Rita Lati: Në rolin e fundit që po përgatis më duhet të zhvishem
Faqja 1 e 1
Rita Lati: Në rolin e fundit që po përgatis më duhet të zhvishem
Rita Lati |
“Halli dhe malli” do më bëjnë ta fus Ceken në krevat
Në rolin e fundit që po përgatis më duhet të zhvishem
Nga Albert Zholi
Është një nga artistet më të njohura të humorit shqiptar. E ngjitur në skenë herët ka krijuar profilin e saj origjinal duke interpretuar personazhe të arrira dhe të mbajtura mend nga teleshikuesit shqiptarë. Në këtë intervistë flet për filmin e ri, vështirësitë e realizimit të roleve seksi, për jetën e saj të përditshme, dashurinë e madhe të jetës së saj, vajzën dhe për miqësitë e saja të shtrenjta.
Kur u zbulua talenti i Ritës për humorin?
-Mendoj se që e vogël kam qenë shejtankë. Atëherë këndoja pa fund dhe kënga ishte ajo që më pëlqente. Mendoja të bëhesha këngëtare dhe aktore u bëra aksidentalisht. Kur konkurova për kanto, ishte plotësuar numri i konkurentëve dhe na çojnë tek Shtëpia e Kulturës ku ishte një shkollë teatri, mjeshtëri aktori ku duhet të konkuroje. Fillimisht ato nuk deshën por unë u solla sikur dija të aktroja, sepse kam qenë një njeri që kam patur gjithnjë besim tek vetja. U futa direkt. Mbaj mend që salla brenda u hipnotizua. Mora vetëm pluse. Që aty mori këtë drejtim jeta ime. U futa në Akademinë e Arteve.
Mbani mend se me çfarë u prezantuat?
-Mbaj mend që jam prezantuar me zogun pushverdhë, një përrallë. Profesorët që ishin atje u shprehën se unë kisha lindur për në skenë dhe që atje mori udhë rruga ime.
Kush kanë qenë profesorët?
-Nuk i mbaj mend mirë emrat por mbaj mend profesor Kadri Roshin dhe shumë emra të mëdhenj të teatrit që u jepnin mësim studentëve.
Gjatë kohës që ishit në Akademi a keni luajtur role?
-Një rol ka qenë tek “Monserati” që e vuri në skenë zyshë Drita Pelingu. Aty u shfaqën notat tragjike të personazhit. Pedagogët më dhanë vlerësim maksimal dhe pse unë kisha më qejf humorin. Në vitin e tretë kam interpretuar në estrada. Atëherë këndova me Frederik Ndocin një parodi, e cila doli me sukses. Që aty kalova tek parodistët e Vlorës.
Një bashkëpunim që zgjati sa vite?
-Kam punuar 3 vjet me ta. Kemi kënduar parodi shumë të suksesshme. Di që nuk më kanë zëvëndësuar akoma dhe vazhdojnë të vuajnë për mua siç vuaj dhe unë për ata. Unë u mungoj atyre dhe ata më mungojnë mua. Kam interpretuar parodi me Agronin, me Metin, Afrimin dhe Manen. Të gjitha janë shumë të bukura sa nuk mund të veçoj askënd. Secila prej tyre kthehej pa pushim në skenë.
Kthimin në Tiranë si e përjetuat. Erdhët nga qyteti i bukur bregdetar i Vlorës në një metropol të zhurmshëm si Tirana. Si u adaptuat?
-Unë erdha që 14 vjeç në Tiranë. Isha ambientuar me këtë qytet. Nuk ishte tronditëse sepse unë isha e lidhur me kryeqytetin dhe e dija mirë se si funksiononte jeta këtu. Gjithashtu isha mësuar dhe me jetën e artistëve dhe duke qenë se ishte ëndërr që u realizua për mua nuk qe i vështirë adaptimi.
Roli juaj i parë në Estradën e Shtetit?
-Ka qenë një recital. Unë bashkë me Vegim Xhanin kemi mbajtur një recital të tërë duke kënduar, duke bërë humor dhe kam prezantuar gjithashtu për 1 orë e gjysëm. Mbaj mend që ishte një parodi që vinte në lojë këngët e festivalit të asaj kohe. Godisnim me humorin që bënim dhe kënaqësia ishte shumë e madhe. Për më tepër që në atë kohë Estrada ndiqej shumë..
Iu largove përfundimisht dramaturgjisë?
-Gjithë jeta ime mori drejtimin e humorit. Suksesin e kam patur kryesisht në parody dhe e kam vazhduar dhe profilizuar gjatë viteve.
Ndërkohë që ju keni disa interpretime dhe në kinematografi. Filmi juaj i parë kush është?
-Filmi im i parë fare ka qenë me Koço Devolen që e kemi luajtur gjithë artistët e estradës, i xhiruar në Neë York. Më pas kam realizuar pafundësisht filma me Arjan Çuliqin dhe mund të deklaroj se kam qenë e pranishme në gjithë filmat e tij. Roli më emocional në kinematografi ka qenë tek filmi “Parrullat” një bashkëpunim shqiptaro-francez ku kisha një rol dramatik, që u prit shumë mirë. Për momentin jam duke u angazhuar në filmin e fundit të Arjan Çuliqit.
Çfarë roli do të interpretoni?
-Kam rolin e një femre provokuese që e tërheq paraja dhe pse Cekja nuk është i bukri i dheut ajo bie në dashuri me të, vetëm se ka një makinë të bukur. Për fat në jetë unë kam dy makina personale. Është një rol jashtë tipit tim, por duke qenë se jam aktore po e interpretoj. Halli dhe malli do më bëjnë ta fus Ceken në krevat.
Ke luajtur disa role rozë. Si e keni supoertuar duke patur parasysh paragjykimet e shqiptarëve që në të shumtë janë dhe provincialë?
-Mund të flas për vajzën time e cila e do mamanë e vet në role bebesh, fshataresh, burrash dhe jo në role sensuale. E para pengesë mendoj se nis që ngavajza ime. Ndoshta publiku dhe opinioni e shohin Ritën si një femër shumë të kolme, që mund t’i mbushë mendjen regjizori që e bën këtë. Por ai është thjesht një rol. Publiku që duhet të më paragjykonte nuk më ka paragjykuar. Ka ndodhur e kundërta. Më kanë suportuar ashtu. Ndoshta çiltërsia sinqeriteti dhe loja kanë bërë që të diskutojnë për rolin por jo duke përdorur paragjykimin. me anën e paragjykimit.
Kur të është besuar për herë të parë një rol i tillë e ke marrë me seriozitet, ndroje apo me gallatë?
Kur të është besuar për herë të parë një rol i tillë e ke marrë me seriozitet, ndroje apo me gallatë?
-Unë jam shumë e vetëdijshme se kur regjizori bën përshtatjen e artistëve dhe të thotë: “Zgjidh kë të duash prej roleve, po për mua ti je kjo!” Aktorja e menccur do zgjedhë atë që thotë regjizori. Sepse ai është drejtuesi. Kur i lexoj personazhet bindem që ai nuk gabon. Ai e di mirë se çmë shkon mua. Jo se rrezikoj të luaj një rol tjetër por unë aty jap atë që do publiku dhe unë e fal Ritën, çfarëdo që të bëj.
Nuk je ndier keq asnjëherë?
-Asnjëherë. Bile, përpiqem që të dalë ajo që kërkon regjizori. Në rolin e fundit që po përgatis më duhet të zhvishem disi. Për moshën që kam nuk është dhe aq normale të zhvishem, ashtu siç ka ndodhur, por leku bën gjithçka. Personazhit i ka marrë mendjen leku dhe nuk kupton se çfarë bën. Tek Xhuli nuk jam unë, është ajo. Kështu që le të gjykojnë Xhulin, jo mua.
Ke ndonjë peng në skenë?
-Nuk e di. Unë ngaqë lëviz shumë në diasporë i kam tejkaluar të gjitha pengjet. Kam marrë aq shumë kënaqësi dhe mbushje shpirtërore sa më duket ndonjëherë vetja e plotësuar. Por ndonjëherë ndjehem bosh. Në humbëtirat e jetës mendoj time bijë Rozën dhe tërhiqem, duke u kthyer tek gjërat e bukura që të ngopin. Më pas të vjen lajmi i një shfaqjeje në Vienë dhe përsëri mbushesh. Përgjithësisht ndjehem njeri i plotësuar. Idealja për mua nuk egziston.
Jeni zhgënjyer nga të tjerët?
-Shumë herë njerëzit nuk të vlerësojnë për atë që ke në shpirt. Unë kam zhgënjyer të tjerët se u kam vënë shkelmin në momentin që kanë menduar se kanë qenë më të fortë se kurrë.
Në aspektin jetësor a ndjehesh e plotësuar me vajzën?
-Po. Ajo më kupton shumë, më do shumë. Më do vetëm për vete, shumë herë. Ndonjëherë më këshillon të bëj një shok dhe të pi një kafe. Por nuk ështëe vetëm kafja. Unë kërkoj shumë tek një njeri. Ndoshta ndonjë ditë do e gjej atë që kërkoj. Shpesh përpiqem me zor të dukem e dashuruar sepse njerëzit të duan kështu që të të lënë të qetë.
Rita ju dukeni shumë e re. A ka përsëri ngacmime jeta juaj si kur keni qenë vajzë?
- Njerëzit janë paksa të vështirë, kujtojnë se çdo gjë kapet. Ndonjëherë ngatërrojnë skenën me jetën e përditshme Nuk është ashtu. Atëherë kishte shumë sinqeritet, tani është krejt ndryshe. Kjo është fatkeqësia. I njomi dhe i thati digjen njëlloj.
Më mirë kur ju komplimentojnë për bukurinë apo për aftësitë tuaja si artiste?
-Pse të mos e pranoj që kënaqem kur më thonë se jam dhe e bukur. Të gjitha kënaqësitë e mia janë kur thonë që jam një aktore e mirë.
Si është një ditë e zakonshme për Ritën?
-Ah! Kur jam në shtëpi e qetë dhe e çlodhur flej gjumë deri sa kënaqen dhe derisa të shplodhem. Pastaj kafenë e pi me një komshijen time e cila mezi më prêt të zgjohem nga gjumi. Nuk jam asnjëherë veten. Nëse jam në shtëpi gjithnjë do merrem me drekën. Do pres time bijë, Rozën, do hamë bashkë. Mund të pres ndonjë vizitë të këndshme ose shkoj tek ndonjë shoqe kur nuk kam aktivitet. Lokalet janë pjesa më e rëndomtë për mua, ndaj nuk më pëlqen ti frekuentoj.
Gatuani vetë?
-Më pëlqen shumë të gatuaj. Roza shprehet se gatuaj mirë dhe më bën qejfi. Më ka mësuar nëna ime të jem amvisë shumë e mirë.
Lidhjen me paranë si e ke?
-Mua më duket njëlloj si kur kam dhe kur nuk kam. I kam provuar ekstremet. Nuk ndryshon asgjë tek unë. Plotësoj vetëm një tekë më shumë. Por të qënit gjithnjë mirë nga ana ekonomike të bën që të mos e vlerësosh dhe aq. Nuk është leku gjithçka. Unë jam artiste, fitoj aq lekë sa për të jetuar, por nuk pasurohem dot. Bëj thjesht një jetë normale.
Me cilin partner skene jeni ndjerë më mirë dhe keni interpretuar rolet tuaja më të bukura?
-Me Beharin. Është një aktor i mirë, një gur i rëndë në humorin shqiptar. Për mua është artist i kompletuar dhe flet puna për të më shumë se unë. Kanë ngjitur shumë rolet e tij dhe në diasporë preferohet shumë. Kam qenë shumë mirë dhe me Ceken dhe me Vasillaqin por me Beharin duke qenë se kam patur jetëgjatësi. Ndaj dhe e vlerësoj dhe më ecën puna me të.
Ç’është dashuria për ju?
-Gjithçka dhe asgjë. Unë për vete dhe të shoh një lule për mua është dashuri ajo është gjithçka. Është asgjë kur zhgënjhesh dhe ke të bësh me njerëz të rëndomtë dhe pa asnjë lloj vlere, që e kuptojnë ndryshe dashurinë. Më mirë shiko lulen sesa të merresh me njerëz kot.
Kush janë mikeshat e tua?
-Eli Bici është një regjizore në Televizionin shqiptar me të cilën kemi qenë që në shkollën e mesme dhe vazhdojmë të rrimë bashkë. E ruajmë miqësinë. Pastaj ka dhe shumë aktore me të cilat punoj dhe marr pjesë në shfaqje të ndryshme. Duke nisur që nga Eli që e kam shumë për zemër, Artiola. Unë kafe pi me to. Është bukur të jesh nën shoqërinë e tyre sepse dinë të jenë shoqe të rralla.
Po shokë?
Po shokë?
-Edhe shokë pune kam. Shok të tjerë nuk kam. Atje ku xhiroj, ku jam në skenë, artistë që i respektoj shumë.Sigurisht që i konsideroj si shokë.
Të pëlqen lëvizja?
-Më pëlqen shumë. Lëvizja sjell gjithnjë diçka të re. Kur e kam time bijë okay atëherë dua të lëviz.
Kush janë vendet më të bukura?
-Unë kam shëtitur shumë. Vjena, Roterdamin, Brukselin e shumë vende të tjera.
Çfarë pëlqen më shumë tek njerëzit?
-Thjeshtësinë.
Vetë jeni e thjeshtë?
-Më shumë se ç’duhen. Dhe në rastet kur duhet të tregohem se jam dikushi, unë nuk dal dot nga vetja dhe jam gjithmonë Rita.
Më mirë e ndjeni veten në një koncert jashtë atdheut apo në një film?
-Nuk diskutohet që filmi stampohet dhe e sheh e gjithë bota. Filmit i jap shumë rëndësi. Koncerti është i rradhës. Këtë të shtunë jam në Romë dhe javën tjetër jam në Paris. Ndërsa filmi mbetet.
Lexoni?
-Jo shumë. Më shumë shoh në televizor.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» MENDIM RUGOVA - FJALËT E FUNDIT TË BABAIT, 'DUHET ME SHKUE NË VJENË PËR PAVARËSINË'
» Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana
» Rita Ora si Rita Hayworth
» Marius Chelaru:Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar
» LEXOJE .. Patjetër duhet të lexohet,dhe patjetër duhet të shpërndahet-Ataku në zemër
» Fatmira Endrra Dhe Lote:Komunikimi im i fundit -Pershendetja e fundit me mikun dhe poetin tone te dashur dhe te cmuar Z.Gjakush Tana
» Rita Ora si Rita Hayworth
» Marius Chelaru:Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar
» LEXOJE .. Patjetër duhet të lexohet,dhe patjetër duhet të shpërndahet-Ataku në zemër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi