Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Merrni masa ndaj shpërndarësve të përgjimeve

Shko poshtë

Merrni masa ndaj shpërndarësve të përgjimeve Empty Merrni masa ndaj shpërndarësve të përgjimeve

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 04, 2012 9:17 pm

Merrni masa ndaj shpërndarësve të përgjimeve


Merrni masa ndaj shpërndarësve të përgjimeve Largea_thaci-pergjigjimet_-jpg1354635699
Kryeministri Hashim Thaçi, përmes një letre dërguar Baroneshës Catherine Ashton dhe Komandantit të Operacioneve Civile të BE’së Hansjorg Haber, ka shprehur shqetësimin e tij për shpërndarjen e përgjimeve të EULEX’it ndaj zyrtarëve të lartë institucional.

Kryeministri kërkon që të merren masa të shpejta ndaj njerëzve që, kundërligjshëm, shpërndanë këto përgjime.

“Ne dëshirojmë të besojmë thellësisht që ky lëshim i personelit të EULEX’it është bërë pa qëllim dhe nga neglizhenca apo joprofesionalizmi i personave të kyçur në këtë proces, dhe shpresojmë që EULEX do të ndërmarrë masat përkatëse adekuate ndaj individëve të cilët janë të përfshirë në këtë proces”, thotë Kryeministri në letrën e tij.

Ai pohon se mosruajtja e materialeve të mbledhura gjatë zbatimit të procedurës hetimore dhe zbulimi i këtyre materialeve, në Republikën e Kosovës konsiderohet vepër penale e përcaktuar me Nenin 311 (Shkelja e fshehtësisë së procedurës) dhe Nenin 347 (Zbulimi i fshehtësisë zyrtare) të Kodit Penal.

Po ashtu Kryeministri dyshon nëse përgjimet janë bërë konform ligjit.

“Po ashtu, shpresojmë që në një kohë të shkurtër do të njoftohemi se procesi i përgjimit të telekomunikimit a është zhvilluar në pajtim me Kodin e Procedurës Penale (KPP) gjegjësisht Kapitullin XXIX: Masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit (Nenet 256-267), në të cilin përcaktohet mënyra e kryerjes së përgjimeve të telekomunikimeve”, thuhet në letër.

“Mbrojtja e privatësisë është vlerë e njohur e demokracisë europiane dhe ndërkombëtare dhe është garantuar edhe me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare që zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës (Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj), me nenet përkatëse të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Nenet 21, 22, 23, 36, 41(2) dhe nenin 53), dhe Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Letra e Kryeministrit vjen disa ditë pasi që në internet dolën disa biseda telefonike të Adem Grabovcit me Kryeministrin Thaçi, Kadri Veselin, Vlora Çitakun dhe Sami Lushtakun.

Fillimisht Qeveria përgjimet i kishte quajtur të fabrikuara dhe shantazh publik, derisa EULEX kishte konfirmuar se përgjimet janë autentike. (Express)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi