Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Akademitë shqiptare mohojnë rilindjen dhe mbrojnë tezat sllave

Shko poshtë

Akademitë shqiptare mohojnë rilindjen dhe mbrojnë tezat sllave Empty Akademitë shqiptare mohojnë rilindjen dhe mbrojnë tezat sllave

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 09, 2012 9:54 pm

Akademitë shqiptare mohojnë rilindjen dhe mbrojnë tezat sllave


Akademitë shqiptare mohojnë rilindjen dhe mbrojnë tezat sllave Largea_akademia-sh1355050484
E si të mos kërkojnë trashëgimi serbët në gjithë Kosovën, kur akademia e Kosovës paturpësisht e bën anëtar korrespodent edhe historianin filosllav Jens Shmit.

Kush më shumë se sa shqiptarët ka objekte kulture dhe fetare në Ballkan? Kush më shumë se shqiptarët mund të kërkojë themele mbretërish se sa shqiptarët? Kush më shumë se sa shqiptarët paska themele qytetesh në Ballkan? Kush më shumë se shqiptarët ka themele të objekteve fetare, mbretërore, kulturore në Ballkan, nga Egjeu, e madje nga Deti i Zi, në Jon e Adriatik, në bregdetin apenin dhe Ilirik? Nga egjeu e në Panoni e në Istri, bile edhe në Austri, në gjithë Greqinë e sotme, Serbinë, Kroacinë, e Slloveninë, e gjithsesi në Maqedoni, kemi tërë trashëgiminë tonë mijëra vjeçare para ardhjes së sllavëve, por edhe pas ardhjes së tyre, dhe gjithsesi edhe para ardhjes së grekëve. Para ardhjes së tyre është i njohur dhe i pranuar edhe nga grekët e lashtë, monumenti i Parthenonit, simbolit të Greqisë, themelet e të cilit ishin vënë nga paraardhësit tanë pellasgo-ilirët.
E si të mos kërkojnë trashëgimi serbët në gjithë Kosovën, kur akademia e Kosovës paturpësisht e bën anëtar të jashtëm edhe historianin filosllav Jens Shmit, i cili përveç që luan me figurën e Skënderbeut, duke e poshtëruar atë sikurse edhe gjithë traditën e madhërishme skendebegase, ai nuk përfill fare trashëgimin ilire. Po ashtu pse të mos kërkojnë serbët trashëgimi edhe në Shqipëri, kur Akademia e Kosovës e ka bërë njëherë anëtar nderi dhe pastaj korrespodent, historianin Noel Mallkom, i cili tallet me trashëgimin tonë ilire, duke mos e përfillur bile as si tezë diskutimi. Atëherë me kë është sot Akademia e Shkencave të Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë, që mohon tezën pellazgjike, teza më e hershme e origjinës shqiptare, dhe që nuk e përjashton fare teorinë ilire, e përjashtojnë dhe mohojnë gjithë traditën rilindëse, skenderbegase dhe barletiane...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)


Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi