Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqir Sina:Teksas: Vdesin në aksident dy motra nga Kosova 14 dhe 17 vjeçare

Shko poshtë

Beqir Sina:Teksas: Vdesin në aksident dy motra nga Kosova 14 dhe 17 vjeçare Empty Beqir Sina:Teksas: Vdesin në aksident dy motra nga Kosova 14 dhe 17 vjeçare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 06, 2013 8:17 pm

Beqir Sina:Teksas: Vdesin në aksident dy motra nga Kosova 14 dhe 17
vjeçare



Beqir Sina:Teksas: Vdesin në aksident dy motra nga Kosova 14 dhe 17 vjeçare Largea_1360096617
Liridona Bojkaj e Mërgimtare Bojkaj
Vëllai i madh, dhe dy të tjerë mbetën të lënduar dhe janë në spital.

Kligore – Texsas - Sipas gazetës Kligore News Herald: Liridona Bojkaj dhe Mërgimtare Bojkaj që të dyja studente nga shkolla e pavarur Kilgore Independent School District, mbeten të vdekura në një aksident ditën e diel në Teksas. Ngjarja tragjike që mori jetën e dy vajzave fare të reja nga Kosova, me banim në Teksas, ndodhi kur u përplasën me automjetin e tyre në jug të autostradës State Hwy. 259 afër qytetit Kilgore. Ndërkohë, që tre pasagjerë e tjerë, mes tyre dhe vëllai i madh i dy viktimave të ndodhur në të njëjtin automjet, janë dërguar në spitalet lokale për trajtim të mëtejshëm.
Sipas Departamentit të Policisë (Trooper) për Siguri Publike, zëdhënësit të saj Jean Dark, thuhet: "Përplasja ndodhi në rreth orës 10:00 në mesnatën e ditës së diel. Sipas hetimeve paraprake automjeti drejtohej nga shoferja Hava Shala, 33 vjeçe, nga qyteti Kilgore, e cila po udhëtonte drejt veriut në autostradën Statet Hëy 259 - në drejtim për në veri të qytetit Henderson, kur në tentativë për të shmangur një objekt që i ka dal në rrugë, doli nga rruga dhe u përplasë fuqishëm me hekurat mbrojtës të rrugës.
Drejtuesja e automjetit Hava Shala, shtoi zoti Dark, e cila drejtonte një automjet të tipit Honda - SUV të vitit 2001, duket se për momentin e humbi kontrollin ndaj automjetit dhe e përplasi fuqishëm atë në manovër e sipër mbas hekurave, saqë minevena filloi të shkatërrohet derisa ai është kthyer disa herë në mes të rrugës.
Hava Shala shoferja e automjetit dhe pasagjeri në sedilen e parë Bennie Shala, 37 vjeç, pas aksidentit u transferuan në East Texas Medical Center në Henderson, tha ai, duke shtuar se gjendja e Murtezait dhe të Hava Shalës së paku është aktualisht duke u përmirësuar.

"Përplasja është ende nën hetim", tha Dark dhe shtoi se ky: "Raport nuk është përfundimtar", sipas tij.
Tre pasagjerët e tjerë ishin në ulëset e pasme të automjetit kur ndodhi aksidenti.
Gazeta Kligore Neës Herald më tej shkruan se nxënësia e klasës së 8-të Liridona Bojkaj, 14 vjeçe, nga shkolla Maude Laird Middle School, u deklarua e vdekur e para -qysh në vendngjarje. Motra e saj, nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Mërgimtare Bojkaj, 17 vjeç, e cila kishte dalë nga makina gjatë përplasjes, vdiq më vonë në një spital aty afër zonës në qytetin Tyler.
Vëllai i vajzave, Murteza Bojkaj, 19 vjeç, edhe ai një student nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior megjithëse kishte dal nga makina gjatë përplasjes, u gjet i gjallë në rrugë dhe u transportua në spitalin më të afërt në Trinity Mother Frances Hospital, për trajtim, dhe mendohet se së bashku me tre të tjerët është jashtë rrezikut për jetën.
Superintendenti i Përkohshme nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Dennis Williams ka lëshuar një deklaratë pas mësimit të aksidentit fatal, që mori jetën e dy studenteve të reja të kësaj shkolle.
"Ne jemi thellësisht të pikëlluar, kur kemi marrë lajmin e kobshëm në këtë mëngjes se kemi humbur dy studentet më të mira në një aksident me automjetin e tyre natën e fundit", tha ai. Mësuesit dhe nxënësit, stafi i shkollës, sot janë duke i vizituar shokët e klasës së dy vajzave, për ti ngushëlluar ato, për humbjen tronditëse, duke shtuar se sot të gjitha: "Zemrat tona dhe mendimet tona janë me familjen e kësaj humbje të rëndë", tha Superintendenti i Përkohshme nga shkolla e mesme Kilgore High School Junior Dennis Williams.
Murtezai, ka qenë një student i diplomuar në vitin 2011 në shkollën e mesme Kilgore High School Junior dhe ka luajtur në ekipin e futbollit të Shkollës Kilgore. Sipas një nga mësuesve të kësaj shkolle Greg Broën, një numër i studentëve, sot ditën e martë kanë vendosur për të vizituar të shokun e tyre në spital, si edhe ata do të shprehin ngushëllimet për humbjen shoqeve të klasës së tyre Mërgimtare dhe Lirodona.
"Unë për vete jam thellësisht i pikëlluar me humbjen e papritur të dy vajzave kaq të mira", tha Brown, duke shtuar se Liridona ishte një anëtare i ekipit të tenisit MLMs dhe një ndihmëse në bibliotekën e Shkollës.
Drejtori i Shkollës April Cox, u shpreh për gazetën lokale Kilgore News Herald se: "Ne jemi të pikëlluar se kanë humbur jetën dy anëtar të familjes sonë," tha drejtori MLMs April Cox. "Gjithkush sot në qytetin tonë janë në zi për humbjen. Ato të dyja gjithmonë kishin një buzëqeshje në fytyrën e tyre dhe kanë qenë me të vërtetë të respektuara në familjen e tyre dhe shoqërinë tonë" tha Cox, duke shtuar se "Lutjet tona të shkojnë të gjitha për familjen e saj."
Qytetarët e qytezës Kilgore në Teksas, kanë hapur një fond për mbledhje mjetesh për familjen Shala dhe Bojkaj në një xhirollogari, që është e hapur nga qytetarët dhe bëhet nëpërmjet Bankës së Kilgores "Citizens Bank of Kilgore". Banka gjendet në adresën 301 East Main St., ndërkohë, që një filial i saj ndodhet në Kilgore's Brookshire's në adresën 747 N. Henderson Blvd.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi