Fjala e Artan Abrashit në marshin protestues "Prandaj për ta, vetëm dorëheqja nuk mjafton!"
Fjala e Artan Abrashit në marshin protestues "Prandaj për ta, vetëm dorëheqja nuk mjafton!"
Fjala e Artan Abrashit në marshin protestues "Prandaj për ta, vetëm dorëheqja nuk
mjafton!"
Të nderuar pjesëmarrës të kësaj proteste
Sot gjendemi përballë vendit i cili është dashur të jetë institucion ku realizohen dhe mbrohen interesat tona qytetare. Ndodhemi përballë kuvendit komunal të Prizrenit. Parimisht është dashur të jetë instanca më e afërt e pushtetit me qytetarët dhe në shërbim të tyre.
Në realitet ndodhemi para një objekti cili tashmë simbolizon pushtetin e njësuar me krimin.
Gjatë këtyre dy mandateve të qeverisjes së PDK-së në Prizren, ky objekt ka shpërfaqur pamjen e një pushteti antiqytetar, antidemokratik dhe një pushteti i cili është në shërbim të apetiteve egoiste të njerëzve që nuk dinë të ngopen.
Qytetarë të nderuar, kjo garniturë politike, duke e emëruar Prizrenin me emra biblik si “kryeqytet shpirtëror i yni”, “Jerusalemi i PDK-së” etj., dhe në anën tjetër duke e mirëmbajtur vazhdimisht një qeveri kriminale kundër qytetarit - për llogari klanore, e tëra që kanë bërë gjatë këtyre viteve në Prizren është ndërtimi i parajsës së tyre vetjake duke ua bërë qytetarëve jetën ferr!
Në kushte ku gjendja e rëndë ekonomike vazhdon ta varfëroj qytetarin e Prizrenit, në kushte ku mbi 45 për qind e qytetarëve të aftë për punë nuk mund të punësohen, në kushte kur i vetmi burim i të ardhurave për shumë qytetarë ka mbetur tygjarllëku dhe bastorja , njerëz të pushtetit sikurse Nijazi Kyreziu, Nexhat Çoçaj dhe shumë bashkëpartiakë të tyre, nga rastet sociale, brenda 2 mandateve u bënë pasanikë, në kurriz të qytetarëve të varfër.
Këta njerëz që në zgjedhje vjedhin votën tonë, në mandat qeverisës vjedhin paratë tona dhe me qëndrimin e tyre në pushtet vjedhin të ardhmen tonë, nuk mund më të tolerohen.
Ngritja e aktakuzës së fundit ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe zyrtarëve të tjerë si dhe ngritja e aktakuzave të mëhershme ndaj drejtorëve të qeverisë lokale dhe nënpunësve të tjerë të administratës, tashmë këtë pushtet e kanë bërë jo legjitim për ta qeverisur komunën e Prizrenit.
Prandaj sot ne qytetarët e pakënaqur të Prizrenit,
- Kërkojmë dorëheqjen menjëhershme të kryetarit të komunës dhe dënimin e tij për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar.
- Kërkojmë nga organet e drejtësisë fillimin e hetimeve për të gjitha rastet e dyshimta në të gjitha drejtoritë e kësaj qeverisje komunale dhe marrjen e masave ligjore ndaj tyre.
- Si dhe kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës themelimin e një komisioni hetimor për hetim parlamentar të veprimtarisë së deritanishme të komunës së Prizrenit.
Prandaj, vetëm dorëheqja nuk mjafton. Ju faleminderit.
Prizren, 5 mars 2013
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vetëvendosja: Jo Mujë, dorëheqja nuk mjafton
» Gazeta Fjala: Fjala dhe kultura - Osip Mandelshtam
» Kurti: Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor
» Nisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit
» Mjafton emri Ibrahim Rugova
» Gazeta Fjala: Fjala dhe kultura - Osip Mandelshtam
» Kurti: Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor
» Nisin hetimet kundër Haraqisë, Rugovës, Osmanit dhe Abrashit
» Mjafton emri Ibrahim Rugova
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi