Enklavat, me ligjet e Serbisë e me vulat e UNMIK-ut!
Faqja 1 e 1

Albulena Neziri, Bota Sot
Ligjet e Kosovës të pafuqishme në gjithë Kosovën
Në të gjitha lokalitetet e banuara me serbë, mbishkrimet në gjuhën shqipe janë të dëmtuara
A janë ende në fuqi rregulloret e UNMIK-ut vetëm në komunat me shumicë serbe dhe sa po zbatohen ligjet e organizimit të pushtetit lokal që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës?!
Kunfuziteti
Për shkak të koordinimit jo të mirë në mes të ministrive po krijohet konfuzitet nëpër komuna, secili ligj duhet të zbatohet. Kjo më së miri mund të shihet me Ligjin për qeverisje lokale, dhe Ligjin mbi ndërmarrje publike, ku në Ligjin për qeverisje lokale u jepet e drejta e komunave që të merret me mengjimin e mbeturinave dhe të ujit, kurse mbi Ligjin për ndërmarrje publike kjo e drejtë u merret qeverive komunale
Enklavat
Tashmë dihet se në tri komunat veriore të vendit, në veri të Mitrovicës, në Albanik (Leposaviç) e në Zveçan si dhe në enklavat serbe në Graçanicë, Shterpcë e disa lokalitete të tjera, ende funksionojnë strukturat paralele serbe që zbatojnë ligjet e Serbisë. Në raste të veçanta, pushteti komunal i këtyre komunave dhe lokaliteteve “thirret” edhe në rregullore të UNMIK-ut.
Të “avullohet” UNMIK-u
Mbetet obligim shtetëror që ligjet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zbatohen në të katër anët e Kosovës, ndërkaq rregulloret e UNMIK-ut të “avullohen” njëherë e përgjithmonë. Kjo “tretje organike” e kësaj legjislature që mban vulën e UNMIK-ut duhet të bëhet sa më shpejtë dhe sa më parë.
Shpallja e Republikës së Kosovës dhe fuqizimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka ndryshuar pothuaj tërësisht sistemin legjislativ në Kosovë. Tashmë kur gjithçka bazohet në Kushtetutën e Kosovës nga e cila burojnë edhe ligjet tjera që plotësojnë infrastrukturën ligjore të shtetit, kuvendet komunale tashmë kanë filluar të aplikojnë ligjet e Republikës së Kosovës, në ndërkohë që po injorohen rregulloret e UNMIK-ut.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës, një prej vendimeve të saja ka qenë pikërisht implementimi i ligjeve të Kosovës dhe dhënia fund e rregulloreve të UNMIK-ut. Ministri i Pushtetit Lokal Arsim Bajrami tha se Ligji për Qeverinë është ligj organik dhe përmbushje e detyrimit të Kushtetutës dhe me këtë po i jepet fund rregulloreve të UNMIK-ut.
Lavdërohet komuna e Prishtinës dhe zëvendësministri Tërdevaj
Por përderisa në nivelin qendror aplikimi i ligjeve të Kushtetutës së Kosovës po zbatohet gjithnjë e më shumë, në nivelin lokal, jo në të gjitha komunat dhe jo të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës po gjejnë zbatim. Tashmë dihet se në tri komunat veriore të vendit, në veri të Mitrovicës, në Albanik (Leposaviç) e në Zveçan si dhe në enklavat serbe në Graçanicë, Shterpcë e disa lokalitete të tjera, ende funksionojnë strukturat paralele serbe që zbatojnë ligjet e Serbisë. Në raste të veçanta, pushteti komunal i këtyre komunave dhe lokaliteteve “thirret” edhe në rregullore të UNMIK-ut.
Zëdhënësi i komunës Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se komuna punon në bazë të rregulloreve të statutit, të cilat këto rregullore u përshtaten ligjeve qe miratohen nga Kuvendi i Kosovës, ato harmonizohen më ligjet dhe në bazë të statutit të komunës, si organe, si dokumente janë më të rëndësishme i këtij statuti thekson Gashi . Sa i përket ligjeve ai shtoi se tani është duke u harmonizuar statuti i komunës me Ligjin e administrimit të pushtetit lokal dhe me ligjin për qeverisje lokale. Ky statut pritet të kalojë në kuvend por edhe kjo ka ngelur për shkak se komuna ka premtime prej qeverisë që së shpejti do të miratohet ligji për Prishtinën, ligj i cili është i garantuar edhe më kushtetutën e Kosovës dhe në kuadër të këtij ligji komuna ka përgatitur statutin, më miratimin e këtij ligji atëherë Prishtina do të qeverisët, më ligjin për Prishtinën, dhe sigurisht se më pas do të ketë mundësi më të madhe për t’u ofruar qytetareve shërbime sa më të mira përfundoi zëdhënës i komunës Muhamet Gashi. Ndërsa, Shpend Tërdevaj zëvendës ministër i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal thotë se ne kemi bërë një monitorim të komunave në vitin e kaluar dhe kemi përgatitur një doracak me afër 200 faqeve material në të cilin janë përfshirë të gjitha raportet komunale për nivelin e zbatimit të ligjshmërisë në komunat e Kosovës. Tërdevaj thotë se me përjashtim të komunave të veriut të Mitrovicës të cilat sipas tij kanë disa probleme, në komunat e tjera tashmë punohet me ligjet e Kosovës.
I pyetur se sa janë të zbatueshme ligjet e Kosovës në të gjitha komunat e Kosovës, Tërdevaj thotë se kemi një shkallë të lartë të zbatimit të ligjshmërisë, duke pas parasysh që viti 2008 është vit mjaft specifik sa i përket zbatimit të ligjshmërisë. Ai shton se brenda vitit 2008 kanë pas dy herë ndryshime në organizimin e strukturave komunale që është një proces mjaftë i rëndë edhe politik edhe administrativ. Me miratimin e statuteve komunale, shumica e komunave në Kosovë në raste shumë specifike, të cilat ato nuk e kanë kaluar ende, kanë arritur që ta kalojnë “këtë prag” duke reformuar drejtoritë komunale dhe duke miratuar statutet e reja komunale në bazë të ligjeve që kanë dalë nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Zëvendësministri Tërdevaj shton se ka qenë një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv në nivelin komunal dhe tash jemi në proces të bartjes dhe kompetencave, dhe zhvillimit të procesit të decentralizimit, i cili sipas tij nuk mund të jetë një proces që mund ta ketë një përfundim shumë të shpejt.
Duke folur për “rolin” e UNMIK-ut në veri të vendit dhe në enklavat serbe, zëvendësministri Tërdevaj e pranon faktin se komunat e veriut të Mitrovicës, punojnë me rregullore të UNMIK-ut edhe pse sipas tij edhe atje ka zhvillime pozitive në këtë drejtim. “Është një proces i cili është jashtëzakonisht i matshëm” theksoi në fund Shpend Tërdevaj.
Komunat në “hall” me cilat ligje të punojnë!
Ndërsa edhe Sazan Ibrahimi drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave thotë se, me miratimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe më të gjitha ligjet që kanë dal pas miratimit, komunat e Kosovës i zbatojnë. “Mirëpo niveli qendror ndonjëherë për shkak të koordinimit jo të mirë në mes të ministrive të cilat bien në ndesh njëra me tjetrën, kjo shkakton konfuzitet nëpër komuna, secili ligj duhet të zbatohet. Kjo më së miri mund të shihet me Ligjin për qeverisje lokale, dhe Ligjin mbi ndërmarrje publike, ku në Ligjin për qeverisje lokale u jepet e drejta e komunave që të merren me menaxhimin e mbeturinave dhe të ujit, kurse mbi Ligjin për ndërmarrje publike kjo e drejtë u merret qeverive komunale” thotë Ibrahimi. Sipas tij ka edhe raste tjera të këtij lloji që një Ligj bie në ndesh më ligje tjera mirëpo është formuar grupi punues për zgjedhjen e kompetencave dhe jemi duke punuar në harmonizimin e legjislacionit që ka të bëjë më qeverisjen lokale, dhe shpresojmë që shumë shpejt që do të kemi ligje të cilat nuk bien ndesh njëra më tjetrën. I pyetur për përdorimin e rregulloreve të UNMIK-ut un Ibrahimi thotë se disa prej këtyre rregulloreve janë ende në fuqi për arsye se legjislatura vendore ende nuk i ka mbuluar të gjitha fushat legjislative të cilat rregullohen me rregullore të UNMIK-ut.
Se deri ku shtrihet pushteti i Republikës së Kosovës kjo tashmë dihet. Por se ky pushtet është i kufizuar dhe ky sovranitet shtetëror është jo i plotë edhe kjo tashmë dihet. Mbetet obligim shtetëror që ligjet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës të zbatohen në të katër anët e Kosovës, ndërkaq rregulloret e UNMIK-ut të “avullohen” njëherë e përgjithmonë. Kjo “tretje organike” e kësaj legjislature që mban vulën e UNMIK-ut duhet të bëhet sa më shpejtë dhe sa më parë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Radio Kosova e lirë:“Dëshmitarët e mbrojtur” të UNMIK-ut dhe të Prokurorisë së EULEX-it kanë qenë dhe janë spiunë të Serbisë
» Merren vesh për vulat
» Nuk votohen tri ligjet e kërkuara nga BE-ja
» Vrasjet dhe masakrimet e femrave me ligjet islame
» Të respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhëtarëve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi