Florent Spahija:Nga Krye-Luftues në Zbatues të Korrupsionit
Faqja 1 e 1

Nga Krye-Luftues në Zbatues të Korrupsionit
Ilustrimi: SXC
Nga Florent Spahija
Duke qenë prokuror special dhe i ngarkuar për të drejtuar luftën kundër-korrupsionit, Nazmi Mustafi kishte thirrur 114 herë në telefon dy vëllezër nga Gjakova të cilët akuzohet se ndërmjetësonin në “zhvatjen” që i bënte ai një likuidatori banke të dyshuar, në këmbim të pushimit të hetimeve. Sipas aktakuzës, ai u kërkonte shuma të pacaktuara parash edhe katër zyrtarëve të ndërlidhur me hetime rreth Kasabankës, Bankës së Re të Kosovës dhe Bankës për Biznes. Mustafi mohon akuzat, por pranon se kishte nevojë për para.
Ish-prokurori special Nazmi Mustafi, gjykimi ndaj të cilit filloi javën e kaluar në Pejë, përdorte pozitën e tij ndaj pesë zyrtarëve të ndërlidhur me banka të rëndësishme në vend për t’u kërkuar shuma të mëdha parash në shkëmbim të favoreve dhe informacioneve në procedurën e hetimit.
Gazeta Jeta në Kosovë sjell për herë të parë detajet e aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, përkatësisht prokurorit të EULEX-it, Cezary Michalczuk, kundër ish-kolegut të tij po nga SPRK-ja - shefit të taskëforcës për luftën kundër korrupsionit, Nazmi Mustafit.
"Por, sipas aktakuzës së prokurorit Michalczuk, Nazmi Mustafi me origjinë nga fshati Grencar i komunës së Prizrenit, në vend se të luftonte korrupsionin, ishte i përfshirë në të. Përmes personave të tjerë, ai kishte kërkuar shuma të ndryshme të parave që të pushonte hetimet apo të mos kërkonte masa të ndryshme për të dyshuarit.
Mustafi, nga prokurori special Michalczuk, akuzohet për dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe një vepër penale të mbajtjes në posedim të paautorizuar të armës.
Në rastin e parë Mustafi kishte bashkëpunuar me dy të pandehurit e tjerë Xhelal dhe Reshad Zherka, që të dy vëllezër nga Gjakova, ashtu që përmes tyre të dëmtuarit Pashk Mirashi, i kishte kërkuar 50 mijë euro, si kundërshpërblim për pushimin e hetimeve penale kundër tij dhe heqjen e arrestit shtëpiak, të cilin e kishte caktuar gjykata.
Ish-prokurori Mustafi dhe vëllezërit Zherka, nga Pashk Mirashi kishin arritur të “zhvatnin”, sipas aktakuzës, 30 mijë e 250 euro.
Reshad dhe Xhelal Zherka, nga prokurori akuzohen se kanë kryer veprën penale të shtytjes në shpërdorimin e detyrës zyrtare.
Pashk Mirashi u dha ndërmjetësve edhe miell
Në vitin 2008 Policia e Kosovës, kishte pranuar dy ankesa anonime, në të cilat thuhej se kishte shumë parregullsi në sistemin bankar të Kosovës. Në këto letra akuzohej edhe ish guvernatori Rexhepi, si dhe zyrtarë të tjerë të BQK-së. Këto letra përmbanin edhe pretendime kundër ish likuidatorit të ish Bankës Kreditore në Gjakovë, Pashk Mirashit dhe zyrtarëve të bankës NLB Prishtina Lavdim Koshutova dhe Albert Lumnezi, si dhe kundër Vullnet Latifit zyrtar i bankës BpB.
Pasi që policia kishte kryer hetimet paraprake, kallëzimet penale i kishte dërguar në Prokurorinë Speciale, por në ato kallëzime mungonte emri i Pashk Mirashit, ndërsa ishin emrat e Vullnet Latifit, Albert Lumnezit dhe Lavdim Koshutovës.
Më 20 korrik 2010, atëherë kur prokurori që po merrej me bankat në Kosovë ishte Nazmi Mustafi, policia paraqet në Prokurorinë Speciale, përkatësisht tek Nazmi Mustafi, dyshimet për Pashk Mirashin se ai kishte shpërdorur detyrën zyrtare derisa ishte likuidator i Bankës Kreditore në Gjakovë.
Ish-prokurori special Mustafi, sipas aktakuzës, pasi që kupton se kundër Mirashit ka dyshime të bazuara, kontakton me dy miqtë e tij, vëllezërit Zherka, po ashtu të pandehur në këtë çështje, të cilët i njofton lidhur me atë që po ndodhte.
Reshad Zherka, që vepronte në emër edhe të vëllait tjetër, bie në kontakt me Pashk Mirashin me datën 21 korrik 2010, edhe pse deri atëherë ata nuk kishin pasur asnjëherë kontakt në mes vete. Ai e morri në telefon në orën 22e56.
Por para se të kontaktonte Mirashin, po atë ditë, Reshad Zherka kontakton me Nazmi Mustafin. Fillimisht Zherka e thërret në telefon Mustafin në orën 17e28 ndërsa Mustafi ia kthen thirrjen në orën 22e10 e pastaj edhe në 22e11. Më pas Zherka i dërgon SMS Mustafit, i cili i telefonon atij në orën 22e15.
Vëllezërit Zherka u takuan me Mirashin për herë të parë me 13 gusht të 2010 në një restorant në zonën e Çabratit.
Në këtë kohë, Policia e Kosovës, në zyrën e Mustafit kishte paraqitur shkresa tjera me detaje për veprimet e Pashk Mirashit.
Më 14 gusht, një ditë pas takimit të parë, i pandehuri Reshad Zherka i dërgon një SMS Pashk Mirashit, të cilin e fton për një takim tjetër. Në SMS thuhej: “Mund të pimë kafe në 10, aty ku ishim dje, në Çabrat?”. Pak minuta më vonë Zherka i dërgon një SMS edhe Mustafit në numrin e tij me tekstin: “A je mirë? A jeni rrugës po jo?”. Ndërsa Mustafi e telefonon Zherkën, bisedë e cila zgjati 1 minutë e 17 sekonda. Sipas aktakuzës, Mustafi me gjasë kishte lajmëruar Zherkën se nuk po shkonte në takim.
Sipas aktakuzës, në këtë ditë, të pandehurit Zherka u takuan me Mirashin, dhe në takim i treguan për kallëzimin penal kundër tij lidhur me pozitën në ish-Bankën Kreditore. Ata po ashtu e njoftuan se e njihnin prokurorin Mustafi dhe se ai ishte përgjegjësi për këtë rast.
Ish-prokurori Mustafi e thërret në telefon Zherkën. Sipas aktakuzës, ka gjasa që atë ditë të pandehurit të jenë takuar në mes vete, kjo pasi që Zherka më vonë gjatë ditës i telefonon dy herë Pashk Mirashit.
Më 16 gusht, disa ditë më pas, likuidatori i ri i Bankës Kreditore të Prishtinës, Liman Beka, në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, dorëzon një kallëzim tjetër penal për Pashk Mirashin, në të cilën ai paraqet aktivitetet e paligjshme të Mirashit si likuidues.
Po atë ditë vëllezërit Zherka e telefonuan Pashk Mirashin, duke i thënë se ish-prokurori nuk mund ta takonte, pasi që gjatë gjithë kohës ish-prokurori kishte oficerë të përcjelljes së afërt. Ata i sugjeruan që të shkojë në zyrën e Mustafit dhe të takohet me të.
Ndërkohë, sipas aktakuzës, Mustafi dhe Zherkët, sipas SMS-ve, u takuan prapë në Prizren.
Disa ditë më pas, ish-prokurori Mustafi urdhëroi stafin që ta ftonte përmes telefonit Pashkë Mirashin në zyrën e tij. Aty ish prokurori Mustafi i ofron një mundësi Mirashit, duke i thënë se nëse bëhet dëshmitar kundër Hashim Rexhepit, ai do ta kthente në pozitën e likuidatorit në Bankën Kreditore të Prishtinë. Mirashi i kishte treguar se nuk kishte prova kundër Rexhepit prandaj edhe nuk kishte çfarë të dëshmonte.
Pas disa ditësh, ish-prokurori Mustafi e rifton Mirashin në zyrën e tij ku i jep një letër në të cilën janë emrat e personave që duhet të arrestoheshin, përfshirë edhe emrin e tij. Mustafi i kishte thënë se nuk e ka arrestuar atë për shkak të shokëve të tyre të përbashkët Zherka.
Zherkët vazhduan të mbajnë kontaktin në mes tyre, përmes telefonatave dhe SMS-ve. Kontakt mbajtën edhe me Nazmi Mustafin.
Pashk Mirashi i kërkoi borxh tek kushëriri i tij Luk Nikollbibaj 20 mijë euro. Nikollbibaj, pa kontratë dhe pa ndonjë marrëveshje, paratë ia dha të pandehurve Zherka. Për një kohë të shkurtër pas këtij rasti, vëllezërit Zherka i kërkuan edhe 3 mijë euro, të cilat Mirashi i morri kredi dhe ua dorëzoi në dorë atyre.
Edhe më 2011 vazhdoi kontakti në mes të pandehurve dhe Pashk Mirashit. Ky i fundit u dërgon një SMS për t’i pyetur për “punën” ndërsa Zharku i thotë: “Ne nuk mund të kryejmë punën edhe sonte gjithashtu. Të lutem na kupto”.
Dy ditë më pas, Reshad Zherka i dërgon një SMS Mustafit ku i thotë: “Faleminderit për ndihmën e madhe që na ke bërë neve. Ne e çmojmë atë”.
Më 24 shkurt 2011, Nazmi Mustafi, lëshon vendimin për fillimin e hetimeve kundër Pashk Mirashit dhe Meridian Kuklecit për vepra të ndryshme penale. Në të njëjtën ditë, Mustafi lëshon urdhërarrest për Mirashin dhe dërgon policinë në zbatim. E atë ditë policia e fton Mirashin që të paraqitet në stacion në Prishtinë më 28 shkurt.
Më 28 shkurt, Pashk Mirashi paraqitet në polici, ku intervistohet dhe më pas arrestohet. Të nesërmen Mustafi, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nxjerr kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit. Gjykatësi paraprak i cakton arrestin shtëpiak për Mirashin.
Mirashi në vazhdim e theu disa herë arrestin shtëpiak me dijeninë dhe lejen e ish-prokurorit Mustafi.
Xhelal Zherka: “Një mik i yni ka martesë nesër, a mund të shkojë ai nesër?”
Nazmi Mustafi: “Në rregull”.
Më 10 mars vëllezërit Zherka i kërkojnë Mirashit edhe 5 mijë euro të tjera. Për këtë Mirashi e njofton policinë dhe ata i rekomandojnë që t’i gjejë dhe t’ua japë atyre. Mirashi i gjen paratë tek kushëriri tjetër i tij Gjon Hasani.
Hasani u jep vëllezërve paratë në një pompë të benzinës, por ata para se t’i marrin paratë nënshkruan në një letër shumën që morën.
Ndërsa në ditët në vazhdim Pashk Mirashi, disa herë me radhë i thirri në telefon vëllezërit Zherka, për t’u kërkuar paratë që u kishte dhënë. E në reagim të kësaj, ish-prokurori Mustafi kërkon vazhdimin e arrestit shtëpiak për Pashk Mirashin.
Më 16 prill, policia fillon përgjimet e thirrjeve telefonike të shkëmbyera në mes Reshad e Xhelal Zherkës, Pashk Mirashit dhe Nazmi Mustafit. Po në këtë ditë, Pashk Mirashi e thërret në telefon Xhelal Zherkën dhe i tregon se i ka paratë të gatshme për t’i paguar. Pastaj Zherka thërret Mustafin në telefon dhe më pas takohen. Në ditët në vazhdim Mustafi paraqet kërkesën për ndërprerjen e arrestit shtëpiak për Mirashin.
Më 29 prill, Mirashi merr aktvendimin e gjykatës për ndërprerjen e arrestit shtëpiak, e pas kësaj date komunikimi në mes të pandehurve dhe Mirashit ishte shumë i pakët. Por para kësaj date nga firma e Mirashit, vëllezërit Zherka i marrin 5 tonë miell në shumë prej 2350 euro.
Në aktakuzë, sipas një llogaritje të bërë nga prokuroria, del se Nazmi Mustafi ka thirrur 114 herë vëllezërit Zherka dhe u kishte dërguar 7 SMS atyre. Vëllezërit Zherka e kishin thirrur 72 herë ish prokurorin Mustafi dhe i kishin dërguar sms 33 herë.
Vëllezërit Zherka e kishin thirrur Pashk Mirashin 112 herë ndërsa i kishin dërguar 22 SMS. Ndërsa Mirashi ata i kishte thirrë 165 herë, ndërsa u kishte dërguar 4 SMS.
Në intervistat tek prokurori, i pandehuri Nazmi Mustafi, e pranon se njeh vëllezërit Zherka për shkak të djalit të tij, ndërsa mohon të gjitha veprat që i ngarkohen, duke mohuar se ka biseduar me ta për Pashk Mirashin.
Gjatë hetimit në një moment Mustafi pranon se Zherkat i kishin ofruar atij 50 mijë euro në emër të Mirashit, por thotë se ai nuk i kishte pranuar.
Ai më tutje i tregon prokurorit edhe për kërkesën e që i kishin bërë Zherkat që ta lironte nga arresti shtëpiak Pashk Mirashin, por sipas Mustafit, ai e kishte refuzuar atë kërkesë.
Më tutje edhe i pandehuri Reshad Zherka i mohon akuzat kundër tij dhe vëllait të tij, por pranon se ai dhe vëllai i tij janë takuar me Nazmi Mustafin pasi që e kishin shokë të mirë.
Prokurori e “luftonte korrupsionin” edhe në bankat tjera
Nazmi Mustafi akuzohet edhe se duke bashkëpunuar me Mirela Ndocin, e akuzuara tjetër në këtë çështje penale, kishte arritur të merrte një shumë të pacaktuar parash nga të dyshuarit Vullnet Latifi, Albert Lumnezi, Lavdim Koshutova dhe Afrim Govori ndaj të cilëve kishte kallëzim penal iniciuar në të njëjtat letra anonime të marra nga policia më 2008.
Ish-prokuroi special, përmes të pandehurës Mirela Ndoci, ia kishte zbuluar informatat e fshehta të hetimit të dyshuarve për disa vepra penale Vullnet Latifi, Albert Lumnezi, Lavdim Koshutova dhe Afrim Govori, të cilët i kishte lajmëruar se po planifikohej që ata të arrestoheshin - me çka kishte bërë që këta persona të paguanin për ndërprerjen e hetimeve.
Mirela Ndoci, shtetase e Shqipërisë e cila jetonte në Zvicër, nga Prokuroria Speciale e Kosovës akuzohet se ka ndihmuar ish-prokurorin Mustafi në shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit.
Ndoci fillimisht kishte marrë informata se ish-prokurori Mustafi po zhvillonte hetime ndaj Vullnet Latifit, Albert Lumnezit, Lavdim Koshutovës në një rast si dhe Vullnet Latifit dhe Afrim Govorit në një rast tjetër.
Sipas aktakuzës, ajo kishte njoftuar Vullnet Latifin se ata do të arrestoheshin po ashtu duke i thënë se hetimi do të ndërpritet nëse të gjithë të dyshuarit shkojnë në Zvicër dhe aranzhojnë pagesa të shumave të pacaktuara për atë dhe ish prokurorin Nazmi Mustafi.
Të pandehurit dyshoheshin se kishin kryer shpërdorime në ekonomi derisa ishte shitur Kasabanka dhe Banka e Re e Kosovës.
Po ashtu policia kishte dërguar tek Nazmi Mustafi, kallëzimin penal kundër Afrim Govorit, Vullnet Latifit, I. A. dhe H. K. në lidhje me veprën e shpërdorimit të autorizimit në ekonomi më 2009 në lidhje me Bankën për Biznes, thuhet në aktakuzë.
Në këtë kohë, Nazmi Mustafi merr përgjegjësi ekskluzive për këto hetime nga ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në aktakuzë thuhet se më 11 shtator 2011, ish-prokurori Mustafi takon miken e tij Mirela Ndoci. Meqë Mustafi i kishte informatat për pretendimet ndaj zyrtarëve të bankave, ai këto informata i zbulon tek Mirela Ndoci.
Në këtë kohë e pandehura e ndihmonte Mustafin rreth trajtimit të djalit të tij. Mustafi i thotë që t’i afrohet një të dyshuari dhe t’i bëjë propozimin për ndërprerjen e hetimit në shkëmbim të përfitimit financiar, përshkruan prokurori special Cezary Michalczuk në aktakuzën e tij.
Më herët e pandehura Ndoci kishte pasur kontakte biznesi me të dyshuarin Vullnet Latifi, dhe me të takohet po më datën 11 shtator në hotelin Nartel. Latifi, pasi e dëgjon Ndocin dhe propozimin e saj, ngrihet dhe ndërprenë takimin. Menjëherë pas takimit, Ndoci ia përcjell informatën ish -prokurorit Mustafi.
Më 4 tetor ish prokurori Mustafi lëshon vendimin për fillimin e hetimit ndaj Lavdim Koshutovës, Albert Lumnezi dhe Vullnet Latifit, për shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autoriteti. Arsyetimi për ketë vendim kishte vetëm gjysmë faqe.
Ndërsa më 2 dhjetor ish prokurori Nazmi Mustafi, lëshon vendimin për fillimin e hetimeve edhe ndaj Afrim Govorit dhe Vullnet Latifit.
Të dyshuarit, pasi që kuptojnë se kanë filluar hetimet kundër tyre, i dërgojnë një letër me detaje se si prokurori i ishte hakmarrë për shkak të refuzimit të ofertës së Nazmi Mustafit dhe Mirela Ndocit.
Në aktakuzë, Nazmi Mustafi në mbrojtjen e tij, thotë se ky rasat ishte një hakmarrje e Vullnet Latifit, Lavdim Koshutovës dhe Albert Lumnezit pasi që ai kishte nisur hetime penale kundër tyre.
Ish-prokurori pranon se e njihte mirë Mirela Ndocin dhe se ata ishin takuar shpesh në 2011 dhe 2012, por se natyra e takimeve kishte qenë vetëm miqësore dhe në lidhje me gjendjen e djalit të cilin planifikonte ta dërgonte jashtë vendi për shërim.
Ai po ashtu thotë se nuk i ka zbuluar asnjë informatë të pandehurës Ndoci dhe se ajo nuk kishte pasur asnjëherë në dorë rastet që ishin nën hetim edhe pse ajo kishte qenë disa herë në PSRK.
Edhe e pandehura Mirela Ndoci mohoi t’i ketë kryer veprat që ajo akuzohet. Edhe ajo pranon për takimet që kishin pasur por që takimet ishin miqësore dhe për çështjen e djalit të Mustafit. Ajo mohoi se i ka transmetuar ndonjë informatë Vullnet Latifit.
Në fund të aktakuzës, prokurori e akuzon Mustafin edhe për posedim të paautorizuar të armës.
Vet i pandehuri thotë se arma i përkiste babait të tij dhe se ai nuk e kishte përdorur asnjë herë atë.
Më parë, ish-prokurori kishte thënë se kishte pas leje zyrtare për armën por se tani i mungonte.

Mustafi kishte ngritur aktakuzë kundër ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, dhe e kishte urdhëruar arrestimin e tij. Por, pikërisht në atë kohë, qershori i vitit 2010 deri në prill 2011, Mustafi vetë kishte shpërdoruar detyrën zyrtare. Të njëjtën e kishte bërë edhe në shtatorin e vitit 2011.
"Nazmi Mustafi në vend se të luftonte korrupsionin, ishte i përfshirë në të"
Mustafi, nga prokurori special Michalczuk, akuzohet për dy vepra penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit dhe një vepër penale të mbajtjes në posedim të paautorizuar të armës.
Në rastin e parë Mustafi kishte bashkëpunuar me dy të pandehurit e tjerë Xhelal dhe Reshad Zherka, që të dy vëllezër nga Gjakova, ashtu që përmes tyre të dëmtuarit Pashk Mirashi, i kishte kërkuar 50 mijë euro, si kundërshpërblim për pushimin e hetimeve penale kundër tij dhe heqjen e arrestit shtëpiak, të cilin e kishte caktuar gjykata.
Ish-prokurori Mustafi dhe vëllezërit Zherka, nga Pashk Mirashi kishin arritur të “zhvatnin”, sipas aktakuzës, 30 mijë e 250 euro.
Reshad dhe Xhelal Zherka, nga prokurori akuzohen se kanë kryer veprën penale të shtytjes në shpërdorimin e detyrës zyrtare.
Pashk Mirashi u dha ndërmjetësve edhe miell
Në vitin 2008 Policia e Kosovës, kishte pranuar dy ankesa anonime, në të cilat thuhej se kishte shumë parregullsi në sistemin bankar të Kosovës. Në këto letra akuzohej edhe ish guvernatori Rexhepi, si dhe zyrtarë të tjerë të BQK-së. Këto letra përmbanin edhe pretendime kundër ish likuidatorit të ish Bankës Kreditore në Gjakovë, Pashk Mirashit dhe zyrtarëve të bankës NLB Prishtina Lavdim Koshutova dhe Albert Lumnezi, si dhe kundër Vullnet Latifit zyrtar i bankës BpB.
Pasi që policia kishte kryer hetimet paraprake, kallëzimet penale i kishte dërguar në Prokurorinë Speciale, por në ato kallëzime mungonte emri i Pashk Mirashit, ndërsa ishin emrat e Vullnet Latifit, Albert Lumnezit dhe Lavdim Koshutovës.
Më 20 korrik 2010, atëherë kur prokurori që po merrej me bankat në Kosovë ishte Nazmi Mustafi, policia paraqet në Prokurorinë Speciale, përkatësisht tek Nazmi Mustafi, dyshimet për Pashk Mirashin se ai kishte shpërdorur detyrën zyrtare derisa ishte likuidator i Bankës Kreditore në Gjakovë.
Ish-prokurori special Mustafi, sipas aktakuzës, pasi që kupton se kundër Mirashit ka dyshime të bazuara, kontakton me dy miqtë e tij, vëllezërit Zherka, po ashtu të pandehur në këtë çështje, të cilët i njofton lidhur me atë që po ndodhte.
Aktakuza thotë se ata merren vesh që Mirashin ta kontaktojnë e më pas t’i ofrojnë ofertën prej 50 mijë eurosh që ta zgjedhin rastin. Po ashtu, thuhet se ata u morën vesh që Mustafi të mos ketë kontakt direkt me të dyshuarin Mirashi pasi që ai duhet të ketë kujdes.
"Mustafi dhe vëllezërit Zherka merren vesh që ta kontaktojnë Mirashin e më pas t’i ofrojnë ofertën prej 50 mijë eurosh që ta zgjedhin rastin"
Reshad Zherka, që vepronte në emër edhe të vëllait tjetër, bie në kontakt me Pashk Mirashin me datën 21 korrik 2010, edhe pse deri atëherë ata nuk kishin pasur asnjëherë kontakt në mes vete. Ai e morri në telefon në orën 22e56.
Por para se të kontaktonte Mirashin, po atë ditë, Reshad Zherka kontakton me Nazmi Mustafin. Fillimisht Zherka e thërret në telefon Mustafin në orën 17e28 ndërsa Mustafi ia kthen thirrjen në orën 22e10 e pastaj edhe në 22e11. Më pas Zherka i dërgon SMS Mustafit, i cili i telefonon atij në orën 22e15.
Vëllezërit Zherka u takuan me Mirashin për herë të parë me 13 gusht të 2010 në një restorant në zonën e Çabratit.
Në këtë kohë, Policia e Kosovës, në zyrën e Mustafit kishte paraqitur shkresa tjera me detaje për veprimet e Pashk Mirashit.
Më 14 gusht, një ditë pas takimit të parë, i pandehuri Reshad Zherka i dërgon një SMS Pashk Mirashit, të cilin e fton për një takim tjetër. Në SMS thuhej: “Mund të pimë kafe në 10, aty ku ishim dje, në Çabrat?”. Pak minuta më vonë Zherka i dërgon një SMS edhe Mustafit në numrin e tij me tekstin: “A je mirë? A jeni rrugës po jo?”. Ndërsa Mustafi e telefonon Zherkën, bisedë e cila zgjati 1 minutë e 17 sekonda. Sipas aktakuzës, Mustafi me gjasë kishte lajmëruar Zherkën se nuk po shkonte në takim.
Sipas aktakuzës, në këtë ditë, të pandehurit Zherka u takuan me Mirashin, dhe në takim i treguan për kallëzimin penal kundër tij lidhur me pozitën në ish-Bankën Kreditore. Ata po ashtu e njoftuan se e njihnin prokurorin Mustafi dhe se ai ishte përgjegjësi për këtë rast.
Pas takimit, në aktakuzë thuhet se Reshad Zherka i dërgoi një SMS Mustafit me tekstin: “Unë jam në Prizren. Kur të më telefonosh, do të takohemi”. Pak më vonë i shkruan prapë duke i thënë: “A mund të takohemi tek BE Petrol?”
"Mustafi Mirashit: nëse bëhesh dëshmitar kundër Hashim Rexhepit, do të të kthej në pozitën e likuidatorit në Bankën Kreditore të Prishtinës"
Ish-prokurori Mustafi e thërret në telefon Zherkën. Sipas aktakuzës, ka gjasa që atë ditë të pandehurit të jenë takuar në mes vete, kjo pasi që Zherka më vonë gjatë ditës i telefonon dy herë Pashk Mirashit.
Më 16 gusht, disa ditë më pas, likuidatori i ri i Bankës Kreditore të Prishtinës, Liman Beka, në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, dorëzon një kallëzim tjetër penal për Pashk Mirashin, në të cilën ai paraqet aktivitetet e paligjshme të Mirashit si likuidues.
Po atë ditë vëllezërit Zherka e telefonuan Pashk Mirashin, duke i thënë se ish-prokurori nuk mund ta takonte, pasi që gjatë gjithë kohës ish-prokurori kishte oficerë të përcjelljes së afërt. Ata i sugjeruan që të shkojë në zyrën e Mustafit dhe të takohet me të.
Ndërkohë, sipas aktakuzës, Mustafi dhe Zherkët, sipas SMS-ve, u takuan prapë në Prizren.
Disa ditë më pas, ish-prokurori Mustafi urdhëroi stafin që ta ftonte përmes telefonit Pashkë Mirashin në zyrën e tij. Aty ish prokurori Mustafi i ofron një mundësi Mirashit, duke i thënë se nëse bëhet dëshmitar kundër Hashim Rexhepit, ai do ta kthente në pozitën e likuidatorit në Bankën Kreditore të Prishtinë. Mirashi i kishte treguar se nuk kishte prova kundër Rexhepit prandaj edhe nuk kishte çfarë të dëshmonte.
Pas disa ditësh, ish-prokurori Mustafi e rifton Mirashin në zyrën e tij ku i jep një letër në të cilën janë emrat e personave që duhet të arrestoheshin, përfshirë edhe emrin e tij. Mustafi i kishte thënë se nuk e ka arrestuar atë për shkak të shokëve të tyre të përbashkët Zherka.
Takimet në mes Zherkëve dhe Pashk Mirashit vazhduan. Në një syresh, ata i kërkuan 50 mijë euro në emër të prokurorit Nazmi Mustafi, në këmbim të ndërprerjes së hetimeve për të. Ata i thanë Mirashit se paratë i duheshin Mustafit për djalin e tij të sëmurë që ta dërgonte në shërim në Itali. Në këtë takim, Mirashi u tha se është i gatshëm që të paguaj 27 mijë euro prokurorit. Më vonë Zherkët i thanë se prokurori nuk ka pranuar më pak se 50 mijë euro.
Pashk Mirashi i kërkoi borxh tek kushëriri i tij Luk Nikollbibaj 20 mijë euro dhe ia dha të pandehurve Zherka.
Zherkët vazhduan të mbajnë kontaktin në mes tyre, përmes telefonatave dhe SMS-ve. Kontakt mbajtën edhe me Nazmi Mustafin.
Pashk Mirashi i kërkoi borxh tek kushëriri i tij Luk Nikollbibaj 20 mijë euro. Nikollbibaj, pa kontratë dhe pa ndonjë marrëveshje, paratë ia dha të pandehurve Zherka. Për një kohë të shkurtër pas këtij rasti, vëllezërit Zherka i kërkuan edhe 3 mijë euro, të cilat Mirashi i morri kredi dhe ua dorëzoi në dorë atyre.
Edhe më 2011 vazhdoi kontakti në mes të pandehurve dhe Pashk Mirashit. Ky i fundit u dërgon një SMS për t’i pyetur për “punën” ndërsa Zharku i thotë: “Ne nuk mund të kryejmë punën edhe sonte gjithashtu. Të lutem na kupto”.
Dy ditë më pas, Reshad Zherka i dërgon një SMS Mustafit ku i thotë: “Faleminderit për ndihmën e madhe që na ke bërë neve. Ne e çmojmë atë”.
Më 24 shkurt 2011, Nazmi Mustafi, lëshon vendimin për fillimin e hetimeve kundër Pashk Mirashit dhe Meridian Kuklecit për vepra të ndryshme penale. Në të njëjtën ditë, Mustafi lëshon urdhërarrest për Mirashin dhe dërgon policinë në zbatim. E atë ditë policia e fton Mirashin që të paraqitet në stacion në Prishtinë më 28 shkurt.
Pashk Mirashi të nesërmen i kontakton vëllezërit Zherka duke u kërkuar ndihmën dhe këshillat e tyre. Po këtë ditë, Zherkët kontaktojnë me ish-prokurorin Mustafi. Kjo vazhdon edhe në ditët në vijim.
"Mirashi në vazhdim e theu disa herë arrestin shtëpiak me dijeninë dhe lejen e ish-prokurorit Mustafi."
Më 28 shkurt, Pashk Mirashi paraqitet në polici, ku intervistohet dhe më pas arrestohet. Të nesërmen Mustafi, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nxjerr kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit. Gjykatësi paraprak i cakton arrestin shtëpiak për Mirashin.
Mirashi në vazhdim e theu disa herë arrestin shtëpiak me dijeninë dhe lejen e ish-prokurorit Mustafi.
Xhelal Zherka: “Një mik i yni ka martesë nesër, a mund të shkojë ai nesër?”
Nazmi Mustafi: “Në rregull”.
Më 10 mars vëllezërit Zherka i kërkojnë Mirashit edhe 5 mijë euro të tjera. Për këtë Mirashi e njofton policinë dhe ata i rekomandojnë që t’i gjejë dhe t’ua japë atyre. Mirashi i gjen paratë tek kushëriri tjetër i tij Gjon Hasani.
Hasani u jep vëllezërve paratë në një pompë të benzinës, por ata para se t’i marrin paratë nënshkruan në një letër shumën që morën.
Të nesërmen, Mirashi e dha një deklaratë formale në Policinë e Kosovës, ku tregon për zhvatjet e vëllëzëve Zherka në emër të prokurorit Musatafi.
E njoh mirë Mirela Ndocin dhe jemi takuar shpesh në 2011 dhe 2012 por natyra e takimeve kishte qenë vetëm miqësore. Nazmi Mustafi
Ndërsa në ditët në vazhdim Pashk Mirashi, disa herë me radhë i thirri në telefon vëllezërit Zherka, për t’u kërkuar paratë që u kishte dhënë. E në reagim të kësaj, ish-prokurori Mustafi kërkon vazhdimin e arrestit shtëpiak për Pashk Mirashin.
Më 16 prill, policia fillon përgjimet e thirrjeve telefonike të shkëmbyera në mes Reshad e Xhelal Zherkës, Pashk Mirashit dhe Nazmi Mustafit. Po në këtë ditë, Pashk Mirashi e thërret në telefon Xhelal Zherkën dhe i tregon se i ka paratë të gatshme për t’i paguar. Pastaj Zherka thërret Mustafin në telefon dhe më pas takohen. Në ditët në vazhdim Mustafi paraqet kërkesën për ndërprerjen e arrestit shtëpiak për Mirashin.
Më 29 prill, Mirashi merr aktvendimin e gjykatës për ndërprerjen e arrestit shtëpiak, e pas kësaj date komunikimi në mes të pandehurve dhe Mirashit ishte shumë i pakët. Por para kësaj date nga firma e Mirashit, vëllezërit Zherka i marrin 5 tonë miell në shumë prej 2350 euro.
Në aktakuzë, sipas një llogaritje të bërë nga prokuroria, del se Nazmi Mustafi ka thirrur 114 herë vëllezërit Zherka dhe u kishte dërguar 7 SMS atyre. Vëllezërit Zherka e kishin thirrur 72 herë ish prokurorin Mustafi dhe i kishin dërguar sms 33 herë.
Vëllezërit Zherka e kishin thirrur Pashk Mirashin 112 herë ndërsa i kishin dërguar 22 SMS. Ndërsa Mirashi ata i kishte thirrë 165 herë, ndërsa u kishte dërguar 4 SMS.
Në intervistat tek prokurori, i pandehuri Nazmi Mustafi, e pranon se njeh vëllezërit Zherka për shkak të djalit të tij, ndërsa mohon të gjitha veprat që i ngarkohen, duke mohuar se ka biseduar me ta për Pashk Mirashin.
Gjatë hetimit në një moment Mustafi pranon se Zherkat i kishin ofruar atij 50 mijë euro në emër të Mirashit, por thotë se ai nuk i kishte pranuar.
Ish-prokurori pranon se ka pasur nevojë për para.
“I mohoj akuzat kundër meje dhe vëllaut tim, por është e vërtetë se jemi takuar me Nazmi Mustafin pasi që e kemi shokë të mirë” Reshad Zherka
Ai më tutje i tregon prokurorit edhe për kërkesën e që i kishin bërë Zherkat që ta lironte nga arresti shtëpiak Pashk Mirashin, por sipas Mustafit, ai e kishte refuzuar atë kërkesë.
Më tutje edhe i pandehuri Reshad Zherka i mohon akuzat kundër tij dhe vëllait të tij, por pranon se ai dhe vëllai i tij janë takuar me Nazmi Mustafin pasi që e kishin shokë të mirë.
Prokurori e “luftonte korrupsionin” edhe në bankat tjera
Nazmi Mustafi akuzohet edhe se duke bashkëpunuar me Mirela Ndocin, e akuzuara tjetër në këtë çështje penale, kishte arritur të merrte një shumë të pacaktuar parash nga të dyshuarit Vullnet Latifi, Albert Lumnezi, Lavdim Koshutova dhe Afrim Govori ndaj të cilëve kishte kallëzim penal iniciuar në të njëjtat letra anonime të marra nga policia më 2008.
Ish-prokuroi special, përmes të pandehurës Mirela Ndoci, ia kishte zbuluar informatat e fshehta të hetimit të dyshuarve për disa vepra penale Vullnet Latifi, Albert Lumnezi, Lavdim Koshutova dhe Afrim Govori, të cilët i kishte lajmëruar se po planifikohej që ata të arrestoheshin - me çka kishte bërë që këta persona të paguanin për ndërprerjen e hetimeve.
Mirela Ndoci, shtetase e Shqipërisë e cila jetonte në Zvicër, nga Prokuroria Speciale e Kosovës akuzohet se ka ndihmuar ish-prokurorin Mustafi në shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autorizimit.
Ndoci fillimisht kishte marrë informata se ish-prokurori Mustafi po zhvillonte hetime ndaj Vullnet Latifit, Albert Lumnezit, Lavdim Koshutovës në një rast si dhe Vullnet Latifit dhe Afrim Govorit në një rast tjetër.
Sipas aktakuzës, ajo kishte njoftuar Vullnet Latifin se ata do të arrestoheshin po ashtu duke i thënë se hetimi do të ndërpritet nëse të gjithë të dyshuarit shkojnë në Zvicër dhe aranzhojnë pagesa të shumave të pacaktuara për atë dhe ish prokurorin Nazmi Mustafi.
Të pandehurit dyshoheshin se kishin kryer shpërdorime në ekonomi derisa ishte shitur Kasabanka dhe Banka e Re e Kosovës.
Po ashtu policia kishte dërguar tek Nazmi Mustafi, kallëzimin penal kundër Afrim Govorit, Vullnet Latifit, I. A. dhe H. K. në lidhje me veprën e shpërdorimit të autorizimit në ekonomi më 2009 në lidhje me Bankën për Biznes, thuhet në aktakuzë.
Në këtë kohë, Nazmi Mustafi merr përgjegjësi ekskluzive për këto hetime nga ish-kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Në aktakuzë thuhet se më 11 shtator 2011, ish-prokurori Mustafi takon miken e tij Mirela Ndoci. Meqë Mustafi i kishte informatat për pretendimet ndaj zyrtarëve të bankave, ai këto informata i zbulon tek Mirela Ndoci.
Në këtë kohë e pandehura e ndihmonte Mustafin rreth trajtimit të djalit të tij. Mustafi i thotë që t’i afrohet një të dyshuari dhe t’i bëjë propozimin për ndërprerjen e hetimit në shkëmbim të përfitimit financiar, përshkruan prokurori special Cezary Michalczuk në aktakuzën e tij.
Më herët e pandehura Ndoci kishte pasur kontakte biznesi me të dyshuarin Vullnet Latifi, dhe me të takohet po më datën 11 shtator në hotelin Nartel. Latifi, pasi e dëgjon Ndocin dhe propozimin e saj, ngrihet dhe ndërprenë takimin. Menjëherë pas takimit, Ndoci ia përcjell informatën ish -prokurorit Mustafi.
Më 4 tetor ish prokurori Mustafi lëshon vendimin për fillimin e hetimit ndaj Lavdim Koshutovës, Albert Lumnezi dhe Vullnet Latifit, për shpërdorimin e detyrës zyrtare ose autoriteti. Arsyetimi për ketë vendim kishte vetëm gjysmë faqe.
Ndërsa më 2 dhjetor ish prokurori Nazmi Mustafi, lëshon vendimin për fillimin e hetimeve edhe ndaj Afrim Govorit dhe Vullnet Latifit.
Të dyshuarit, pasi që kuptojnë se kanë filluar hetimet kundër tyre, i dërgojnë një letër me detaje se si prokurori i ishte hakmarrë për shkak të refuzimit të ofertës së Nazmi Mustafit dhe Mirela Ndocit.
Në aktakuzë, Nazmi Mustafi në mbrojtjen e tij, thotë se ky rasat ishte një hakmarrje e Vullnet Latifit, Lavdim Koshutovës dhe Albert Lumnezit pasi që ai kishte nisur hetime penale kundër tyre.
Ish-prokurori pranon se e njihte mirë Mirela Ndocin dhe se ata ishin takuar shpesh në 2011 dhe 2012, por se natyra e takimeve kishte qenë vetëm miqësore dhe në lidhje me gjendjen e djalit të cilin planifikonte ta dërgonte jashtë vendi për shërim.
Ai po ashtu thotë se nuk i ka zbuluar asnjë informatë të pandehurës Ndoci dhe se ajo nuk kishte pasur asnjëherë në dorë rastet që ishin nën hetim edhe pse ajo kishte qenë disa herë në PSRK.
Edhe e pandehura Mirela Ndoci mohoi t’i ketë kryer veprat që ajo akuzohet. Edhe ajo pranon për takimet që kishin pasur por që takimet ishin miqësore dhe për çështjen e djalit të Mustafit. Ajo mohoi se i ka transmetuar ndonjë informatë Vullnet Latifit.
Në fund të aktakuzës, prokurori e akuzon Mustafin edhe për posedim të paautorizuar të armës.
Vet i pandehuri thotë se arma i përkiste babait të tij dhe se ai nuk e kishte përdorur asnjë herë atë.
Më parë, ish-prokurori kishte thënë se kishte pas leje zyrtare për armën por se tani i mungonte.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahredin Spahija: Fotografia që tronditi opinionin shqiptar më 6 mars të vitit 2000
» Gëzim Uruçi:TRE VELLIME TEPER INTERESANTE TE AUTORIT SHKODRANE, ZOTIT RIZA SPAHIJA
» Kundër korrupsionit
» Pak ligje për luftimin e korrupsionit
» Çohu: KEK-u, Korporata e Korrupsionit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi