Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALI PODRIMJA:KUR PIKON VETMI NËPËR STREHË

Shko poshtë

ALI PODRIMJA:KUR PIKON VETMI NËPËR STREHË Empty ALI PODRIMJA:KUR PIKON VETMI NËPËR STREHË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 21, 2013 5:34 pm

KUR PIKON VETMI NËPËR STREHË
Nga Ali Podrimja (1942-2012)


ALI PODRIMJA:KUR PIKON VETMI NËPËR STREHË U2_Ali-Podrimja

1. (NJERIU I URTË I DRINISË)

Nuk më qiti asgjë
për të ngrënë
as për të pirë
Ish i varfër sa s'bën më
Po derisa zbardhi
rreth zjarrit
kuvenduam

Dhe isha njeriu
më i lumtur
në botë
Eh njeriu i urtë i Drinisë

2. (KUR PIKON VETMI NËN STREHË)

Ti s'di asgjë miku im
pse unë këndoj
kur ti ma shkel hijen
pse kurrë dorë nuk ngrita në ty

Kohët keq të mësuan
Kam parë njerëz duke blerë litar
Pas fishkëllimës së plumbit duke vrapuar planetit
dhe kam pyetur: për cilën kokë ai lak
për cilin gjak ai hak

Tinëz vetes tinëz dreqit dola në kunavikë
me gurin e shqetësuar në behe
hijena gjuajta mbi botë
në zjarr vura dorën për ty

Ti s'di asgjë miku im
pse pikon vetmi
nën strehë
pse sytë më zmadhohen

Kohët keq të mësuan
kur zotat i munda

3. (TATËPJETËS)

Vetëm njëra anë dëgjohet
vetëm njëra dritare hapet
po Dielli pik diku ngjeti

Kur të dëgjohet ana tjetër
ana tjetër a do të shurdhohet
a do të mbyllet dritarja e zgurdulluar
Dielli a do të pikë edhe në çatinë e kërrusur

Dëgjohet vetëm njëra anë
vetëm njëra anë
dhe gishtat në veshë dhe fishkëllima

Kur të dëgjohet ana tjetër
a do të harrojë njeriu të lehë
a do ta zëmë Diellin tatëpjetës


ALI PODRIMJA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi