Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re

Shko poshtë

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re Empty Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 27, 2011 1:21 am

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re


Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_1Ditë me parë në Shtutgard të Gjermanisë me iniciativën e intelektualit aktivistit ,gazetarit ,piktorit , atdhetarit dhe njeriut të kulturës u themelua Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard ,me disa aktivistë tjerë , për ta begatuar ,kultivuar dhe lëvruar kulturën e popullit ma të lasht shqiptar që numerikisht nuk është i vogël që punon dhe jeton në kryeqytetin e Baden-Wurtembergut në Shtutgard të Gjermanisë,kështu shkruan në Gazetën e" Bota sot" e datës 13.01.2005 në rubrikën e Diasporës nga gazetari Ramiz Dermaku,"Koha Ditore" nga Beqë Cufaj dhe një emision i RTK me ekipin e diasporës e udhëhequr nga Man Beqiri, qe e përcolli atë ceremoni të hapjes dhe themelimit të Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit të asaj kohe. Pas themelimit të kësaj Qendre pasuan shumë aktivitete kulturore ,përkujtime ,manifestime të datave historike të ranguara në periudha të ndryshme historike që u shënuan si vlera për kombin tonë. Këto aktivitete të Qendrës Kulturore të Shtutgardit ishin aktive nga viti në vit duke lënë gjurmë në kulturën e popullit tonë,ku pati bashkëpunim edhe me shoqata tjera por me kalimin e kohës kjo në vitin e kaluar si qendër pati aktivitete ma pasive qe me datën
31.12.2010 u ftua një grup i punës nga Asllan Dibrani njerëzit ma të devotshëm të kulturës edhe të artit sportit,biznesit etj, qe dhanë dëshmi këto vite me aktivitet e veta si njerëz të merituar u rreshtuan ne grupin e iniciues si për mbarëvajtjen e Qendrës Kulturore shqiptare , duke i sajuar obligimet e domosdoshme të riaktivizimit të kësaj Qendre për riorganizimin e saj duke e përcaktuar edhe datën e mbajtjes se Kuvendit me 20.02.2011 në Shtutgard. Me këtë datë u tubuan shumë njerëz të artit ,kulturës biznesit etj
Tubimin me bashkatdhetarët e hapi zotëri Asllan Dibrani i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit duke ju dëshiruar mirë se ardhje, Dibrani në vazhdim në pika të shkurtra i bëri një rezyme themelimit të saj dhe aktivitetit të saj gjatë viteve qe veproj dhe paraqiti disa aktivitete të një grup aktivistësh qe edhe atëherë të tubuar me pretendim për ta formuar edhe regjistrua këtë Qendër që po e ribëjmë ne sot, tha se shumë punë e mund kemi bërë por, ja sot erdhi koha po e kurorëzomi dëshirën tonë të kohë motëshme për një Qendër te tillë.
Atë botë të tubuar ne lokalin ku edhe zhvilloja veprimtarin time patëm filluar diku ne vitin 2005, 06, 07, 08. 09 dhe për vitin e fundit qemë pasivizuar , duke mbajtur shpresë se në një te ardhme të afërt do të takohem, dhe do t'i koordinonim punët dhe obligimet tona sipas parashikimeve tona të përbashkëta. Ku tanimë me një potencial shumë më te madh me një angazhim dhe numër shumë ma të madh aktivistesh dhe seksioneve të veprimtarive, jemi tubuar dhe takuar sot këtu për t'i jetësuar synimet tona dhe për ta bërë Qendrën tonë me Kuvend, Statut, Rregullore pune, Planprogram dhe me të gjitha aktet tjera ligjore juridike normative qe veç popujt tjerë i kanë kaherë pastaj tha se është në interesin tonë qe t'i bashkojmë edhe mjetet me qëllim te blerjes se një objekti për shërbimet e Q.K.SH . Në vazhdim zoti Dibrani e paraqiti edhe statutin dhe projektin e veprimtarisë të Q.K.SH të përpiluar nga grupi i punës si ma poshtë :
Në kuadër të"Qendrës Kulturore Shqiptare"në Shtutgard do pasojnë këto aktivitete dhe veprime me sa vijon:
1. Shoqëria kulturore artistike
2. Sektori i trupës së teatrit dhe estradës
3. Shoqata sportive
4. Shoqata e artit pamor piktorë dhe skulptorë etj
5. Shoqata e gruas shqiptaro-gjermane
6. Grupi letrar(krijuesit shkrimtarë,poet)
7. Shoqata humanitare
8. Shkolla shqipe
9. Shoqata e të burgosurve politik
10. Organizimi i turizmit kulturor
11. Shoqata e biznesmenëve dhe firmave shqiptare
12. Shoqata e studentëve
13. Organizimi i medieve informative,gazetari,TV,faqe interneti etj
14. Hapja e një Muzeu ,arkivor lidhur me historinë e vlerave kombëtare në diasporë në objektet e Qendrës Kulturore Shqiptare të Shtutgardit etj
15. Shoqata e bashkimit te intelektualeve shqiptar
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_2Pas paraqitjes se planprogramit zoti Asllan Dibrani i dha fjalën veprimtarit dhe aktivistit shumë vjeçar zotit Vitor Spaqit të pranishmeve ua shpalosi qëllimin dhe arsyet e themelimit të kësaj Qendre ku ndër tjera tha se është imperativ i kohës për të vepruar dhe punuar në këtë drejtim, duke e pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në Shtutgard me rrethinë, si dhe duke pasur dijeni se tanimë edhe vendi ynë ka hapur Konsullatën e vet diplomatike në Shtutgard, është moment i duhur që të tubohemi dhe veprojmë të gjithë në ruajtjen, kultivimin dhe begatimin e gjuhës, kulturës, dhe traditës, sonë kombëtare, virtyte këto që na bëjnë të ndihemi krenar dhe të dallohemi në mbar botën e civilizuar si popull me histori dhe kulturë. Pastaj Zotriu Vitor Spaqi të pranishmeve edhe një herë ju bëri thirrje për tu tubuar intensivisht pran kësaj Qendre dhe të jemi nën kulmin e një çatie, qe ti harmonizonim dhe koordinojmë obligimet tona për brezin tonë qe po e lëmë pas vetës. Ti tregojmë popullit mik gjerman se edhe ne kemi, dimë, dhe bëjmë vepra dhe vlera te çmuara në Arti, Kulture etj, përfundoj ndër te tjera zoti Spaqi.
Tubimi vazhdoj ma tutje me marrjen e fjalës nga juristi zotëri Astrit Vuci që në forma juridike paraqiti statutin e Q.K.Sh të Shtutgardit duke e shtjelluar, sipas ligjeve juridike gjermane mbi aktivitetin dhe rregullat, obligative për nevojat e regjistrimit të Q.K.SH dhe funksionimin mbi të drejtën e aplikimit pran organeve gjermane.
Për ti kuptuar ma rrjedhshëm organizimin e seksioneve qe do të veprojnë në kuadrin e Qendrës Kulturore në foltore u ftua zotëri Besim Lokaj si njohës i mirë i Kulturës, Muzikës, dhe Letërsisë, njoftoi në pika te shkurtra të pranishmit me seksionet dhe aktivitetet qe në një të ardhme të afërt do të zhvillohen në këtë Qendër si dhe me udhëheqësit e këtyre seksioneve. Në vazhdim foli edhe për logot e Qendrës po edhe te seksioneve të tjera qe do te jenë bashkëvepruese në Qendrën Kulturore .Pastaj diskutues ishin Dan Gashi piktor dhe aktivist shumë vjeçar,Fahredin Tafallari bashkëpunëtor i Vëllezërve Gërvalla dhe shkrimtar,Muhamet Idrizaj kryetar i unionit të studenteve shqiptarë për Baden-Würtemberb,Can Tahiri zavedespresident i "Unionit Artistik te Kombit Shqiptar për Diasporë"dhe baskpuntor i TVSH;RTK dhe TV SYRI VIZION i cili e përkrahi iniciativën tonë dhe tha se e keni përkrahjen tonë ne zhvillimin dhe aktivitetin e kulturës shqiptare ketu ne Shtutgard ku kemi marrëveshje edhe nga ministritë e shteteve tona qe te na ndihmojnë. Pastaj diskutime pati edhe nga Shaqir Hysenaj profesor i historisë,Din Ibishi trajner i sporti, Rexhep Potoku sportist dhe trajner, Arian Lokaj,Dafina Hysenaj Korab Vuci student,Biznesmenet shqiptar Bekim Elshani qe udhëheq firmën ndërtimore Beka -Bau një ndër firmat ma me zë , Ahmet Thaqi biznesmen nga Ludvigsburgu firmë me influencë Bajram Bala me firmën e njohur të (sekuritasit) të sigurimeve ,Sejdi Rexhepi biznesmen me agjencitë e veta dhe njeriu i kulturës që la gjurmë në të kaluarën,Haki Azizaj Ekonomist dhe themelues i rokut në Kosovë dhe këngëtar i këngëve të vjetra qytetare dhe muzikant, Kadir Hoxha magjistër profesionalist,muzikant,instrumentalist në sektorin e muzikës këngëtar, Muhamet Hoxha përfaqësues i Q.K.Sh me Radion dhe faqen e internetit (http://kosovarimedia.com/kontakt.html dhe "Rado Briona" ) Ymer Peci,Slim Vllasi veprimtar etj.
Pati edhe shumë diskutues po vlen të theksohet se të gjithë pjesëmarrësit ishin njerëz të kulturës si këngëtar ,muzikant,gazetarë shkrimtarë ,valltarë,biznesmenë etj.
Grupi kryesues për organizimin e zgjedhjes së kryesisë në përbërje Astrit Vuci – Jurist, Muhanet Hoxhaj drejtues i radios dhe faqes se internetit për Qendrën Kulturore , dhe veprimtari shume veçar mbi 35 vite ne fushën e kulturës Canë Tahiri dhe bashkëpunëtor itri stacioneve , organizuan dhe udhëhoqën votimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit si dhe në fund shpallen kryesinë prej 11 anëtaresh këta janë.
1. Asllan Dibrani
2. Besim Lokaj
3. Vitor Spaqi
4. Dafina Hysenaj
5. Lindita HaxhiuZeqiri
6. Muhamet Idrizaj
7. Dinë Ibishi
8. Arian Lokaj
9. Rexhep Potoku
10. Sejdi Rexhepi
11. Korab Vuci
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_3Kryesia pasi u konsultuan mes veti me vota të hapura zgjodhën Kryetarin, Nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin mesa vijon:
1. Asllan Dibrani Kryetar
2. Vitor Spaqi Nënkryetar
3. Dafina Hysenaj Sekretare
4. Sejdi Regjepi Arkëtar.
5. Koordinator u përcaktua studenti Muhamet Idrizi
Kryesia në përbërje i zuri vendet e veta në Kuvend dhe vazhdoj punën duke i falënderuar te pranishmit për pjesëmarrje dhe besimin e votimit qe ju dhanë kryesisë. Asllan Dibrani, Astrit Vuci, Vitor Spaqi dhe Lindita Haxhiu-Zeqiri dhanë nga një intervistë të shkurtër për televizionet shtetërore TVSH- në dhe RTK- në dhe TV: Syri Vizion nga Kosova qe e udhëhoqi Can Tahiri me ekipin e vet.
Kryesia dhe kuvendi autorizuan nënkryetarin Zotriun Vitor Spaqin, Astrit Vucin dhe Besim Lokaj të merën me kompletimin dhe shërbimet tjera rreth regjistrimit te Qendrës Kulturore Shqiptare në Shtutgard. Kryetari i posa zgjedhur zoti Asllan Dibrani i përmbylli punimet e Kuvendit duke ju uruar suksese kryesisë së re duke ju bërë thirrje të gjithë intelektualeve,krijuesve ,gazetareve ,biznesmenëve,dhe të gjitha zhanreve vepruese në Shtutgard, dhe ma gjerë që t'i afrohen kësaj Qendre me qëllim qe në të ardhmen të jemi si zëdhënës i mërgatës shqiptare për Evropë dhe të jemi një shembull me veprimtarinë tonë qe në të ardhmen të ngjeshët bashkëpunimi me atdheun tonë të shtrenjtë, ku në të përfunduar bëri edhe një mesazh ndaj ministrisë se Shqipërisë dhe Ministrisë së kulturës në Kosovë, po edhe qeverive aktuale që të jenë ma afër me diasporën shqiptare ku deri me tani as pak nuk është gjendje e favorshme që të mbrohet interesi i mërgimtareve dhe i bëri thirrje Qeverisë se re në Kosovë që në një të ardhme të shkurt ta këtë ministrinë e vet edhe diaspora shqiptare ku konsiderohet se është dhe ka qenë një faktor dominues në të kaluarën, të tanishmen dhe të nesërmen e Kosovës, të Shqipërisë po edhe trojeve tona shqiptare e përfundoj ndër të tjera zoti Asllan Dibrani.

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_4
Muhamet Idrizi kryetar i unionit te studenteve ne diskutim

Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_5
Vitor Spaqi ,Asllan Dibrani dhe Besim Lokaj ne deklarate për RTK për mbarvajtjen e Q:K:SH në Shtutgard
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_6
Fahredin tafallari shkrimtar në diskutim me Sejdi Rexhepin, Ahmet Thaqi, Rexhep Potoku
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_7
Lindita Haxhiu Këngëtare
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_8
Astrit Vuci Jurist me Can Tahiri bashkepuntor i TVSH, RTK dhe TV SYRI VIZION
Qendra Kulturore Shqiptare në Shtutgard u riaktivizua me kryesinë e re U1_9
Shemsi Zeqiri dhe Lindita Haxhiu-Zeqiri këngëtar,instrumentalist Informoi kryesia e Qendres Kulturore Shqiptare në Shtutgard
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi