Koço Kokedhima pergadit opinionin publik per arrestimin e mundshem te Berishes

Nikola Vuljaniç
Sot ne gazeten Shekulli gjendet nje interviste e gazetarit te Shekullit Ardit Rada me eurodeputetin Nikola Vuljaniç, ku pervec pyetje - pergjigjeve standarte e super te perseritura, ishte keshilla e Vuljanic (te pakten sipas Ardit Rades) qe arrestimi i ish kryeministrit nuk eshte ndonje hata. Deri sa nuk ishte hata ne Kroaci s'ka se si te jete ketu.
Me poshte intervista e plote sipas Shekullit:
Z. Vuljaniç, Shqipëria pothuajse e ka marrë statusin e kandidatit, por kur mund të pretendohet për nisjen e negociatave?
Statusi i kandidatit duhet të provohet nga qeveria juaj. Siç e kam vënë re këto ditë, gjatë bisedave me ministrat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Shqipërisë, vendi juaj nuk ka ndonjë oponencë nga ana e fqinjëve sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjë e mirë. Shpresoj që të jetë vërtetë kështu. Vendi i vetëm i cili mund t’ju krijojë një problem, është Greqia. Por, unë nuk gjej ndonjë arsye konkrete për një skenar të tillë. Nuk besoj se kjo do të ndodhë.
Pse thoni se Greqia mund ta pengojë Shqipërinë?
Realisht nuk e di, por i referohem atyre që kam dëgjuar. Për momentin e di që nuk keni asnjë përplasje zyrtare, por kam parasysh problemin e ujërave territoriale që lidhet me naftën, kufijtë jugorë etj.
Bashkimi Evropian i ka lënë qeverisë shqiptare pesë detyra dhe në to nuk përfshihet kushti për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme...
Ç’është e vërteta, zgjedhjet e qershorit ishin të organizuara dhe u zbatuan mjaft mirë. Nuk kam parë apo nuk kam dëgjuar ndonjë argument serioz pse çështja e zgjedhjeve duhet të vazhdojë të diskutohet për rastin e Shqipërisë. Pra e marrim të mirëqënë se Shqipëria nuk ka nevojë të diskutohet më në këtë aspekt. Supozoj se kjo është arsyeja pse komisionari Shtefan Fyle nuk e vuri çështjen e realizimit të zgjedhjeve të ardhshme si një detyrë për vendin tuaj.
Z. Vuljaniç, ju jeni një politikan kroat dhe vendi juaj ka vënë para drejtësisë disa zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe ish-kryeministrin. Kur Evropa thotë se ne duhet të luftojmë korrupsionin, a e ka fjalën edhe për hetim dhe arrestim të ish-ministrave dhe funksionarëve të lartë?
Nuk duhet vetëm të hetoni. Hapini çështjet, çojini ato në Prokurori dhe dënojini përgjegjësit. Drejtësia kërkon ndëshkim, ndaj mos rrini vetëm duke folur për korrupsionin. Korrupsioni duhet prerë me gërshërë. Ai ka persona konkretë, me emër dhe mbiemër. Nuk është një fenomen i përgjithshëm. Ekziston një opinion publik se korrupsioni në Shqipëri është në nivelin më të lartë. E vërteta është se nuk ka korrupsion në politikë.
Korrupsioni ndodh vetëm atëherë kur politika dhe paraja bashkohen. Unë shpresoj që qeveria juaj do të tregojë se nuk ka lidhje fare me korrupsionin dhe të jetë e fuqishme mjaftueshëm t’i tregojë botës se mund ta kapë “peshkun e madh”. Pra, jo disa arrestime mjekësh etj. Ne kemi ish-kryeministrin kroat në burg, i cili do të vuajë dënimin për një kohë të gjatë, sepse detaje pas detajesh zbulohen dhe bëhet fjalë për skandale dhe abuzime që arrijnë në qindra milionë euro. Pra, ky është dëmi i vërtetë i një vendi. Abuzimet qindra milionëshe.
“Administrata, emëroni profesionistët”
Eurodeputeti Nikola Vlujaniç, njëkohësisht raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, flet edhe për emërimet në administrate si dhe për ndarjen e stafit politik nga ai civil. I pyetur se cilat janë sugjerimet e tij mbi këtë temë, Vuljaniç thekson se administrata duhet të përbëhet nga punonjës që qëndrojnë poshtë ligjit. “Ju duhen njerëz profesionistë, jo punonjës që vijnë dhe ikin me politikën. Kur them që qëndrojnë poshtë ligjit, e kam fjalën për profesionistët e diplomuar brenda dhe jashtë vendit dhe që kanë nevojë t’u jepet një shans për të kontribuar për vendin” – thekson z. Nikola Vuljaniç.
Nga ana tjetër, laburisti kroat shprehet se sipas informacioneve që ai ka, administrata publike e Shqipërisë është e mbushur me emërime politike, por sipas tij kjo nuk do të thotë se të gjithë punonjësit duhen shkarkuar dhe zëvendësuar. “Nuk duhet të shkarkoni këdo. Përkundrazi! Ata që e bëjnë punën e tyre të qëndrojnë duke plotësuar kriteret vendase të punësimit dhe të profesionalizmit. Unë ia shpreha mendimin tim kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Zëvendësimi i administratës nuk lidhet me heqjen nga puna e pastrueseve të dikastereve. Për bindjet e tyre politike nuk duhet të merakoset askush. Ne e kemi pasur të njëjtin problem në Kroaci sepse dhe ne vijmë nga një ish-shtet komunist, Jugosllavia” - thotë Vuljaniç.
Ai thekson se askush nga Bashkimi Evropian nuk u tha kroatëve se duhet të bëjnë këtë, apo atë gjë për të qenë pjesë e familjes evropiane. “Çdo gjë ishte në dorën tonë dhe ne zgjodhëm rrugën e afrimit të të rinjve, që studionin dhe jetonim në vend dhe në diasporë, duke u dhënë atyre mundësinë për të punuar për vendin. Këtë nuk po e them në parim. Kam vizituar Letoninë, ku mirëqenia dhe GDP është tepër e lartë. Atje ka 2.5 milionë banorë dhe në vitet e fundit e kanë braktisur mbi 250 mijë të rinj. Letonia ka çdo gjë, ka paratë, fondet etj, por nuk ka njerëzit që të nisin projekte për të ndihmuar vendin. Ndaj, Shqipëria duhet të vërë në lëvizje sa më parë të rinjtë e saj” – thotë Vuljaniç duke sjellë në vëmendje nevojën që vendin ynë ka për përthithjen e potencialit rinor në administrimin e institucioneve të shtetit shqiptar.
Ndëshkimet ndihmojnë edhe vetë opozitën
Unë nuk mendoj se sulmi ndaj korrupsionit do të interpretohet si një sulm mbi opozitën e sotme. Kjo sepse një qeveri e mirë, duhet të pastrojë jo vetëm derën e saj, por edhe të shokut. Pra të opozitës së sotme. Nga ana tjetër, në rast ndëshkimesh dhe nëse opozita do të ankohet për sulme politike, kjo do të thotë se paska pasur emërime politike kur ajo qeveriste vendin. Nuk e kam idenë nëse është dikush konkretisht në qeverinë e sotme apo të djeshme i përfshirë në skandale, por qeveria duhet të luftojë korrupsionin, të kapë “peshkun e madh” dhe gjithashtu t’i bëjë institucionet imunitare ndaj korrupsionit. Pra ta bëjë të pamundur zhvillimin e korrupsionit në institucionet shtetërore. Një mundësi për ta arritur këtë, lidhet me emërimet në administratë. Kjo realizohet duke bërë një administratë profesionale dhe jo politike. Nëse administrata publike është një administratë partiake dhe njerëzit mendojnë se mund të bëjnë ç’të duan sepse kanë partinë prapa shpine që i mbron, kjo nuk do të funksionojë. E dini cila është gjëja më e keqe që mund të bëjë kryeministri juaj? Të heqë njerëzit e Berishës dhe të vendosë njerëzit e tij. Ky do të ishte i njëjti gabim dhe nuk do t’ju ndihmonte aspak.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» BE kërkon arrestimin e Sali Berishës
» Me qëndrime të ndryshme për koalicionin e mundshëm PDK-AAK
» Ali Podrimja:Mediokri - vrasës i mundshëm
» Behgjet Pacolli kandidat i mundshëm për Kryetar të Prishtinës
» AAK: Deklarata e PDK-së për kamerat - tallje me opinionin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi