Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:PARALAJMRIMI MASHTRUES

Shko poshtë

AGIM GASHI:PARALAJMRIMI MASHTRUES Empty AGIM GASHI:PARALAJMRIMI MASHTRUES

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 23, 2012 9:49 pm


AGIM GASHI:PARALAJMRIMI MASHTRUES

Ishte paralajmëruar se LDK dhe LDD do ta arrinë marrveshjen e bashkimit më 23.12.2012 kur do të festohej edhe 23 vjetori i LDK-së.
Duke përcjellë lajmet për atdheun, vërejta se askund su fol për këtë ngjarje.
I zhgënjyer fort, po Ju luti të gjithëve që të bëhen presione për bashkimin e subjekteve LDK-LDD dhe Lista Ibrahim Rugova.JU bashkohuni o njerz, për hatrin e popullit dhe atdheut, për hatrin e lirisë, për hatrin e antarsisë dhe më së shumti për hatrin e Dr.Ibrahim Rugovës sepse falë atij Ju sot jeni ulë në fotelet e buta të pozitave e posteve politike.

Nuk është koha sot të qiten kushte, as të preket e kaluara për tu gjetë fajtorët, sepse fajtor jemi të gjithë.Kur e them këtë dua që atyre fajtorëve kryesor tua marrim fajet e ti ndajmë sëbashku me qëllim që ata të ndjehen të barabart.
Shtrengoni dhëmbët, prekne koken, leni hasmëritë, inatet e urrejtjet dhe të gjitha këto me shtrëngim duarsh shëndrroni në dashuri njerzore, shëndrroni në ide të reja për të shkuar para drejt ardhmërisë me rugovizmin në ball.
Mos pritni por veproni e më mos mashtroni.
Mashtrimet e shpeshta don të thot humbje e besimit.Pse ta humbni pra?
Si do të udhëheqni pa besimin e elektoratit?
Veproni tani se neser do ju bëhet vonë!

Me rrespekt
Agim Gashi-Gjermani!

Sa për kujtesë po ua qes tekstin e gazetës "Bota Sot" të datës 13.12.2012:

Më 23 dhjetor koalicioni i madh i djathtë, bashkohet LDK-ja e LDD-ja
Bota Sot | 13.12.2012 18:29

Në ditën kur lindi LDK-ja, së shpejti pritet të lind koalicioni i madh. Më 23 dhjetor është ditëlindja e LDK-së, që do festohet me një tubim të madh në Prishtinë. Merret vesh se LDD-ja e Nexhat Dacit po shqyrton mundësinë që definitivisht të bashkohet me LDK-në e Isa Mustafës, pikërisht në ditëlindjen e LDK-së më 23 dhjetor. Bisedimet për bashkim forcash të LDK-së dhe LDD-së kanë filluar që para dy muajsh, kur lideri Isa Mustafa dhe akademik Nexhat Daci u takuan në “Vila Gërmia” në kryeqytet, dhe u pajtuan që të nisin bashkimin e dy partive, asaj të LDK-së dhe LDD-së. Sidoqoftë, në ditëlindjen e LDK-së që do organizohet në Prishtinë, përveç LDD-së do marrin pjesë partitë e tjera të djathta: PSHDK-ja, Partia Liberale e Kosovës, Partia Nacional Demokratike e Kosovës, etj. Ditëlindja e LDK-së do i paraprij koalicionit të madh të djathtë që pritet të krijohet së shpejti, të prirë nga LDK-ja.
Në anën tjetër, në degët e LDK-së po parashikohen, diskutohen dhe shqyrtohen kandidaturat e mundshme për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të zhvillohen më 2013. Po bëhen përpjekje për të gjet dhe kandidatët më të mirë që do të mund të garantonin fitoren e LDK-së, sikurse kandidatët me reputacion për anëtarë të kuvendeve komunale. Kështu LDK po shkon drejt përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit të ardhshëm, kur dhe skadon mandati i kryetarëve të komunave. Shumë nga kryetarët aktualë të degëve kanë ambicie për të kandiduar, por dhe të tjerë që ishin më të votuarit e partisë në zgjedhjet e fundit. Kjo nismë e tanishme nënkupton se kandidatët e ardhshëm që tani të krijojnë stafin e tyre dhe të parapërgadisin elektoratin etj.



AGIM GASHI:PARALAJMRIMI MASHTRUES 16774_10151198304119077_1326785402_n
AGIM GASHI:PARALAJMRIMI MASHTRUES 537712_10151198316774077_880284904_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi