Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ERE kap me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje

Shko poshtë

ERE kap me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje Empty ERE kap me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 04, 2012 4:17 pm

ERE kap me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje


ERE kap me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje Largea_ere1354626930
Enti Rregullator i Energjisë kap me shkelje kompaninë CEZ Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e Kombinatit në Tiranë dhe në Mamurras.

Burime zyrtare pranë ERE-s bëjnë të ditur se ditën e djeshme është përpiluar raporti për shkeljet, pas monitorimeve të kryera. Sipas Entit Rregullator, në nënstacionet e Kombinatit dhe Mamurrasit mungojnë pajisjet mbrojtëse të fidrave, që duhet të ishin vendosur nga CEZ. Në mungesë të këtyre pajisjeve, fiderat bien dhe ndërpritet energjia për konsumatorët, çka përkthehet në përfitim për kompaninë.
Burimet e mësipërme shpjegojnë se këto shkelje do të përdoren si argumenta në momentin që do të diskutohet vendimarrja për licencën e CEZ si furnizues me pakicë i energjisë. Procedurat tashmë kanë nisur. Afati që kompania ceke të dorëzojë pretendimin e saj lidhur me fillimin e procedurave për heqjen e licencës është data 15 dhjetor. Mësohet se deri me tani, CEZ nuk ka dorëzuar pranë Entit asnjë ankesë.
Gjatë javëve të fundit zona e Kombinatit në Tiranë dhe ajo e Mamurrasit në Krujë kanë vuajtur mungesën e theksuar të energjisë elektrike, cka ka detyruar banoret e këtyre zonave që të ngrihen edhe protesta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi