Idriz Zeqiraj:Mërgata është realiste dhe kritike
Faqja 1 e 1

Gjatë kemi pritur për të festuar së bashku. Andaj, gëzuar nga zemra përvjetorin e 100-të të Pavarësisë të Shqipërisë tonë hyjnore!
Fillim shekulli i kaluar shënon mëvetësinë e Shqipërisë tonë, për më pak se gjysmën e trojeve etnike shqiptare. Megjithatë, kjo ishte dhe mbetet një kryengjarje historike, sepse shqiptarët e kudondodhur, tashmë kishin një atdhe të lirë dhe të pavarur.
Mërgata gjithëshqiptare, duke punuar dhe jetuar në vendet e demokracive të mirëfillta botërore, është më e hapur në shprehjen e mendimeve, më e shpenguar dhe larg drojës nga mëria dhe hakmarrja pushtetare, për lirinë e shprehjes, për mendimin alternativ, ndryshe.
Kjo mërgatë vazhdon të jetë e shqetësuar për shkallën e lartë të hajnisë zyrtare, e zbutur dhe e kamufluar me termin korrupsion, si dhe dështimin e drejtësisë në luftimin e krimit.
Rruga e Kombit, unifikimi i abetares dhe i literaturës tjetër shkollore, si dhe rivlerësimi i figurave kombëtare, janë elemente bazike që përafrojnë shqiptarët deri në një bashkim të shumëpritur.
Gjuha letrare e unifikuar, e proklamuar në një Kongres Drejtshkrimor, dyzetë vjet më parë, ishte një arritje e madhe për shqiptarët në përgjithësi. Zërat e çakorduar së fundi, janë një mesazh i keq, regresiv, kthim prapa, madje në dëm të shqiptarëve. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, duhet t`i bëjë detyrat e shtëpisë. Sepse edhe mësuesi i gjuhës shqipe flet me zhargonin e gjyshit të tij!
Mërgata shqiptare përshëndet rishikimin e historisë dhe vlerësimin e figurave kontribuuese historike. Një popull që aprovon falsifikimin e historisë dhe denigrimin e figurave, që e bënë atë histori, nuk mund të këtë të ardhme prosperuese.
Sot, kur prisnim, më shumë se kurrë, rishikimin e historisë të së kaluarës, flakjen e shtrembërimeve dhe të falsifikimeve të vrazhda e banale, që i bëri asaj, historisë, komunizmi diabolik, po bëhet vetëm ndonjë retushim i pandjeshëm. Ndërkohë, vazhdon revanshi i nostalgjikëve enveristë-stalinistë, të ideologjisë të mykur sllaviste, për t`i vrarë, me heshtje e harresë, bërësit e luftës faktike dhe të vet shtetit të Kosovës, duke e sakatosur edhe historinë e sotme, madje në kohën e Internetit!!!
Shqiptarët, pavarësisht indoktrinimeve ideologjike, tashmë, duhet të pranojnë se nëse Plaku i urtë i Vlorës - Ismail Qemali, shpalli mëvetësinë e Shqipërisë, Mbreti Zog e konsolidoi shtetin e brishtë shqiptar, ashtu siç e ideoi dhe mençurisht e realizoi shtetin e Kosovës Presidenti Rugova.
Mërgata gjithëshqiptare ka mirëpritur dekorimet në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë, të bëra nga Parlamenti shqiptar, për figurat kombëtare si Azem Hajdarin - prijatar i Lëvizjes studentore të viteve `90-a; Pjetër Abnorin - simbolin e rezistencës kundra-totalitare dhe luftëtarit të zëshëm për demokraci, me të cilin kemi ndarë fatin e përbashkët në burgun famëkeq të Burrelit.
Refreni i përsëritur se shqiptarët kurrë më mirë nuk kanë qenë, është realitet. Por, vetëkënaqësia dhe stagnimi do të ishte fatale. Shqiptarët kanë dështuar në menaxhimin e pasurisë shtetërore. Vjedhja e shtetit nga vetë shtetarët pushtetarë, është bërë modë.
Shqiptarët janë dështakë të parehabilitueshëm në drejtësinë njerëzore. Vrasjet, pothuajse, publike dhe mos ndëshkimi i kriminelëve, janë dukuri unikale. Prania ndërkombëtare në Kosovë i ka legalizuar dhe ligjësuar krimet, duke i lënë të lirë kriminelët!
Lë të shpresojmë e besojmë në thënien lapidare të rilindësve tanë zulmëmëdhenj se paskëtaj Shqipëria edhe më mirë do të bëhet.
Uroj të jemi mirëkuptuar.
Ps. Kjo është fjala në manifestimin e 100 vjetorit të pavarësisë të Shqipërisë në Berlin.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» IDRIZ ZEQIRAJ.SHPËRDORIMI FATAL I POZITËS NGA HASHIMI, ËSHTË SKANDALOZ ËSHTË SKANDALOZ
» Idriz Zeqiraj: Analogjia e krimit
» IDRIZ ZEQIRAJ:U KORITE, LUTË!
» Idriz Zeqiraj: Xhelozia e Lutës
» Idriz Zeqiraj:PER TE QESHUR DHE PER TE QARE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi