Hasan QYQALLA:KUR IDEALIN E SFIDON ME JETË A VDEKJE… POETI!
Faqja 1 e 1
Hasan QYQALLA:KUR IDEALIN E SFIDON ME JETË A VDEKJE… POETI!
Hasan QYQALLA:KUR IDEALIN E SFIDON ME JETË A VDEKJE… POETI!
Në shenjë përkujtimi të luftëtarit, reporterit e poetit Tahir DESKU,
AKADEMI PËRKUJTIMORE MBAJTUR NE FLIEDEN AFËR FULDËS NË GJERMANI
Edhe atëher kur Toka jonë bymehej nga gjaku, këngëtari këndoi me lot për sy, poeti vargënoi vargje gjakimi, piktori harroi brushën zhytur në ngjyrëkuqe, romansie
ri nxjerr dihamë për dramë, gazetari shkruan kronologji mbi gur për luftëtarin e idealeve të Lirisë.
Po kush ishte pra Tahir Desku!? Poet, gazetar, shkrimtar, lajmëtar, luftëtar,…apo (!?), dhe rastësisht më kujtohet një rilindas i apostrofuar për mua, një krijues e luftëtar i denjë i çështjes kombëtare, ai ishte Mihal GRAMENO! E them apostrofuar, mbase pas krijimeve voluminoze letrare, ai ngjesh Armën, kur e kërkon Liria për Atdheun! I till ishte edhe Tahir DESKU, që lapsin e përdori jo vetëm për krijimtari, por sikur parapërgatitej psikologjikisht në letrat, vështrimet, vargjet e shkruara edhe për luftë, vetëm të realizohet ëndërra e kahmotshme dhe shumëpritur e popullit tonë aq të përvuajtur. Ai gërshetoi trimërisht frymën e artit krijues dhe artin ushtarak. Dhe e gjejmë në arenën e trimëris me notes në dorë e pushkë në krah. Dëgjohej kumbueshëm e jehonte ëmbël nga vatrat e flakura, kur bënte raportime të drejtpërdrejta, ajo ngjyrë zëri që isha mësuar ta dëgjoja nëpër Amfiteatrot e Fakulteteve me vargun e ri në buzë. Nuk trembej se nuk trembej, edhe pse ishte sa i njohur, po aq i tmerrshëm për okupatorin serb. Edhe pse ndiqej e përcillej hap pas hapi, si Hije e zezë e ndiqnin pas! Nuk trembet as nuk tërhiqet për asnjë çast poeti trim apo tani reporteri luftëtar edhe pse vdekja i trokiste pas shpine. Ai raporton nga vija e zjarrit, edhe kur plumbat i sillen rreth e qark si breshëri…! Ai, nuk prish shikimin kah Dielli, nuk ndal zërin për re,… „luftë është“,- thoshte, ku mund çdo çast të vdes, siç shkruan edhe në poezin e tij me sa vijon:
Kam mundur të vdes…!
Sa e gjatë kjo pushkë
Që më bën hije mbi kokë
E ky shkëmb ku po e shkruaj
Këtë varg
Kam mundur të vdes
Për shembull në Beverly Hills
Londër Paris a Barcelonë
Bulevardeve të Europës dhe Amerikës
Mes gjinjve të vashave
Rimave e vrimave
Kam mundur të vdes larg
Bukur po vdes
Tek ky shkemb
Në këtë varg …!
Pra, sfidon idealin me luftë a vdekje,… “e vdekjen”,- tha “do ta mund”! … Dhe vazhdon raportimin: “Ofenziva e UÇK-së vazhdon betejat duke i sjellë humbje të mëdha okupatorëve serb… Lufta vazhdon me fitore të reja të UÇK-së ”, e nuk hezitonte t’u thoshte bashkëluftëtarve se “do zëmë Idealin kombëtar, mbase edhe ishim peng të Idealeve”! Pikërisht, kujtoj unë, këtu xhveshet nga mistika artistike frymëzuese duke nxjerr në pah një frymë të re në letrat shqipe. Dialogimin poetik, frymëzimin real apo te drejt për drejt, identifikimin profetik (të atyre që derdhën gjakun, që ndalën frymën e fundit apo lane pjesë të trupit), e të ajrosen lirshëm me frymën e Lirisë. Prandaj u identifikua si “Lajmtari i Lirisë”, asaj Fletushke, që një kohë të keqe botohej, shpërndahej e lexohej ilegalisht! Është zëri që preku Qiellin dhe ngjyrosi retë! Është vet Tahir Desku,… Ai, që edhe kur ngriste dollin na kujtonte Lasgush Poradecin, i cili përsëriste si refren shpirti thënjen: “Heu mos m’bëftë mire kjo gotë “dolli”, po s’u bashkua Kosovë e Shqipëri”! Gjersa poeti pararendës (L. Poradeci, iku me këtë plagë në shpirt!!!), poeti pasthënës (T. Desku) e luftëtar i idealeve gjer në gjakim, arriti prek tok etnit (të ndara prej kohësh!!!)… Dhe iku,…iku pa na thënë “LAMTUMIRË”! Ate kujtoj se vet nuk deshi tat hot, mbase shkroi, plagoi, gjakoi dhe kërkoj të prek këtë FESTËSHEKULLI KOMBËTAR,… Të bëhet edhe këtu dëshmitar i Idealeve, skrificës, ashtit e gjakut… Gjersa Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (një grup syresh) e morën me vete në Tiranë, Vlorë, Prishtinë, Tetovë, Luginë e Klinë ndërsa bashkëluftëtari, Marshmërgimtari, kolegu, bashkëraportuesi, bashkidealisti, apo më konkretisht udhërrëfyesi i betejave të përbashkëta Z. Magjun Smajli, e solli të freskët kujtimin në këtë Akademi Përkujtimore!
Lavdi Pendës e Pushkës së poetit “rrebel”, Tahir DESKU…!
LAVDI…LAVDI…!
Flieden,08.12.2012. Hasan QYQALLA
Qani Mehmedi, Hasan Qyqlla dhe Sadik Krasniqi në Akademi Përkujtimore për Tahir Deskun
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MËRGIMTARI: POETI YNË HASAN QYQALLA
» Hasan Qyqalla: Poeti i lindjes dhe rilindjes
» Hasan QYQALLA;Dy poezi NJË JETË
» Hasan Qyqalla:MOS...
» Hasan Qyqalla:Dy poezi
» Hasan Qyqalla: Poeti i lindjes dhe rilindjes
» Hasan QYQALLA;Dy poezi NJË JETË
» Hasan Qyqalla:MOS...
» Hasan Qyqalla:Dy poezi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi