Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada

Shko poshtë

Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada Empty Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 27, 2013 11:57 pm

Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada



Kurti ofron emrat e familjarëve të ministrave në ambasada Largea_albin_kurti-emrat1361984539Kryetari i Lëvizjes vetëvendosje! Albin Kurti, në pyetjet që i ka bërë ministrit Enver Hoxhaj, ka përmendur me emra punësimet në baza familjare.
“Si është e mundur që të shpallni konkurs para dy vitesh për staf diplomatik e konsullor, të testoni e intervistoni njerëz dhe në fund punësoni sipas miqësive që keni , me ç’rast keni graduar në mënyrë të paligjshme brenda stafit të shërbimit të jashtëm, si p.sh. Edon Canën, ish këshilltarin dhe dhëndrin e ministres Vlora Çitaku Konsull të Përgjithshëm në Strasburg me gradë ministër këshilltar pa u mbledhur fare Komisioni për Grada?”, ka pyetur Kurti.
Ai ka përmendur edhe 10 emra të tjerë.
“Përveç kësaj, në MPJ janë punësuar zyrtarë të tjerë dhe pasi ata kanë mbushur tre muaj ju keni shpallur konkurs. Ja disa emra të tillë në mesin e të cilëve ka edhe aso që ju përkasin anëtarëve të ngushtë të familjeve të ministrave të tjerë: Bubulina Krasniqi, Valdrin Grainca, Fuad Morina, Blerim Xhemajli, Xhelal Shaqiri, Zenel Gashi, Blerina Pula-Borovci, Armend Xhemali, Egzon Demiri, Burim Gashi. Mandej, p.sh. Fuad Morina, është punësuar, ka punuar 3 muaj dhe mandej është graduar e dërguar në Riad, drejt e në pozitën e Sekretarit të Parë”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi