Ilir Çumani:Jetimët një çështje mbarëkombëtare
Faqja 1 e 1
Ilir Çumani:Jetimët një çështje mbarëkombëtare
Ilir Çumani: Jetimët, një çështje mbarëkombëtare
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, u kërkon autoriteteve të Kosovës më shumë vëmendje çështjes së fëmijëve jetimë
Ilir Çumani në takim me fëmijë jetimë të Kosovës në Ditën e “20 Majit” |
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, z. Ilir Çumani, ka realizuar një seri takimesh të rëndësishme me përfaqësues politik të Prishtinës zyrtare, si edhe perfaqësues të spikatur të shoqërisë civile dhe të botës akademike dhe universitare atje.
Ilir Çumani me Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu |
Në fokus të të gjitha bisedimeve ka qënë çështja e zbatimit të politikave sociale që kanë të bëjnë me mbështetjen dhe integrimin fëmijëve jetimë të traumatizuar, e në veçanti e fëmijëve jetimë të pasluftës në Kosovë, si edhe përgjegjësitë që duhet të marrin institucionet e Kosovës për të hartuar një kuadër ligjor bashkëkohor në mbrojtje të kësaj shtrese.
Ilir Çumani me kryeministrin e Kosovës, z. Hashim Thaçi |
Për këtë, z. Çumani ka ofruar përvojën më të mirë që ka Shqipëria lidhur me legjislacionin aktual, si edhe shkëmbimin e një informacioni sa më të gjërë për strategjitë kombëtare që duhen ndjekur në të ardhmen në dobi të kësaj kategorie.
Është në dinjitetin e një kombi, por edhe të një shoqërie demokratike që të investoj pa kursyer në këtë drejtim për fëmijët pa kujdes prindëror. Ne duhet të garantojmë të ardhmen e këtyre fëmijëve, pasi siç dihet edhe nga përvojat botërore, nga gjiri i kësaj shtrese kanë dalë njerëz të mëdhenj, individë të spikatur, të cilët kanë qënë pikë referimi dhe një shembull i shkëlqyer për të gjithë, ka theksuar z. Çumani në takimin e rezervuar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Është në dinjitetin e një kombi, por edhe të një shoqërie demokratike që të investoj pa kursyer në këtë drejtim për fëmijët pa kujdes prindëror. Ne duhet të garantojmë të ardhmen e këtyre fëmijëve, pasi siç dihet edhe nga përvojat botërore, nga gjiri i kësaj shtrese kanë dalë njerëz të mëdhenj, individë të spikatur, të cilët kanë qënë pikë referimi dhe një shembull i shkëlqyer për të gjithë, ka theksuar z. Çumani në takimin e rezervuar nga Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Ilir Çumani me N/Kryetarin e Partisë Demokratike te Kosovës z. Fatmir Limaj dhe z. Arsim Bajrami |
Ai u prit nga Presidenti i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, Kryetari i Partistë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës z. Rramush Haradinaj, Kryeatri ARK, z. Bahget Pacolli, deputet të parlamentit, etj.
Z. Thaçi, nga ana e tij e falenderoi z. Çumani dhe vlerësoi përkushtimin për punën e bërë nga ky Institut në Shqipëri. Ai e konsideroi takimin me kreun e IKIJSH-së, si një moment të përshtatshëm reflektimi që shoqëria dhe institucionet zyrtare në Kosovë, megjithë problemet e shumta që po kalojnë, duhet të kthejnë vëmendjen edhe nga kjo shtresë e brishtë e shoqërisë. Për këtë z. Thaçi e siguroi z. Çumani se PDK-ja dhe komisionet e saja parlamentare do të angazhohen që fëmijët jetimë në Kosovë të kenë një status të avancuar social dhe përkujdesje institucionale.
Ilir Çumani me Kryetarin e Partisë AAK, z. Rramush Haradinaj |
Një vend të veçantë në axhentën e z.Çumani ka qenë takimi me z. Arsim Bajrami, me të cilin është diskutuar gjatë mbi kontributin dhe rolin që duhet të luaj rrethi akademik dhe universitar në Prishtinë, në lidhje me sensibilizimin, mënyrat dhe format që duhen ndjekur për të ndikuar pranë institucioneve shtetërore që çështja e fëmijëve jetimë në Kosovë të jetë një nga prioritetet e politikës të Prishtinës zyrtare.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ilir Çumani:Jetimët një çështje mbarëkombëtare
z. Ilir Çumani, me ish-Keshilltaren e Kryeministrit te Kosoves znj. Ulpiana Lama |
Me shumë interes kanë qënë edhe takimet me përfaqësuesit kryesor të medias televizive, si RTK 1, Tv. 21, dhe KTV, ku u theksua mbi rolin shumë të rëndësishëm dhe të pazëvëndësueshëm që duhet të luaj media për trajtimin e temave sociale që kanë të bëjnë me jetimët në Kosovë. Përfaqësuesit e medias u angazhuan nga ana e tyre që në të ardhmen të kenë një format hapësire me programe speciale në ekranet e televizioneve, lidhur me trajtimin në aspektin human dhe social të problemeve të shumta me të cilat përballet kjo shtresë e shoqërisë në nevojë.
Z. Ilir Çumani, me ish-Kryeministrin e Kosoves z. Bajram Kosumi |
Emocionuese dhe shumë prekëse ishte edhe vizita e z. Çumani, në Qëndrën e Rehabilitimit të Nënës dhe të Fëmijës, në Prishtinë, ku trajtohen dhe u jepet asistencë 250 fëmijëve jetimë të mbetur nga Lufta në Kosovë. Kjo qëndër është ngritur dhe drejtohet nga personalitetja e shquar, humanistja dhe Deputetja e parlamentit të Kosovës, Flora Brovina, e cila u kthye ne simbol i qëndresës në burgjet serbe gjatë kohës së Luftës. Kjo qëndër, kohë më parë u vizitua edhe nga ish - Sekretarja e Shtetit në SH.B.A, znj. Madeline Albright, e cila nuk mundi të përmbante emocionet e një takimi të dhimbshëm dhe prekës me këta fëmijë. Prekëse dhe shumë emocionuese ishte edhe vizita në shtëpinë e familjes “Jashari” në Prekaz, dhe në Kullën e rezistëncës kundër pushtuesve serb të familjes “Haradinaj”.
Për merita të veçanta dhe kontributin human të dhënë në mbrojtje të popullsisë civile, veçanërisht të grave dhe fëmijëve, gjatë Luftës në Kosovë, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, i akordoi çmimin “Simbol i Vlerave Humane”, Herohit legjendar të Kosovës Adem Jashari, (pas vdekjes), z. Rramush Haradinaj, znj. Flora Brovina, z. Fatmir Limaj, z. Behgjet Pacolli.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Çumani: KADRI ALIA, KY MATRAPAZ SOCIAL, ABUZUES ME JETIMET....
» Ilir Çumani: Jetimët kanë nevojë për vëmendje e dashuri, respekt dhe dinjitet njerëzor
» Ilir Çumani: Revista Integrim, një “strehëz” e ngrohtë, një “Prind” i dashur dhe “avokate” e fortë për jetimët në Shqipëri
» Ilir Çumani: Mirënjohje...
» Ilir Çumani: ''Vuvi'' foli...
» Ilir Çumani: Jetimët kanë nevojë për vëmendje e dashuri, respekt dhe dinjitet njerëzor
» Ilir Çumani: Revista Integrim, një “strehëz” e ngrohtë, një “Prind” i dashur dhe “avokate” e fortë për jetimët në Shqipëri
» Ilir Çumani: Mirënjohje...
» Ilir Çumani: ''Vuvi'' foli...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi