Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me qëndrime të ndryshme për koalicionin e mundshëm PDK-AAK

Shko poshtë

Me qëndrime të ndryshme për koalicionin e mundshëm PDK-AAK Empty Me qëndrime të ndryshme për koalicionin e mundshëm PDK-AAK

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 8:49 pm

Me qëndrime të ndryshme për koalicionin e mundshëm PDK-AAK


Me qëndrime të ndryshme për koalicionin e mundshëm PDK-AAK Largea_osmani-grbovci-gjini1354811729
Përderisa AAK-ja këmbëngul në qëndrimin se në rast të lidhjes së një koalicioni me PDK-në, kjo parti të udhëheq me Qeverinë e Kosovës, zyrtarë të PDK-së konsiderojnë se kryeministri Thaçi është i suksesshëm dhe nuk ka nevojë për ndryshime. Ndërkaq LDK-ja vlerëson se kjo është çështje e këtyre dy partive, përderisa më të arsyeshme LDK-ja sheh mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare vitin tjetër.

Partitë politike kanë qëndrime të ndryshme rreth mundësisë së lidhjes së koalicionit të ri qeverisës mes PDK-së dhe AAK-së.
Ardian Gjini shef i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se oferta e vetme e kësaj partie është që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër.


“AAK e ka thënë tepër qartë se janë disa tema në të cilat nuk do të jemi opozitë dhe ato tema nuk janë të ndërlidhura mes vete. Sa i përket dialogut dhe veriut dhe temave të mëdha që janë me karakter nacional AAK-ja do ta mbajë këtë kurs që e ka sot. Në çfarëdo rrethane ne do ta luajmë atë rol që duhet ta luajmë, qoftë në pushtet qoftë në opozitë”,tha Gjini.

Ndërkaq, Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së, tha se Partia Demokratike është e përcaktuar për bashkëpunim, mirëpo sipas tij, koalicioni aktual është funksional. Ai tha se kryeministri Thaçi është kryeministër i suksesshëm dhe se PDK-ja nuk sheh arsye për ndërrimin e tij.

“Po edhe sikur të jemi të gatshëm rrethanat e krijuara në Kosovë nuk lejojnë një gjë të tillë, sepse kryeministri i Kosovës është i suksesshëm dhe nuk kemi nevojë për ndryshime. Sepse ne kemi filluar një proces dhe nuk guxojmë të luajmë me vetveten”, tha Grabovci.

Ndërsa Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se kjo është çështje e PDK-së dhe AAK-së.

“Është në të mirë të Kosovës që zgjedhjet të mbahen sipas marrëveshjes në vitin 2013 dhe të pastrohen listat e atyre që kanë të drejtë për të votuar në mënyrë që të kemi zgjedhje sipas Kushtetutës, se kush do të hyjë në koalicion, është çështje individuale e secilës parti ku LDK-ja nuk do të ndërhyjë as nuk do të përzihet”,tha Osmani.

Sipas Kushtetutës zgjedhjet parlamentare, janë paraparë që të mbahen në vitin 2013.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi