Uk Lushi:Shqiptarët dhe (anti)amerikanizmi
Faqja 1 e 1

Shqiptarët dhe (anti)amerikanizmi
Uk Lushi
Në tërë historinë nuk ka popull tjetër që i është gjetur më pranë popullit shqiptar se sa populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shteti më i fuqishëm i të gjitha kohërave, Amerika, si një engjëll mbrojtës, i ka mbështetur shqiptarët në momentet më të vështira ndërsa ata janë kërcënuar nga copëtimi, dëbimi dhe gjenocidi. Por, edhe shqiptarët, (përveç gjatë episodit tragjik të sundimit komunist), gjithherë e kanë admiruar Amerikën sinqerisht dhe kur kanë mundur, si fjala vjen së fundmi gjatë përpjekjeve amerikane në Irak dhe Afganistan, madje kanë vënë në rrezik dhe sakrifikuar jetët e tyre krahas jetëve të ushtarëve amerikanë.
Bazuar në zhvillimet e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në njëzet vitet e fundit dhe sidomos në ndërhyrjen e vendosur të Washingtonit për çlirimin e Kosovës, mund të thuhet pa drojë që kovalenca e popullit amerikan dhe atij shqiptar është më e gjerë se ç’e përfshin korniza e marrëdhënieve mes shteteve dhe qeverive të të dy popujve. Lidhja shqiptaro-amerikane shkon përtej institucioneve dhe është lidhje mes dy popujve.
Amerikanët janë popull energjik, pjesëtarët dhe liderët e të cilit nuk shmangin argumentimin, debatimin dhe konkurrencën maksimale me njëri-tjetrin; porse, në Amerikë, kur është në pyetje interesi i popullit amerikan, amerikanët i mënjanojnë dallimet çfarëdo qofshin ato— partiake, regjionale, fetare apo klasore— dhe bashkohen rreth amerikanizmit.
Shqiptarët gjithashtu janë të njohur të bëhen tok rreth strumbullarit të interesit të tyre kur preken themelet e shqiptarizmit, mirëpo kohëve të fundit, paturpësisht, disa pjesëtarë të popullit shqiptar dhe formacione të tyre, duke parodizuar dhe fyer virtytet e idesë amerikane të demokracisë, drejtësisë dhe mirëqeverisjes, në vend se të diskutojnë dhe ofrojnë alternativa për zhvillim, përparim dhe rritje, në mënyrën më të ndyer, kanë filluar ta keqpërdorin proamerikanizmin e shqiptarëve duke provuar ta marrin flamurin e miqësisë shqiptaro-amerikane nga duart e popullit. Pa një pa dy, këta taralleqë nuk dinë tjetër përpos të quajnë antiamerikan këdo që nuk pajtohet me ta apo nuk u shkon për vijë të tyre.
Fatkeqësisht, ky keqtrajtim i proamerikanizmit shqiptar mund të haset në Prishtinë, në Tiranë, e edhe në Shkup. Në të tri këto qytete, një numër politikanësh dhe violinash të tyre janë mësuar që pandershmërisht të etiketojnë kundërshtarët e tyre si antiamerikanë. Klasat politike gjegjësisht cilatdo elita shqiptare nuk duhet lejuar veten të bien në një nivel kaq të ulët.
Ç’ është e vërteta, antiamerikanë janë ata që vjedhin, korruptohen dhe korruptojnë, abuzojnë me pushtetin, shkelin rregullat e demokracisë dhe manipulojnë me sentimentin proamerikan të popullit shqiptar. Assesi ata që mëtojnë të ngrisin nivelin e demokracive shqiptare sa më lartë pranë standardeve të demokracisë amerikane dhe që kritikojnë dukuritë negative, zhvatjen, ryshfetin dhe vendosjen e interesit personal mbi atë kombëtar.
Populli amerikan respekton dhe është në raport miqësor me cilindo shqiptar apo shqiptare— qofshin ata anëtarë të partive të djathta, të majta, të qendrës apo apartiakë. Amerika do të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët të cilët respektojnë ligjin dhe kontribuojnë në përparimin e vendeve të tyre. Sistemi amerikan i qeverisjes nuk i duron dhe i lufton me forcë pikërisht ata që nuk luajnë sipas rregullave të lojës për gjithë shoqërinë.
Amerika në themelin e idesë së saj dhe shtetit ka të drejtat e shtetasit duke filluar me të drejtën e të shprehurit e deri te e drejta e “jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë”, por edhe përgjegjësitë e tij si: mbështetjen dhe mbrojtjen e atdheut kundër të gjithë armiqve (të jashtëm dhe të brendshëm); pjesëmarrjen aktive në procesin demokratik; bindjen përkundrejt ligjit; pagesën e taksave; dhe, ndër më të rëndësishmet, respektimin e të drejtave, besimit dhe opinioneve të të tjerëve. Qeveria amerikane bile inkurajon kritikat dhe nxjerrjen në shesh të të metave dhe problemeve edhe të qeverisë edhe të shoqërisë.
Së kendejmi, të quash antiamerikan dikë pse do, le të marrim si shembull, privatizimin e një aseti kombëtar me çmimin më të lartë dhe pa u dhënë mito, është antiamerikanizmi i vërtetë. Pra antiamerikani më i keq është personi që thirret në emër të amerikanizmit ndërkohë që vepron kundër thelbit të amerikanizmit.
Një kritikë për këtë pahijeshi kakofonike me anti dhe pro-amerikanizëm falso në hapësirën shqiptare e meriton edhe politika e jashtme e SHBA-së, e veçanërisht ambasadorët amerikanë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Titullarët e ambasadave amerikane në këto tri kryeqytete disa herë, në emër të pragmatizmit diplomatiko-politik, jourtësisht, kanë heshtur ose kanë përkrahur individë, të cilët në aspektin afatgjatë mund të shkaktojnë dëm jo vetëm për të ardhmen e shqiptarëve, por edhe për vizionin amerikan për ligjshmëri, zhvillim ekonomik dhe demokraci në vendet ku jetojnë shqiptarët. Sido që të jetë, njeriu mund të rrijë shtrembër por duhet të flasë drejt— askush nuk është më përgjegjës për zukamën pro- dhe anti-Amerikë të disa zhurmaxhinjëve se sa vetë shqiptarët dhe faji më i madh, nëse pranojnë të shpërdorohet proamerikanizmi i tyre gjithpopullor dhe unik, do të jetë padyshim i shqiptarëve.
Tani e tutje, të gjithë ata shqiptarë që përdorin gjoja antiamerikanizmin si argument denoncues dhe mallkues për njëri-tjetrin duhet ta dinë që kjo marrëzi është e padrejtë dhe mund të shfrytëzohet nga shumë elemente mu antiamerikane. Koha është që të ndalet fushata demagogjike dhe verbale me antiamerikanizëm të shpifur dhe të bëhen gjykime që bazohen në punë, bashkëpunim konkret dhe rezultate.
Për të gjithë ata që besojnë që hilet dhe dredhitë e politikës ditore janë gjenialitet strategjik, amerikanët janë pakëz më e mençur se aq, sepse ata e dinë që partitë lindin e mund të shuhen, siç e dinë që politikanët duhet dhe patjetër do t’i nënshtrohen rotacionit. Amerikanët e dinë shumë mirë thënien e Gjykatësit të njohur të Gjykatës Supreme të SHBA-së, Louis Brandeis: “Në demokracinë amerikane titulli i vetëm superior ndaj atij të Presidentit është titulli i qytetarit”. Kjo është arsyeja kryesore pse Amerika miqësinë- mbi të gjitha- e ka me popullin shqiptar; ashtu si populli shqiptar e ka me popullin amerikan. Prandaj, ta përdorësh etiketën antiamerikan kundrejt shqiptarëve është djallëzi edhe antishqiptare edhe antiamerikane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Uk Lushi: Shqiptarët, e veçanërisht myslimanët, duhet të distancohen nga djalli Lavdrim Muhaxheri
» Sindikata Islame: Tërnava në koalicion me grupe anti fetare dhe anti kombëtare
» Dilaver GOXHAJ:Anti UÇK, apo anti SHBA?
» Ramiz Kelmendi:Ç’THONË SHQIPTARËT PËR SHQIPTARËT
» Roland Lushi: OBELISKU

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi