Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Masa ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk e respektojnë zinxhirin komandues

Shko poshtë

Masa ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk e respektojnë zinxhirin komandues Empty Masa ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk e respektojnë zinxhirin komandues

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 09, 2009 10:39 pm

Masa ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk e respektojnë zinxhirin komandues




Masa ndaj pjesëtarëve të policisë që nuk e respektojnë zinxhirin komandues KOMISIONI-SIG
Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri


Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth gjendjes veri të Kosovës. Nga anëtarë të komisionit u theksua si shqetësim fakti se komandantët policorë në veri të Mitrovicës vazhdojnë t’i raportojnë vetëm EULEX-it, ndërsa Policia e Kosovës vetëm njoftohet. U shfaqën mendime që të merren masa ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët nuk e respektojnë zinxhirin komandues të saj.
Në këtë mbledhje të Komisionit u vendos unanimisht që Kuvendit të Kosovës t’i rekomandohet për shqyrtim projekt-strategjia kundër korrupsionit për periudhën 2009-2011.
Njoftimet e mediave për vendosjen e tabelave kufitare nga ana e autoriteteve të Malit të Zi brenda territorit të Kosovës, ishte një çështje tjetër që u diskutua në këtë mbledhje. Këto njoftime u cilësuan si shqetësuese, ndërsa u vendos që t’i dërgohet pyetje për sqarim organeve kompetente rreth këtij rasti. Anëtarë të komisionit e ngritën si shqetësim edhe çështjen e pagave të ulëta të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi