Bleranda Neziri:Pasaporta, shpresë për ëndrrën time më të madhe: Bashkimin Kombëtar-Letër kryeministrit Sali Berisha
Bleranda Neziri:Pasaporta, shpresë për ëndrrën time më të madhe: Bashkimin Kombëtar-Letër kryeministrit Sali Berisha
Pasaporta, shpresë për ëndrrën time më të madhe: Bashkimin Kombëtar
Letër kryeministrit Sali Berisha
I nderuari z. Sali Berisha,
Unë quhem Bleranda Neziri dhe po të lajmërohem nga Amerika e largët -Houston, më saktë në Texas. Jam studente e vitit të dytë në Universitetin e Houstonit. Tre javë më parë, lash të gjitha leksionet për një javë, vetëm që të përjetoja 100 vjetorin e pavarsisë te shtetit dhe kombit tonë të lashtë në Vlorë.
Ishte një ëndërr e shumë viteve që u realizua më në fund, falë prindërve të mi. Ajo ditë ishte dhe ka për të mbetur një ndër ditët më te bukura te jetës sime. Lum ai që kishte fatin të përjetonte atë ditë në atdheun tonë të mrekullueshëm. Kisha fatin të të shihja edhe ty për disa sekonda në makinën tënde në rrugët e Vlorës. Unë isha në makinë tjetër, në anën e majtë, shumë e emocionuar pasi përshëndesje qytetarët me dorë. Doja edhe të të takoja personalisht dhe të të tregoja që ka ende të rinj nga brezi im që i kalojnë me mijëra kilometra dhe oqeane të mëdha vetëm për të festuar ditën madhështore në vendin ku u shpallë 100 vite më parë pavarësia. Fatkeqësisht, nuk kisha lidhjet apo mundësitë për të të takuar.
Ikja nga Kosova që nga mosha 7 vjeç, largimi nga vendi im, poshtërimet nga armiqtë tanë ndaj populli tonë të pafajshëm, më kanë bërë që të krenohem me kombin tim gjithnjë e më shumë. Kemi kaluar aq shumë gjëra të rënda dhe përsëri jemi të fuqishëm, patriotë që qëndrojmë pranë njëri - tjetrit, me dashuri të pa- fundshme për kombin tonë. Jemi populli më i lashtë dhe i çmuar në këtë botë!
Kam pasur edhe një ëndërr tjetër prej shumë vitesh, që dhe unë si një shqiptare që jam në zemër, në gjak, të kem në dorë pasaportën personale të Shqipërisë sime. Por, siç duket, sipas teje, edhe kjo ëndërr e imja ka per t'u bërë realitet së shpejti! Faleminderit për këtë gëzim kaq të madh. Më në fund populli ynë po bashkohet përsëri në mënyra të ndryshme. Në zemër!
Kjo më jep shpresë, shpresë për ëndrrën time më të madhe: Bashkimi Kombëtar. E di, kam shumë ëndrra, por të gjitha janë per vendin, historinë, popullin dhe ardhmërinë tonë. Mezi pres dhe po i numëroj ditët e ardhjes së muajit Qershor. Mezi pres qe të kem shqiponjën e bukur në pasaportën time.
Faleminderit shumë për këtë shpresë, frymëzim dhe gëzim të madh.
Urime për hapjen e faqes në Facebook. Do më bëhet shumë qefi nëse më pergjigjesh ose thjesht të më tregosh qe ke lexuar sms-in time. Me nderime nga BLERANDA NEZIRI
P.s. Kjo është përgjigja që e dha Berisha publikisht në facebukun e tij: “Të dashur miq. Dje në WhatsApp më erdhi ky mesazh nga Bleranda, studente në Universitetin e Hustonit. Unë e lexova disa herë si një himn rinor i dashurisë për Shqipërinë, ndaj dhe me kënaqësi po e ndaj sot me ju në Facebook.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: Bëni të vërtetë ëndrrën e bashkimit kombëtar
» Mark Velo:Letër e hapur Kryeministrit Zotit Sali Berisha
» XHEVAT REXHAJ:LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» AK: Berisha të firmosë referendumin për bashkimin kombëtar
» Mark Velo:Letër e hapur Kryeministrit Zotit Sali Berisha
» XHEVAT REXHAJ:LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» AK: Berisha të firmosë referendumin për bashkimin kombëtar
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi