tjerët vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.
Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.
Lirohen Ramush Haradinaj dhe të tjerët
>>Ramushi kthehet në Kosovë në ora 17:00, " u gëzova për Kosovën"
>>Qytetarët festojnë lirimin e Haradinajt dhe të tjerëve
>>Ali Ahmeti uron per lirimin e Ramush Haradinajt
>>Kuçi: Lirimi i Haradinajt tregon luftën e pastër të UÇK-së
>>Anita Haradinaj: Vendimi i Hagës, fitore e qytetarëve
>>Kryeministri Thaçi mirëpret vendimin e Tribunalit të Hagës
>>Jahjaga shpreh kënaqësin për lirimin e Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij
>>Qeveria serbe: Vendimi i Hagës “i turpshëm”
>>AKR uron lirimin e Haradinajt me shokë
>>Meta: Lirimi i Haradinaj, tjetër sukses për shqiptarët
>>LDK mirëpret lirimin e Haradinajt dhe të tjerëve
>>Nikoliq: Lirimi i Haradinajt - nuk është i bazuar në drejtësi
>>Berisha: Ftoj Haradinaj të festojmë bashkë
>>Stano: Nuk e komentojmë vendimin e Hagës
>>Shala: AAK me Haradinajn e gatshme për qeverisje
>>Rama: Lirimi i Haradinajt, moment i jashtëzakonshëm
>>Emerson: Del Ponte t'i kërkoi falje qytetarëve të Kosovës
>>Del Ponte: Nuk jam e befasuar me vendimin
>>Krasniqi: Lirimi i Haradinajt, akt madhor
>>AI: Nëse ata nuk janë fajtor kush ka bërë krime lufte?
>>Vetëvendosje: Përshëndetet lirimi i Haradinjat, Brahimajt dhe Balajt
>>PDK: Lirimi i Haradinajt dëshmoi pastërtinë e luftës së UÇK-së
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edhe nje risi ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines
» Haradinaj: S’e di pse jam mysliman (video)
» Haradinaj: Ekstradimi im në Serbi, do ta ndryshonte Ballkanin (Video)
» Ja çfarë i tha televizionit slloven, Ramush Haradinaj (Video)
» Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video)
» Haradinaj: S’e di pse jam mysliman (video)
» Haradinaj: Ekstradimi im në Serbi, do ta ndryshonte Ballkanin (Video)
» Ja çfarë i tha televizionit slloven, Ramush Haradinaj (Video)
» Ja momenti kur Haradinaj e quan Mehën “peder” (Video)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi