VV: Kosova ka rënë në duar të mafiozëve
VV: Kosova ka rënë në duar të mafiozëve
VV: Kosova ka rënë në duar të mafiozëve
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti sot një konferencë për media në lidhje me aferën e përgjimit të telefonatave. Në këtë konferencë folën nënkryetari Shpend Ahmeti dhe sekretari organizativ Dardan Molliqaj. Më poshtë keni fjalën e plotë të tyre.
Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur Qeverinë e Kosovës mafioze pas publikimit të përgjimeve telefonike që u janë bërë udhëheqësve të shtetit.
Nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti, tha në një konferencë për media se nuk është e rëndësishme se kush i ka bërë publike përgjimet, por e rëndësishme është që qytetarët ta kuptojnë se Kosova ka rënë në duar të mafiozëve.
Ahmeti tha se EULEX-i duke i ditur të gjitha këto, ende nuk ka ndërmarrë asgjë, ndërsa njerëzit e qeverisë, i cilësoi si të shantazhuar.
Fjala e Shpend Ahmetit në konferencën e sotme për media
Pas atyre përgjimeve të publikuara, mund të themi se këta nuk janë më as qeveritarë, as qytetarë, por veç mafiozë. Kësaj here, prej vetë gojës së tyre, të gjitha ato gjëra që i kemi thënë më herët po dalin të vërteta.
Po e filloj prej jush, përfaqësues të mediave. Kryeministri në bisedë me Adem Grabovcin, drejtuesin e grupit parlamentar të PDK-së, përveç që vendosin se kush do të jetë në Këshillin për Media, gjoja se jo po vendosim Shkëlzenin, jo Ali Lajçin, thonë se më mirë është Ali Lajçi se “ai i rehaton mediet, i kënaq”. Pra, këtë ka thënë Kryeministri, qëllimi i të cilit qenka për t’i rehatuar mediat, e me i kënaq përmes Këshillit për Media.
Kemi thënë gjithmonë, nepotizmi dhe korrupsioni janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Është alarmante, e jo edhe çuditëse për ne, se si Adem Grabovci i thotë Kryeministrit se “nuk ma ke rehatuar një dajë”, e pastaj vjen fjala edhe për një vendas të tij të cilin duhet ta rehatojë në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, tek ministria Vlora Qitaku, e cila i thotë “s’ka problem”. Kjo Ministri do të duhet të na çojë në Evropë, kjo Ministri do të duhej t’i bëjë reformat që ne të jemi të gatshëm për Bashkimin Evropian. Ja me çfarë Ministrie ne kemi punë.
Me një Qeveri, ku Kryeministri thotë: “qitma buxhetin para datës 20 se kam punë”. Vendoset për buxhetin në bazë të axhendave personale të kryeministrit, e besa edhe të Adem Grabovcit, i cili paska për të shkuar në skijim, e do të merrka ndonjë ditë pushim. Pra, është me rëndësi që të diskutohet buxheti para se këta të skijojnë, domethënë vendoset buxheti i shtetit, si ligji më i rëndësishëm gjatë vitit, sipas axhendave të tyre personale.
SHIK-u ende vepron, dhe ju kemi thënë disa herë se SHIK-u nuk është shuar. Këtë e dëshmon më së miri fakti se Adem Grabovci i raporton Kadri Veselit për vizitën në Bruksel. I tregon çfarë takime kanë pasur, çka ka thënë Kukan, Lunaçek, e Doris Pack, domethënë një anëtari që na thonë se na qenka prurje e re në PDK, po i raporton shefi i grupit parlamentar për vizitën në Bruksel. Kjo tregon me të vërtetë se kush janë shefat dhe kush janë bosat këtu dhe kush kujt i raporton për atë se çka po ndodh në Kosovë.
Mos të flasim për kontrollin e Qeverisë ndaj Kuvendit. “Qysh e kemi grupin parlamentar? – pyet kryeministri, grupi parlamentar është stabil”, thonë, “skena politike është stabile”. Domethënë, Kryeministri po e pyetka Adem Grabovcin për të parë nëse ka nevojë për ndonjë intervenim në grupin parlamentar. Bile-bile, përmenden edhe “dostat prej lartit”, “ky na ka thënë që dokumenti është OK”, pra këta nuk janë deputetë, këta kanë nevojë për interpretim prej lartit. Dikush po ua interpreton dhe po u thotë “OK ju keni fituar, tash përdoreni këtë politikisht”.
Na lodhën duke na thënë se VETËVENDOSJE! po e prish imazhin me demonstrata e protesta. Në fakt, tash po e kuptojmë se çfarë mendimi ka bashkësia ndërkombëtare për Kosovën. Ata i kanë dëgjuar këto para nesh. Ata e dinë me çfarë qeveritarësh kanë punë. Për çfarë imazhi flasin këta, kur çdo të dytën fjali shajnë njëri-tjetrit, e përbuzin njëri-tjetrin, përgojojnë njerëz tjerë, u thonë qytetarëve zagarë. Për çfarë imazhi po na flasin këta? Me këtë trajtim të Kosovës, këta po duan të na çojnë në Bashkimin Evropian. E pastaj, ne këtyre njerëzve ua lëmë në dorë procesin e bisedimeve me Serbinë, procesin e privatizimit dhe proceset e rëndësishme për shtetin.
Në fund, por jo për nga rëndësia, është qasja ndaj Jakup Krasniqit, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj të cilit në momentin kur ka dalë t’i kundërshtojë po e shihni se çka i bëjnë. “Jakupovski”, e shajnë, jo nuk po na lë, jo do ta heqim. Po shihet qartë se në PDK nuk guxojnë t’i kundërvihen kryetarit e as shefave të tjerë, për shkak se në këtë rast përveç deklaratave publike edhe me telefonata ata se çka nuk thonë për atë njeri. Prandaj po e përsëris, me fjalët e tyre “come stai”, këta nuk flasin gjermanisht, por italisht, sepse këta kanë dëshirë të paraqiten si mafiozë, këta nuk janë qeveritarë e as qytetarë, sepse të jesh qytetar, duhet të kesh ndjenjën e Republikës e të popullit që e përfaqëson. Prandaj, këta nuk janë as qeveritarë, as qytetarë, por mafiozë.
Fjala e Dardan Molliqajt në konferencën e sotme për media
Kosova sot, pas publikimit të këtyre përgjimeve, është e qartë nga të gjithë ne se është në rrezik. Sot, në Kosovë nuk kemi as Qeveri, e nuk kemi as kryeministër, por kemi mafiozë edhe kryemafioz. Në këtë situatë në të cilin është sot Kosova, me proceset që i ka përpara Kosova, e me këtë pushtet mafioz, Kosova është jashtëzakonisht e rrezikuar.
Tash po e kuptojmë se cili ka qenë presioni, që kanë thënë qeveritarët më herët, po na bën bashkësia ndërkombëtare presion për të shkuar në negociata, me fashistët si Daçiç, me njerëzit që e kanë luftuar Kosovën, vazhdojnë ta luftojnë, e kontrollojnë territorin e Kosovës, dhe asnjëherë nuk na u tha publikisht, përveç përmes këtyre përgjimeve, se cili paska qenë ky presion.
Presioni ka qenë që këta politikanë, të cilët janë mafiozë, janë të shantazhueshëm dhe të shantazhuar gjatë gjithë kohës, për shkak të veprimeve të tyre kriminale. Mendojmë që vazhdimi i bisedimeve me Serbinë ku fashistët janë në pushtet me apetitet e tyre më të mëdha ndaj Kosovës, me Qeverinë mafioze që tashmë është e shantazhueshme, e me hetime thuajse ndaj secilit prej tyre, Kosova do të humb, e do të rrezikohet edhe qenia e saj në tërësi.
Tashmë e kemi shumë të qartë edhe procesin e privatizimit. Po ashtu e kemi shumë qartë se pse është bërë një proces i privatizimit, ku thuajse 100% i tij ka qenë i dështuar në Kosovë. Tashmë është shumë e qartë se pse prej këtij procesi të privatizimit përfituan vetëm politikanët. Procesi i privatizimit në Kosovë e ka varfëruar popullin, i ka zvogëluar vendet e punës, e ka pamundësuar zhvillimin ekonomik dhe në anën tjetër e ka krijuar mafinë në Kosovë. Vazhdimi dhe plani i privatizimit të PTK-së dhe ndërmarrjeve tjera si Trepça nga mafia, do të thotë përfitim vetëm nga mafia. Populli dhe shteti i Kosovës do të rrënohet.
Ne ende nuk kemi sot deklarim të Qeverisë së Kosovës, e as të kryeministrit Thaçi për përgjimet pas konfirmimit të EULEX-it se këto përgjime i kanë bërë ata. Pra përveç që janë mafiozë, përveç që e kanë kapur shtetin, dje kanë bërë një gënjeshtër publike. Dje, dolën me deklaratat se këto përgjime janë të fabrikuara. Tash kur u bën zyrtare nga EULEX-i, pra cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës? A është se prapë i ka fabrikuar dikush? A që ne duhet t’i tolerojmë këta deri në pafundësi? Apo që këta duhet edhe të ikin?
Ka vetëm një rrugë që Kosova të bëhet shtet i së drejtës dhe i mirëqenies për qytetarët e saj. Kjo rrugë është e vetmja, ajo e largimit të menjëhershëm, sa më të shpejtë dhe të paraqitjes së këtyre ekipeve kriminale e mafioze para organeve të drejtësisë. Pa ndodhur kjo, Kosova është në një situatë shumë të rrezikshme në të gjitha drejtimet.
Prandaj sot, ne nuk kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë, por kërkojmë dorëheqjen e ekipit mafioz, me kryemafiozin Hashim Thaçi, nga të gjitha pozicionet e shtetit, sepse këtu është kapur shteti.
Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje gjithë shoqërisë civile, mediave, dhe të gjitha kategorive shoqërore si intelektualët, veteranët e luftës, etj, që në mënyrë të menjëhershme dhe shumë të fuqishme të distancohen nga një Qeveri mafioze dhe të gjithë së bashku të kryejmë punën dhe obligimin tonë që ta shpëtojmë Kosovën. Përndryshe të gjithë së bashku do të rrezikohemi, për shkak se do të përfitojnë një grup i vogël që tashmë janë në pushtet dhe që e kanë kapur shtetin.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi: Kosova titiste dhe Kosova ''ahtisariane'' - ngjashmëri apo paradoks!?
» Kurti: Të gjitha maskat i kanë rënë kësaj Qeverie
» Shaban Peraj: Sa poshtë ka rënë katundi
» Largohen drejtuesit e AK-së: AK ra në duar të pista
» Rama mbyll protestën: Berisha ka rënë, demonstratat do të vazhdojnë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi