Kurti: Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor
Kurti: Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor
Kurti: Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor
Vazhdon protesta e “Vetëvendosjes” rrugës për në Merdarë. Aktivistët protestues, janë ndaluar nga policia në vendin e quajtur “Dy urat” në dalje të Podujevës, përtej kryqëzimit ku kishin ndodhur përplasjet e javës së kaluar. Protestën po e vëzhgon nga afër edhe diplomati amerikan William Walker
“Neve tashmë na ka penguar policia në marshin tonë paqësor. Policia është dashur të na lejojë neve rrugëtimin e mëtutjeshëm deri në afërsi të pikës në Merdare dhe qëllimi ynë nuk është që t’i bllokojmë qytetarët, por ta pengojmë Serbinë”, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili bashkë me deputetë e aktivistë të tjerë gjenden në mesin e turmës në Podujevë.
(I plotësuar) - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se protestuesit e tij janë bllokuar nga Policia. “Filluam me marshin tonë paqësor, por u bllokuam në dale je të qytetit të Besianës nag një kordon i Policisë që kishte marrë urdhër nga Qeveria e Kosovës. Jemi bllokuar në marshin tonë paqësor. Nuk jemi kundër Policisë, por jemi kundër Serbisë”, ka thënë Kurti. Ai ka shtuar se prej se ka filluar protesta jonë paqësore, Serboia nuk ka kaluar.
Gjendja e qetë tek Dheu i Bardhë
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë të qetë tek pika kufitare Dheu i Bardhë. Aktualisht në këtë vend protestuesit kanë kthyer prapa një makinë me targa serbe, e cila tentoi që të kalonte andej.
Protestuesit janë duke qëndruar afër pikës kufitare tek Dheu i Bardhë, respektivisht te udhëkryqi në Karaqevë. Deri tani nuk ka kaluar ndonjë maune me mallra serbe, kurse është kthyer prapa një makinë me targa serbe.
Aktualisht me protestuesit përveç deputetëve, Glauk Konjufca, Visar Ymeri e Liburn Aliu është bashkuar edhe njëri nga nismëtarët e UÇK-së tani deputet i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi.
Drejtuesit e Vetëvendosje herë pas here thirrje që qytetarët mos të bien pre e ndonjë provokimi dhe të protestojnë në mënyrë të qetë. Edhe më tutje protestuesit brohorasin “Serbia nuk kalon - Vetëvendosje e ndalon”.
Njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar afër protestuesve dhe janë në gjendje gatishmërie, por deri tani nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje prej tyre.
Qytetarë të shumtë po vazhdojnë protestën e tyre në vendin e quajtur “Dy urat” në dalje të Podujevës. Deri tani nuk ka pasur asnjë incident, kurse protestuesit kanë lejuar të kaloj një kamion me targa të Maqedonisë.
Nuk ka ende ndryshim të situatës në protestën në Podujevë. Protestuesit janë në pikën e njëjtë dhe po qëndrojnë përballë policisë. Ata nuk kanë tentuar të ecin përpara, kurse nuk po pengojnë as qarkullimin e mjeteve.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë tentim për t’u futur ndonjë makinë me targa serbe, kurse një kamion me targa të Maqedonisë ka kaluar pa problem.
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti tha se protesta nuk ka për qëllim bllokimin e automjeteve dhe mallrave të shteteve që kanë njohur Kosovën, por vetëm mallrat serbe.
Deputeti Florin Krasniqi duke iu drejtuar protestuesve në Merdar ka thënë se ashtu siç ka paralajmëruar Lëvizja VETËVENDOSJE! protesta do të jetë plotësisht paqësore dhe nëse ka "individë që nuk duan të jenë paqësorë ata nuk janë me ne".
"Këta policë janë vëllezërit tanë dhe gabimet që i kanë bërë disa kolegë të tyre, nuk do t’i bëjnë sepse nuk janë policë të qeverisë por të shtetit të Kosovë", tha Krasniqi.
Një maune me mallra është futur para pak minutash në Kosovë, nëpërmjet pikës kufitare tek Dheu i Bardhë. Televizionet e Kosovës kanë sjell pamje të maunes tek kalonte në pikën kufitare, e ndërkohë po shkonte drejt terminalit doganor. Pritet të shihet se cili do të jetë reagimi i protestuesve kur maunja të afrohet tek vendi ku është i bllokuar.
Wiliam Walker: Jam këtu si verifikues
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, shefi i Misionit të OSBE së në Kosovë, William Walker është po ashtu pjesë e protestës së sotme të Vetëvendosjes. Ai po qëndron në Merdare në shoqëri të liderëve të vetëvendosjes.
“Jam këtu, ashtu sikur para 12 vjetësh, për të parë vetë dhe verifikuar se çka po ndodh me ketë protestë sot. Nuk isha këtu javën e kaluar, për te cilën kam dëgjuar versione te ndryshme, një rrëfim nga Qeveria e një tjetër nga organizatoret e protestës, prandaj erdha për te pare vete se a është një proteste paqësore dhe reagimin e policisë. Jam si verifikues, ashtu sikur isha para 12 vjetësh, me pëlqen ta quaj edhe sot veten kështu. Unë thjeshte dua ta di për veten time se çka është duke ndodhur. Deri me tash nuk kam pare dhune, natyrisht po shoh shume njerëz, te cilët besoj se kane te drejtën legjitime për te protestuar, gjithashtu police që kane te drejtën e tyre për t’i kontrolluar këto rruge. Unë sinqerisht besoj në të drejtën qytetare për të protestuar.
Aktivistë të Vetëvendosjes kanë filluar mobilizimin dhe përgatitjet që të qëndrojnë më gjatë në protestën e sotme. Mësohet se protestuesit kanë filluar të pajisen me batanije dhe gjër tjera që iu duhen për të qëndruar edhe më gjatë në protestë.
Policia ka njoftuar se situata deri në këto momente është e qetë dhe se protestuesit po protestojnë të qetë.
“Njëra krosi është e lirë për qarkullim, mirëpo deri më tani nuk ka pasur qarkullim. Nuk ka pasur asnjë kalim të mauneve”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë, në një intervistë për RTK-në.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përkundër akuzave dhe sulmeve të ulëta të Qeverisë së Kosovës, qytetarët erdhën edhe më masovisht në protestën e 22 janarit.
“Siç po shihni Policia me urdhrin e Qeverisë së Kosovës, është ajo që ka bllokuar lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e lirë. Ne jemi kundër Serbisë, jo kundër Policisë së Kosovës. Ne jemi në mbrojtje të Republikës dhe prodhimit vendor”, tha Kurti.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kurti: Jemi të përgatitur për zgjedhje
» Kurti: Nuk jemi antiamerikan pse e duam vendin (video)
» Lajmërohet UÇK: Nuk jemi dorëzuar, jemi më të fortë se kurrë
» PDK akuzon ish-ministrin Hyseni se ka bllokuar 15 njohje
» “Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”
» Kurti: Nuk jemi antiamerikan pse e duam vendin (video)
» Lajmërohet UÇK: Nuk jemi dorëzuar, jemi më të fortë se kurrë
» PDK akuzon ish-ministrin Hyseni se ka bllokuar 15 njohje
» “Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi