Cikël poetik nga Vullnet Mato
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Vullnet Mato
Cikël poetik nga Vullnet Mato
SEKRETI
Dimë për njeri-tjetrin sekretin e vjetër,
se vdisje për mua dhe vdisja çdo ditë.
Atë sekret e fshehëm mbi çdo gjë tjetër
si kujtimin që ndrit mbi tërë fshehtësitë.
Në sekretin tonë s’mund të hyjë askush,
edhe po të dojë me ngulm të dijë patjetër,
trungut të pjergullës t’i kërkojë atë rrush,
që lidhi për të ëmbëlsuar vjelësin e vjetër.
Ti, kishe gjoksin, ku djemve u binin sytë
dhe u ktheheshin mbrapsht nga elasticiteti,
kishe këmbë për të cilat u pikonte në shpirt,
kur të gjitha hiret e tua i shijonte sekreti.
Të dyve na merr malli për ato të fshehta,
ku lakuriqësinë ia zbulonim njëri-tjetrit.
Ndonëse gjithë të tjerët pëlcisnin nga etja,
ne, pinim sa deheshim esencën e sekretit.
Notoja i ndezur në ujërat e tua sekrete,
gjersa ti më mbytje me thellësitë e kurmit.
Nuk dëshiroja asnjë plazh tjetër në dete,
për të lënë frymën te leshteriku i fundit.
Natyrisht, të erdhi koha t’i shkoje tjetrit,
dhe ty, dikush arriti të bëri pronën e vet,
shijoi te pjergulla jote ëmbëlsitë që gjeti,
por jo shijen e vërtetë që kishte ai sekret.
Ah, sikur të më kthehej koha e fitimtarit,
të më zbuloje sërish sekretin e paharruar,
tani do ta çmoja më shumë se vlera e arit,
ndonëse nuk di, nga thesari yt ç’ka tepruar...
KOKRRA E RËRËS
Kokrra e rërës ishte mal
nga më të mëdhenjtë.
Në mijëvjeçarët e parë
mbrëmjeve zgjohej ylli.
Në shtratin e dëborës
zgjoheshin përrenjtë,
dhe fëshfërinin gjethet
teksa këndonte bilbili.
Te kokrra e rërës çelnin
lulet vigane të pranverës,
bletët e lashta në guva
mbushnin hojet me nektar,
mjaltin parahistorik,
lëpinin të egrit njerëz,
që shalonin dinozaurët,
mbi shpinat pa samar.
Te kokrra e rërës luanët
dhe tigrat këmbëshpejtë,
ndiqnin tufa antilopash
dhe drerë të degëzuar.
Shpellarët mishngrënës
shponin derra me shigjetë,
derisa ngrinë nga akullnajat
dhe vullkanet i fosilizuan.
Tërmetet dhe aluvionet
gërryen malin në kohëra,
rrokullisën shkëmbinjtë
tatëpjetave pak nga pak.
Derisa u shkërmoqën
në thërrime rëre të vogla,
për tu shkelur me këmbë
nga miliona njerëz më pas.
Kësisoj njeriu i rrënjosur,
me shumë bëma dhe vepra,
mbetet mal madhështor
në kujtesën ku vërtitet bota.
Ndryshe nga njeriu kuturu,
kokrra e rërës është mbetja,
pasi koha e ka rrokullisur
në gremina fjalësh të kota.
SHTRATI I ZAKONSHËM
Çudi sa fort jemi lidhur
me shtratin e zakonshëm!
Shkojmë e vijmë sërish
tek ai shtrat rehatshmi,
që na përcjell e na pret
gjer në çastin e vonshëm,
kur kthehemi si fëmijë
të pimë sisën e gjumit.
Çudi si s’na mërzitet
asnjëherë e asnjë natë,
përkundrazi kur rasti
na çon në shtrat tjetër,
mezi përshtatemi në të,
nuk flemë dot aq rehat,
siç na kaplon të këputur
gjumëndjellësi i vjetër.
Shtrati dopjo ku flemë
vetë i dytë të përqafuar,
ka seriale të këndshme,
me masazhe ledhatimi,
ka dhe ndeshje demash,
përkohësisht të zemëruar,
kur për mungesë dëshire,
aplikohet përdhunimi.
Ndryshe kur biem rob,
në shtratin e merakosur,
ku na mbështjell tinëz
çarçafi dehës me erëra
dhe na ngazëllon mikja
me pasionin e pasosur,
derisa kuptojmë se Çirçja
na ka kthyer në derra;
Hallall, po s’qe shtrat
“Aids” shtruar me ferra!...
SHOKU I NGUSHTË
Kam shokë me fuqi
mendore të lartë,
me kulturë të gjerë,
kokën me kapacitet.
Po shok të ngushtë,
kam një filozof të madh,
që ka trurin me kapak,
dhe ia hap kur dua vetë.
Zgjodha këtë shok,
prej meje më të ditur,
të bëhem me dy kokë,
në dije dhe njohuri.
Babai, ndjesë pastë,
më thosh, gjej mikun,
më të mençur se veten,
për të fituar prej tij.
Mendja e këtij shoku
me fije elektronike,
ka në bagazh të tëra
mrekullitë e botës.
S’mbetet radhë të flas
kur jam në karrige,
se gjuha dhe fjalët
më ngrijnë mes gojës.
Kur flet ai, ngrijnë
minutat e mia të orës,
stepen sendet rrotull
dhe heshtin muret.
E ruaj fort nga gripi,
nga viruset e kohës,
se kam shumë frikë
mos më sëmuret.
Ka gjithçka të mirë
dhe veç një të keqe,
merret me ca femra
sidomos bukuroshe.
Më ftojnë dhe mua
në mjedise me sekse,
pa ditur se gruaja
më rri pullë poste...
MBRETËRIA E ZOGJVE
Qielli është mbretëria
madhështore e zogjve,
me bulevardet dhe
pistat e tyre të vrapimit,
me arenat e kacafytjeve
mes shoqi-shokëve,
me ndalesat e puthjeve
në çastet e ngazëllimit.
Në kupolën e kaltër
të arenës së tyre qiellore,
bëhen zhonglerë vetëtimash
dhe kalërojnë retë,
ndalen pezull në ajër,
bien si predha hapësinore,
në litarët e shiut bëjnë
pirueta poshtë e përpjetë.
Nën flatrat e tyre,
ku lëvrijmë ne njerëzit,
shndërrohemi befas
në turmë me milingona,
zërat dhe ambiciet egoiste
me njëri-tjetrin,
ata na i shpërfillin shpesh
me glasa të njoma.
Do desha të isha zog
për një kënaqësi banale,
dikujt, që ka lindur
nga balta e kuqe në tokë,
dhe i duket vetja se mund
të përmbysë male,
t’i lëshoja nga lart
glasën e ngrohtë mbi kokë...
BUKURIA MËKATARE
Duke gjykuar thjesht,
siç thonë dhe librat fetarë,
se mëkaton edhe kur
një tjetër të pëlqen,
gratë dhe burrat dalin
të gjithë tradhtarë,
se rrallë gjen ndonjë
pa mëkatuar me mend.
Veçse nga ne burrat
kërkohet një frenim mizor,
as të mos e imagjinojmë
femrën e bukur të tjetrit,
edhe kur na ndez stuhinë
brenda gjakut mashkullor,
edhe kur na troket takat
mbi damarët e nepsit.
Po kur ngacmimet e saj
na vijnë direkt në sy,
na bëjnë sa të marrim
malet çmendurisht,
të mëkatojmë padashur
me çdo virgjëreshë Mari,
që mund të ketë mbetur
pa u bërë nënë me Krisht.
Se ka femër që po të pa
dy herë me radhë në sy,
mund të verbohesh e të
godasësh me kokë murin.
Dhe po buzëqeshi ajo
për disa çaste me ty,
do çmendesh patjetër,
se të ka hequr trurin.
Pastaj po të zhvishet
para teje krejt lakuriq,
duhet të hapet dheu
të rrokullisesh brenda.
Se edhe po të mbetesh
për disa kohë eksiq,
do të vdesësh shpejt
nga dridhmat e rënda...
Ndaj ne i lutemi Zotit
të mendojë pak më hollë,
kur sajon figura femre
me bukuri aq të rrallë,
ose të mos i lërë Evat
të na joshin me mollë,
ose të na stakojë sytë,
kur ato dalin përballë;
Siç na ndodh me disa
foto profili në internet,
kur para se ndonjëra
të na ketë lënë të vdekur,
krejt papandehur
qepallat na mbyllen vet,
se nuk është e tanishme,
ajo mollë e sapo pjekur...
SË PARI NË PRIZREN
U u nisa së pari
drejt Prizrenit,
dhe gjatë rrugës
vërtisja në mend,
se po shkoja
jashtë shtetit,
në të huajin
tokë dhe vend.
Kur arrita,
pashë i habitur,
rrugë dhe njerëz
krejt të njohur,
fytyra që i kisha
pasë renditur,
brenda syve të mi
prej kohësh.
Flisnin shqip
gjithë dyqanet,
vetëm emra
shqip thërrisnin,
si në pazarin e ri
të Tiranës,
çengelat kishin
varur mishin.
Vajzat me dhëmbë
zbuluar qeshnin
fjalë që i dija
më vinin në vesh,
burrat njësoj
si unë veshnin
këpucë e rroba
si të miat, thjesht.
Zërin e ngrohtë
me ton melodik,
në një akord
me mua e kishin,
sytë e tyre,
m’i dhanë te sytë,
dhe më zbuluan
krejt shpirtin.
Kur më zbuluan
edhe zemrën,
çudi, të bardhë
si timen e kishin,
kuptova se kisha
marrë me vete,
nënën, motrën,
babën, gjyshin..
NJERËZ TË NJË TOKE
Kur shkova pranë tokës,
s’mi hodhi sytë askush.
Po dhe unë s’i fola
askujt ndonjë fjalë.
Ishte si të doja t’i flisja
mjegullës në fushë,
kur merr drejtimin
për t’u ngjitur në mal.
I thashë një privati
të ulur mbi dy karrige,
nëse mund të ulja çantën
te njëra që ishte bosh,
sa të bëja në celular
telefonatë me një mike.
Ai më vështroi vëngër
dhe shkurt tha: “Jo!”
Eh, sa katrahura i bëri
kësaj toke prona,
duke trazuar shpirtin
e njeriut të qytetëruar,
ndodh, tjetri mbërthen
truallin me perona
dhe të thotë, mos u afro,
se e kam privatizuar!...
Shkova te bashkëkombësit,
pak kilometra tej kufirit.
Më rrethuan në çast
disa të panjohur përqark,
mos kisha humbur shtegun
si udhëtari mes pyllit,
të më tregonin drejtimin
ku mund ecja pa merak.
Në gjuhën e përbashkët
shpreha ca fjalë miqësie.
Sytë e tyre lëshuan dritë
dhe më ftuan për kafe.
Më bënë të shpoj gishtin
t’u jepja gjak vëllazërie,
por ata më thanë:“Për ne
vlejnë më tepër këto llafe!”...
Librat të botuar nga ky autor :
Vëllimet poetike:
"Tinguj malesh" (1969),
"Krahët e erës" (1972),
"Ninullat e hekurit" (1984),
"Dritaret e prillit" (1994), i vëllimit me poema "Katër plagë të Shqipërisë" (1999) dhe i poemës "Nënëmadhe Fterra" (2007).
Vëllimet me tregime
"E fshehta tronditëse" (1999)
"Klithmat e mishit të bardhë" (2006).
Romanet:
"Ujësinor" (1976),
"Era e kësaj kohe" (1984),
"Lakmia" (2000),
"Maturantët" (2002),
"Damkosja e engjëjve" (2004)
“Vajza e kuçur" (2007),
"Marrëzia e madhe" (2008),
"Matura e paharruar" (2009).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vullnet Mato:Cikël poetik
» Vullnet Mato:Cikël poetik
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Pal Sokoli: Cikël poetik
» Edi Gashi:Cikël poetik
» Vullnet Mato:Cikël poetik
» Cikël poetik poetik nga Viktoria Xhako alias Zhorz Sand-Trishtim
» Pal Sokoli: Cikël poetik
» Edi Gashi:Cikël poetik
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi