Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi

Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi Empty Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 26, 2012 10:19 pm

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi
~~~~~~~~~~~~~
Musa Jupolli
Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi 430596_10200207103648379_2096947536_n
Rita Saliu- t

Ambasadore e Shteteve Shqiptare
n' mision shpirtëror, emrin ia fale Atdheut.
Vera 2012 në Prishtinë Motër Rita
shqipërisht më përqafoi .
Motër Rita !
Festival katër stinor
aromë e mbushur me art
poezi e muzikë
histori, antologji, dikcioner
dhembje e shërim
gëzim e hidhërim
në sintezë Atdheu ,
Grua e kohës në kopshtin
e lulëzimit me ngjyra të ndaluara !
Teza e Ritës !
refleksione të filozofisë
në kultin e buklurisë
e kulturës arbërore,
figurë humane
sonatë dimërore
muzikë klasike
pran oxhakut
të Kullës shqiptare !
*
Oh! Vëlla !
Sa herë më the:
Dardania n' edukatën time
etika ime !
Linguistika e Motrës Rita
ëmbëlsisht në vlera shqiptare !

musa jupolli,paris,25/12/2012
~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi P8090008u
Mentor Thaqi-Rita Saliut


Isuf Xhelili, tha
është reja ime,
nusja e Ademit tim ,
Ali podrimja
ia priti
siç diti
është ime motër,
bashkë
u rritëm në një sofër,
sytë ,nga fotografia
në murë,
Nëna Terezë
si dikurë,
tha
porosi na la,
është gjaku im,
e përgëdhelura,
laureatja ime,
e deshti vendi,
e dekoroi Presidenti!
Eh,
e gjeta
edhe pa eureka,
po po, e gjeta
në letra,
e njoha n´varg
që nga largë,
ishte vet R(r)ita
e zbardhur nga drita!

Mentor Thaqi VS., 25.12.2012

Musa Jupolli & Mentor Thaqi:RITA SALIUT-Sabit Rrustemi 560881_3304983354420_1641162823_n
SABIT RRUSTEMI-Ritës

Rita Dorëlehta
endet si bleta
nëpër lule e vargje
kalon hendeqe e pragje
sa këndej e asaj ane
besa edhe oqeane
me Musën pi kafe n' Paris
Me Mentorin një drek nis
në Dukagjin
grua e fisme me oxhak
nuk e le pa dalë edhe n' Karadak..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi